Auditimi: 280 milionë euro dëme nga administrata

650
Sigal

Kontrollet e ushtruara gjatë 2019 kanë zbuluar abuzime financiare me shpenzimet e kryera, duke i shkaktuar taksapaguesve një dëm ekonomik që kap shifrat e 330 miliardë lekëve me të cilat pensionet mund të rriteshin 60%

Auditimet në 2019, KLSH: Janë zbuluar rreth 268 milionë euro dëme nga administrata

Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi se nga auditimet e zhvilluara deri në shtator të këtij viti dhe nga evadimi i një pjese të tyre rezulton se shkeljet e konstatuara janë me qindra milionë euro. Ashtu sikurse ndodh në çdo raport KLSH e ka ndarë dëmin e konstatuar në dy pjesë ku të parën e përbën ajo e parregullsive të konstatuara në të ardhura dhe shpenzime dhe të dytën shkelja e disiplinës financiare që ka rezultuar me efekt negativ në performancë.

“Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24,490,368 mijë lekë ose 195.9 milionë euro. Indikatori i dobisë së auditimit për periudhën Janar – Shtator është 90.9. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 8,465,105 mijë lekë, afërsisht 68.8 milionë euro nga e cila: I. 3,110,115 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 25.3 milionë euro; II. 5,354,990 mijë lekë afërsisht 43.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 32,955,473 mijë lekë ose afërsisht 267.9 milionë euro” nënvizon KLSH.

Në total deri në fund të shtatorit janë zhvilluar 122 auditime ndërkohë që 85 prej tyre janë të përfunduara dhe evaduara. Lidhur me fushat ku janë konstatuar më shumë dëme KLSH nënvizon se në vend të parë është ajo ajo në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në shumën e përgjithshme prej 20,6 miliardë lekë. Më pas vjen grupi “të tjera” ku dëmi i konstatuar është 2.8 miliardë lekë ndërsa tek të ardhurat raporti zbulon një dem me një total 98 milionë lekë. Në fushën e doganave dëmet llogariten në rreth 34 milionë lekë .Sa i takon shpenzimeve në fushën e pagave dhe shpërblimeve dëmi është 8 milionë lekë, kurse tek prokurimet 464 milionë lekë.

Në fushën e shpenzimeve operative KLSH nënvizon se ky dëm është 351 milionë lekë kurse “të tjera” përmbledh 84 milionë lekë.