Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare: Ja sa është rritur siguracioni i makinave

673
Nga të dhënat e raportuara në AMF, në Regjistrin Elektronik të Shitjeve të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik, rezulton se tarifat e primit të sigurimit të policave të shitura pas datës 23.08.2016, kanë pësuar rritje. Për të siguruar një informim sa më të plotë të qytetarëve, ju informojmë se rritja mesatare e primit të sigurimit për kategoritë e automjeteve (duke konsideruar edhe taksën mbi primin e shkruar bruto është në vlerën 20%. 
Faktorët përcaktues të primit të sigurimit të Jo-Jetës janë: primi i rrezikut (pjesa e primit e llogaritur për pagimin e dëmeve), pjesa e llogaritur për mbulimin e shpenzimeve të marrjes në sigurim, shpenzimeve administrative përfshirë dhe komisionet, pjesa e llogaritur për fitimin e shoqërisë së sigurimit si dhe taksa mbi primin e sigurimit. Bazuar në informacionin në dispozicion si edhe në përmbushje të misionit të tij rregullator, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duke i shërbyer mbrojtjes së konsumatorit është në ndjekje të situatës dhe po analizon mënyrën dhe procedurën e ndjekur nga shoqëritë e sigurimit në përcaktimin e tarifës së primit të sigurimit.
Sigal