Babëzia në mjedis dhe avizcionin civil

783
Sigal

KLSH / Ja konkluzionet e kontrollit në Ministrinë e Mjedisit dhe në Aviacionin Civil. Abuzimet dhe masat ndëshkuese

KLSH menjëherë pas verifikimit të situatës në Ministrinë e Mjedisit ka lënë detyrat për zbatim, pasi situata aktuale është tejet skandaloze. Sipas raportit përfundimtar kërkohet që të hartohet një plan veprimi midis Ministrisë së Mjedisit, DSHP Tiranë dhe ARM, për listimin e saktë dhe elektronikisht me qëllim ushtrimin e kontrolleve në të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fondin pyjor e kullosor, për dokumentacionin ligjor që ato duhet të kenë kriteret ligjore e teknike që duhet të plotësojnë si: karriera ndërtimi (gurore e lavatriçe), antenat e kompanive celulare, lokale, etj. Gjithashtu, Ministria e Mjedisit nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë, të kërkojnë, duke ndjekur të gjitha  rrugët ligjore, për detyrimin e subjektit “Hydro Energji” sh.p.k. për të realizuar mbjelljen me fidanë pyjore të sipërfaqes prej 10 ha, që e përcakton VKM nr. 516, datë 06.07.2011 “Për heqjen nga fondi pyjor e kullosor të sipërfaqeve nga ngastrat e ekonomisë pyjore Farkë, Kërrabë, Gurrë, Tiranë, që do të përdoret nga shoqëria “Hydro Energji” sh.p.k. për ndërtimin e “HEC-ve   Me urdhër 1 e 2”, si dhe të nxjerrë përgjegjësitë e moszbatimit të këtij detyrimi.- Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, të marrë masa dhe të ndjekë rrugët ligjore për kthim në gjendjen e mëparshme të sipërfaqeve të zaptuara e të zëna me ndërtime pa leje si dhe të marrë masa për mbylljen e aktiviteteve shfrytëzim gurore në territorin e Parkut Kombëtar të Malit të Dajtit.

Aviacioni Civilë: Vetëm nga lejet e fluturimit  turistik Charter, shteti humbet çdo vit rreth 350 milionw lekë

 

Kryetarit i KLSH-së, Bujar Leskaj me vendimin  nr. 32 datë 31.03.2014  ka miratuar Raportin Përfundimtar të Auditimit të ushtruar në Autoritetin e Aviacionit Civil, Tiranë, me objekt  “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare” për

periudhën 01.03.2012 deri më 31.12.2013, dhe masat për përmirësimin e gjendjes. Bazuar në nenet 9 dhe 16 të ligjit nr. 8270, datë 23/12/1997 “Për kontrollin e Lartë të Shtetit”,  ndryshuar me ligjin nr. 8599, datë 1/6/2000, me shkresën nr. 1173/9 datë 31.03.2014, dërguar Z. Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, shkresën nr. 1173/7 datë  31.03.2014, dërguar   Drejtorit  Ekzekutiv i AAC, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka  rekomanduar dhe kërkuar zbatimin e masave të mëposhtme:

– Autoriteti i Aviacionit Civil, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Financave, të marrin masa për të ndryshuar udhëzimin e përbashkët nr.5, datë 17.04.2007 “Për përdorimin e fondeve të investimeve buxhetore për konservimin e Aeroportit të Kukësit”, për

arsye se në udhëzim është përcaktuar se shpenzimet për aeroportin e Kukësit përballohen nga

buxheti i shtetit, ndërkohë që duhet të përballohet nga AAC dhe cilat nga Buxheti i Shtetit.

 – Drejtori Ekzekutiv, Këshilli Drejtues të marrin masa për të propozuar dhe miratuar, riaplikimin e tarifës për leje fluturimi turistik Charter, tarifë e cila është hequr pa dhënë asnjë  sqarim apo argumentim, në kundërshtim me nenin 9, pika 2 e ligjit nr. 10040, datë 22.12.2008 “Kodi Ajror në RSH”, dhe nenin 17 të ligjit nr. 10233, datë 11.2.2010 i ndryshuar dhe si pasojë

është shkaktuar një efekt negativ në shumën 239,790 Euro.

– Të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe

shkallët e gjykimit, arkëtimi i shumës gjithsej 8,152,500 lekë, nga operatori “ ( i papublikuar nga KLSH  ) , i cili e ka  përfituar këtë shumë padrejtësisht, në kundërshtim me nenin 15, germa “a” të ligjit nr. 10040, datë 22.12.2008 “Kodit Ajror në RSH”, me ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin  financiar dhe kontrollin” dhe me rregulloren e brendshme të AAC.

Ja masat  disiplinore :

 Mbështetur në Nenin 35, pika 1 germa “e”, të rregullores së brendshme të miratuar me vendim

të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 23.04.2013 kërkohet:

 “Largim nga puna në Autoritet” : Për përgjegjësen e sektorit  të planifikimit financiar, statistikave, tarifave  dhe buxhetit.

Paralajmërim me shkrim për largim nga puna me afat shlyerje 1 (një) vit

Drejtorin e Drejtorisë së financës dhe Shërbimeve , Përgjegjësen e Sektorit në Drejtorinë e Standardizimit Teknik ,Inspektorin e  Drejtorinë së Standardizimit Teknik ,Inspektorin e  Kontrollit të Cilësisë dhe Menaxhimit të Cilësisë, Standardizimit Teknik  atë të Financës dhe Prokurimeve