Babëzia, 1miliard e 500 milion lekë për makinat me qira

602

Ndërkohë që shqiptarët po jetojnë në çadra, qeveria  krijon kompanitë publike për marjen me qira të makinave.Vetëm  Illyrian Guard.sha, do të marë për 4 vjet, 51 makina me qera me vlerë 1miliard e 500 milion lekë dhe me fuqi motorike nga 1.2 – 2.2. Pas 4 vitesh makinat do i kthehen pronarit ,ndërkohë që shteti po ti blinte vetë do ti kushtonin sa gjysma e qirasë dhe do t’i kishte pronë të saj.

”Moda” e makinave me qira! Një tjetër kompani publike, tender 1.2 milionë euro

Marrja e makinave me qira nga disa kompani publike është bërë praktikë e viteve të fundit. Listës i është shtuar edhe “Illyrian Guard” sh.a. Kjo kompani zotërohet në 100 për qind të aksioneve nga shteti shqiptar dhe që ofron shërbime me pagesë ndaj palëve të treta publike ose private për në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj. Së fundmi “Illyrian Guard” ka kërkuar që të marrë me qira 51 mjete për një afat katër vjeçar dhe për këtë fondi limit i vënë në dispozicion është rreth 1.2 milionë euro (146 milionë lekë). Por çfarë automjetesh kërkon të marrë me qira kompania publike? Referuar specifikimeve teknike shihet se kërkohen:

Së pari, 9 automjete me motor 1.2 benzinë dhe që duhet të jenë me zero kilometra.

Së dyti, kërkohen 10 automjete me motor 1.6, naftë edhe këto me zero kilometra. Një grup tjetër prej 9 automjetesh kërkohet me një motor 1.4 benzinë. Pjesa më e madhe e flotës prej 23 automjetesh kërkohen SUV me kilometrazh zero, motor 2.0-2.2 naftë.

Edhe pse specifikimet e automjeteve janë për katër kategori të ndryshme me vlera të ndryshme nga njëra tjetra, një mesatare e përllogaritur në bazë të fondit limit dhe numrit të automjeteve rezulton, se në krye të katër viteve kompania do të paguajë rreth 23 400 euro për secilën prej tyre. “Qëllimi i procedurës është pajisja e strukturës dhe personelit të IG, me mjete transporti bashkëkohore, të sigurta e të përshtatshme për larmishmërinë e terrenit ku do operohet, të cilat ofrojnë kushte optimale pune për të mundësuar kryerjen sa më efikase të detyrave dhe ngarkesën e punës që mbart shërbimi i kompanisë” thuhet në dokument.