Banka Botërore akordon 163 mln USD për Shqipërinë në vitin 2015

681
Sigal

Banka Botërore njoftoi se gjatë 2015-ës do të akordojë 163 milionë dollarë financime për qeverinë shqiptare.

Shuma përfshin hua nga bankat IBRD dhe IDA, degë të BB dhe janë të orjentuara kryesisht për sektorët e infrastrukturës në vendin tonë. Ky fond mund të tërhiqet vetëm nëse pala shqiptare arrin të sjellë në nivelet e kërkuara projektet e rëna dakord më parë më BB.

Vlera më e lartë e fondeve të vëna në dispozicion nga Banka Botërore i takon vitit 2014, për shkak të problematikës të madhe që krijoi në ekonominë e vendit sektori i energjisë elektrike. Banka Botërore autorizoi vjet financime 316 milionë dollarë.

Kjo shumë erdhi edhe si mbështetje direkte për disa reforma të mëdha që qeveria mori në pensione, shërbimin social dhe një strategji për menaxhimin e financave publike deri në vitin 2020.

Para vitit 2014 financimet kanë qenë në vlera shumë herë më të ulta. Kështu, në vitin 2013, angazhimet e BB ishin vetëm 45 milionë dollarë.