Banka Botërore: Varfëria mund të ndalet brenda 15 vitesh

768
Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, thotë se për ndaljen e varfërisë në 15 vitet e ardhshme, kërkohet bashkëpunimi global. Mbrëmë në kryeqytetin Akra në Ganë, ai ka theksuar se bota është e aftë për ta ndalë varfërinë ekstreme, nëse shtetet ndërmarrin reforma të domosdoshme për ta nxitur rritjen dhe për të investuar në popujt e tyre. Këto komente ai i bëri në Ditën Ndërkombëtare për Çrrënjosjen ne Varfërisë, raporton AP. Sipas tij, numri i njerëzve që fiton më pak se 1.9 dollarë në ditë, me gjasë do të zvogëlohet për 9.6% këtë vit. Jim Yong Kim ka theksuar se kërkohet transparencë globale për luftimin e trendit të rrjedhjes së paligjshme të parave, që kanë ndikim në varfëri.
Sigal