Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare diskutojnë prioritetet dhe sfidat e shpenzimeve publike

112

TIRANE, 2 qershor 2014 – Prioritetet dhe sfidat e shpenzimeve publike në Shqipëri u diskutuan sot në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Në këtë aktivitet morën pjesë Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Zëvendësministri i Financave Erjon Luçi, Zevenesministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja, Zëvendësministrja e Shëndetësisë Milva Ikonomi, Drejtoresha e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Tahseen Sayed, Menaxherja e sektorit të politikave ekonomike në Bankën Botërore Satu Kahkonen, drejtues nga Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë, Zyra e Kryeministrit, partnerë për zhvillim dhe staf teknik i Bankës Botërore.

 Pjesëmarrësit riafirmuan rëndësinë e ndjekjes së një program të konsolidimit fiskal për uljen e borxhit publik, si dhe u diskutuan hapa specificë që Shqipëria mund të ndërmarrë për t’i bërë shpenzimet për arsimin, shëndetësinë, dhe ndihmën sociale sa më eficiente dhe produktive.

 Diskutimet në këtë aktivitet u përqëndruan në gjetjet dhe rekomandimet e raportit të përfunduar rishtazi të Bankës Botërore, të titulluar Analizë e Financave Publike të Shqipërisë. Pjesa e parë e Analizës, e beërë publike në mars 2014, fokusohet te rëndësia e konsolidimit fiskal për të mbajtur borxhin publik në kontroll, pakësuar risqet fiskale dhe për përmirësimin e stabilitetit makroekonomik. Disa masa që janë ndërmarrë në këto drejtime mbështeten nga Huaja prej 120 milionë dollarësh për politika zhvillimi për Financat Publike që u aprovua nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë javën e kaluar.

 Pjesa e dytë e Analizës, e cila do të botohet së shpejti, vlerëson efektivitetin e shpenzimeve publike në shëndetësi, arsim, mbrojtje sociale, dhe sugjeron hapa për rritjen e eficiencës dhe cilësisë së këtyre shpenzimeve. Gjithashtu, në të shqyrtohet progresi i reformës së administratës publike dhe identifikohen hapat për përmirësimin e shërbimeve të qeverisë dhe avancimin e progresit të Shqipërisë drejt integrimin në BE. Raporti është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të ministrive që përfshihen në analizë.

 Disa nga pjesëmarrësit vecuan rëndësinë e uljes së borxhit publik në një periudhë afatmesme me qëllim ruajtjen e stabilititetit makroekonomik dhe rritjes ekonomike. Borxhi publik i Shqipërisë, mbi 70% të GDP është ndër më të lartët në Europën Juglindore dhe hapat e ndërmarrë së fundmi nga Qeveria për konsolidimin fiskal, si për të ardhurat edhe për shpenzimet,  konsiderohe si te duhur për pakësimin gradual të borxhit në kohë.

 “Me pakësimin e borxhit publik, Shqipërisë do t’i duhet të investojë më shumë për burimet njerëzore, vecanërisht në shëndetësi, arsim dhe rrjetin e mbrojtjes sociale,  në mënyrë që të përmirësojë konkurrueshmërinë krahasuar me rajonin, të tërheqë investimet e huaja direkte dhe të rrisë standardin e jetesës së qytetarëve të vet”, tha Abebe Adugna, Kryeekonomist për Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën si dhe një nga autorët e raportit. “Në dritën e programit aktual të qeverisë për konsolidimin fiskal, me hapësirë të pakët për të rritur shpenzimet publike, është e rëndësishme të përmirësohet eficienca dhe produktiviteti i shpenzimeve publike në këto sektorë.”

 Drejtues të Ministrive të përfshira në analizë diskutuan hapa specifikë se si mund të përmirësohet efektiviteti i shpenzimeve dhe cilësia e shërbimeve publike, sic janë p.sh. prezantimi i shpenzimeve transparente për frymë për arsimin, përmirësimi i prokurimeve të barnave dhe sistemit të pagave në sistemin shëndetësor, dhe zbatimi i kritereve të përfitimit të asistencës sociale dhe pagesave të paaftësisë.

 Në periudhën nga afatmesme në afatgjatë, me zgjerimin e hapësirës fiskale, mund të jenë të nevojshëm alokime buxhetore, vecanërisht duke pasur parasysh investimet shumë të ulëta të Shqipërisë krahasuar me mesataren e investimeve rajonale si për shëndetësinë ashtu edhe për arsimin.

 Në lidhje me administratën publike, pjesëmarrësit në tavolinën e rrumbullakët vunë në dukje se një hap I rëndësishëm është sigurimi i zbatimit të susksesshëm të ligjit të ri të shërbimit civil përmes forcimit të Departamentit të Administratës Publike, duke prezantuar praktika menaxhimi profesionale të burimeve njerëzore në ministritë e linjës dhe pushtetin lokal, si dhe duke rritur kapacitetet e planifikimit dhe rekrutimit të institucioneve të shërbimit civil, ndërsa kalojnë drejt rekrutimit me grupe, sikurse parashikohet edhe nga ligji i ri i shërbimit civil.

 Energjia dhe pensionet janë sektorët më problematike në vend, të cilët kërkojnë zgjidhje emergjente. Por ndërsa reforma në skemën e pensioneve, sipas ministrit të Financave, duhet bërë sot, zgjidhja për sektorin energjetik, mbetet sipas tij, ajo më e dhimbshmja. Këtë qëndrim kreu i Financave shqitpare e deklaroi gjatë prezantimit të raportit të Bankës Botërore mbi Rishikimin e Financave Publike. Ai tha se qeveria do të ndërmarrë reforma rrënjësore në sektorin e energjisë dhe skemën e pensioneve, alternativat për të cilat do t’i japë me kohën. “Zgjidhja për energjinë, është shume e gjërë, është një reformë e cila fillon dhe mbaron me energjinë, por është një problem thelbësor dhe për financat publike. Koha do të tregojë për disa alternativa që do të japë qeveria, por pritshmëritë janë për një reformë rrënjësore. Jo pak janë dhe reformat për pensionet. Kjo reformë kërkon zgjidhje, s’mund ta lëmë për nesër pasi do të jetë shumë vonë. Do na duhet një zgjidhje e shpejtë dhe përfunditmare, se buxheti paguan shumë. Por më shqetësuese, më problematike, më e thellë, më me dhimbje, mbetet reforma në energjetikë”, u shpreh ministri Cani. Ministri Cani tha se qeveria do të fillojë diskutimet për futjen e një rregulli të ri fiskla që sipas tij do të disiplinojë politikën fiskale dhe të borxhit publik. “Shmangia e goditjes së krizës, siç trumbetohej, që Shqipria s’u ndikua nga kriza, u vërtetua që ishte iluzive. Do fillojmë diskutim të gjerë për futjen e një rregulli fiskal, për të disiplinuar politikën fiskale dhe të borxhit public”, u shpreh ministri i Financave.  Zgjerimi i bazës së taksave, sipas Canit, është mënyra më e mirë për të arritur zgjerimin fiscal dhe për të mbështetur sektorët prioritarë të ekonomisë. Cani tha se ekonomia shqiptare ka nevojë për ribalancim të shpenzimeve publike ndërsa tha se do t’i “pritet rruga cdo krijimi të borxheve të reja të prapambetura në të ardhmen”.