Av.Altin Goxhaj/Ja si vidhen klientët në këmbimin valutor

680
Sigal

Policia dhe organet tatimore nuk mbrojnë qytetarët nga vjedhja dhe abuzimi në dyqanet e këmbimit të valutës

Shumë herë qytetarët bien viktimë e një informimi të gënjeshtër, e cila ka për qëllim që të fshehë vjedhjen. Sa herë ndodhemi në dyqanet e këmbimit valutor, na afrohet një ofertë joshëse. Rendim, me bindjen se informimi që na japin për kursin e shkëmbimit të valutës, na leverdis. Mirëpo kur numërojmë lekët apo valutën, shikojmë një diferencë. Kur pyesim, na thonë, që kështu ata kanë rregullat e tyre. Këto rregulla nuk janë shkruar për informim asgjëkundi, por më e keqja është se klientët nuk mund të gjejnë dot të drejtën e tyre, që si viktima të disinformimit, vidhen.  Edhe kur klientët kanë kurajo të denoncojnë vjedhjen, asnjë organ përgjegjës i shtetit nuk e ndihmon qytetarin, por mbrojnë vjedhësit dhe abuzuesit. Drejtori ekzekutiv i ZMK-së, Altin Goxhaj, përmend një rast flagrant, kur klientët bien viktimë e vjedhjes dhe e abuzimit në pikën e këmbimit të valutës. Zoti Goxhaj shkruan: “ Të dashur miq.  Ju lajmëroj për një vjedhje që bëhet çdo ditë në qendër të Tiranës në Këmbimin Valutor PRO EXCHANGE me pronar Todor Filev (Nr.nipt L21421024R) 10 m poshtë ish Qofte Veri . Me një leje të aprovuar nga Banka e Shqipërisë në këtë Exchange të mbahet komision 8% e vlerës së valutës që blen. Këtu këmbimi bëhet me 0.3-0.5 pikë më lart se në Exchanget e tjera me qëllim që të të joshi. Pasi ka marrë valutën të jep leket e kthyera dhe më pas kuponin tatimor ku thuhet : vlera e këmbimit – 8% komision dhe  Totali vlera në lekë

Kanë venë një monitor në të majtë të ambientit, të cilin e mbyllin kur duhet të lexosh pjesën poshtë. Kur numëron lekët dhe pyet arkëtaren pse nuk më njoftove, ajo përgjigjet:  – Informimi i klientit është vendosur në dy monitorët ku janë paraqitur kurset e këmbimit (këmbimi valutor blen valutë me 8% komision) gjithashtu është shpjeguar në faturë pjesa e komisionit dhe vlera e humbur. Firma e saj është vetëm një rreth. Ti kërkon të të kthehet veprimi, por nuk pranon menaxherja. Për informacion mund të komunikoni me numrin e telefonit të menaxheres 0689090056. Më pas sikur mbijnë nga dheu vijnë aty dy punonjës tatimesh që gjoja i kërkojnë dokumentacion dhe i vënë gjobë! Kërkon ndihmë nga policia 129- të dërgojnë tek Rajoni nr. 3 dhe ai i krimit Ekonomik të dërgon tek Juristi i Bankës Kombëtare. Dhe kjo është një vjedhje spektakolare, ku hajdutin e mbron Banka Kombëtare e mbrojnë Tatimet e mbron Policia”.