Artan Gjergji: Bursa e parë shqiptare, një hap larg

1777
Që nga origjina e sistemit ekonomik kapitalist, Shqipëria vuan një system financiar të cunguar. Sistemit financiar i mungon ajo që është ndoshta pjesa nië e rëndësishme dhe më dinamike në ekonomitë e zhvilluara: një treg kapitali. Pas ekspericncës së dështuar të Bursës së Tiranës, një nismë e re është drejt zyrtarizimit, nismë që, këtë herë vjen nga seklori privat. Ky fakt në vetvete është një sinjal se Shqipëria mund të jetë më pranë se kurrë të të pasurit një bursë funksionale. Drejtori i “Albania Exchange Project”, Artan Gjergji prezanton për herë të pare në “Sain Magazine” projektin, që shumë shpejt pritet të shndërrohet në një burse të licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Zoli Gjergji shprehet se tashmë një pjesë e mirë e sipërmarrjes shqiptare ka pjekurinë dhe njohurite e duhura për të hyrë në tregun e kapitalit, si një mundësi alternative financimi. Sot, momenti mund të jetë më i favorshëm se kurrë, po të kemi parasysh se tregu financiar është tejet likuid dhe normat e interesit janë në minimumet historike. Në këto kushte, investitoret kanë nevojë për alternativa investimi më fitimprurëse se depozitat bankare apo bonot e thesarit.


A ka arritur momenti për të pasur një treg kapitali në Shqipëri?
Absolutisht po, madje jemi të vonuar. Tregu i kapitaleve është ajo pjesë e tregut financiar, që ka munguar prej votesh dhe patjetër që duhet të ishte zhvilluar me kohë. Është një element I rëndësishëm komplementar për zhvillimin ekonomik dhe financiar të vendit, sepse është një alternativë shumë competitive e sektorit banker, duke ulur kostot e ndërmjetësimit për bizneset dhe për gjithë operatorët ekonomik, përmes mundësimit të alternativave më të lira për të financuar aktivitetin. Sot, sistemi banker pothuajse i ka ezauruar mundësitë për të qenë promoter i financimit të biznesit, gjykoj që ëshët koha më e artë për të zhviluar tregun e kapitalit. 
Ju keni një projekt konkret për të ngrilur të parën bursë me kapilal privat në Shqipëri. Cilët janë palët e përfshira në këtë projekt?
Në vendet e Lindjes, promotori i zhvillimil të bursës ka qenë shteti. Ka qenë shteti që i ka krijuar fillimisht këto institutione ka krijuar kuadrin ligjor e rregullativ, ka krijuar institucionet mbikëqyrëse dhe, në një fare mënyre ka nxitur edhe kërkesën dhe ofertën per tituj në tregun sekondar. Në vendet e rajonit, një pjesë e konsiderueshme e proccesit të privatizimeve është kryer edhe nëpërmjet bursës. Kjo ka bërë që, në fazën e parë, bursat të funksionojnë me shtysën dhe mbështetjen e shtetit. Më tej, kur biznesi është maturuar dhe e ka kuptuar rëndësinë e bursës, e ka përdorur atë si alternative. Fatkeqësisht, në Shqipëri kjo nuk ka ndodhur. Ne jemi i vetmi vend në rajon, përjashtuar Kosovën, që nuk ka një bursë funksionale. Një nga arsyet krycsore ka qenë mospërdorimi i bursës në privatizime dhe moskrijimi i kërkesës dhe ofertës nga ana e shtetit. Rrjedhimisht, Bursa e ‘Tiranës nuk funksionoi asnjëherë. Kjo ka qenë shtysa për projektin e bursës së parë shqiptare me kapital privat. Në këtë projekt janë përfshirë një grup ekspertësh shqiptarë, me mbështetjen e disa institucioneve linanciare. Është një projekt i nisur prej më shumë se një viti, në bashkëpunim ligjor dhe teknik edhe me institutione rregullatore, si Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Është një projekt shumë ambicioz dhe që patjetër duhet të përshtatet me arkitekturën aktuale të tregut financiar në Shqipëri. Përveçse kemi zhvilluar projektin, me të gjitha detajet teknike, që nga sistemi elektronik i tregtimit, identifikimi, testimi, transferimi, tek dokumentacioni ligjor i kërkuar e deri tek proceset e back-office, që lidhen me shlyerjen cihe klerimin e titujve, etj.
Siç e thatë edhe ju, në Shqipëri ka ekzistuar një bursë me kapital shtetëror, që qeveria e ngriti dhe e mbajti per 17 vjet, por që nuk u bë asnjëherë funksionale. Pse ju besoni që mund të jeni të suksesshëm dhe si mund të funksionojë tregu i kapitalit në një mjedis ekonomik si ai shqiptar?
Duhet të kemi parasysh se ne tashmë kemi 25 vjet që kemi hyrë në ekonominë e tregut dhe ka biznese që jane zhvilluar dhe janë maturuar, që tashmë kanë partnerë strategjikë edhe jashtë vendit. Pra, kemi arritur në një fazë pjekurie të komunitetit të biznesit, i cili po kërkon alternativa të financimit të aktivitetit, gjithmonë në kushte kur sektori bankar i ka ezauruar mundësitë financuese, për arsye qoftë sasiore, rregullatore, etj. Për t’u kthyer te pyetja juaj, edlie si ish-punonjës i Bursës së Tiranës, mund të them se ajo bursë ka pasur mungesa të mbështetjes politike, financiare, të burimeve njerëzore, të mjeteve për të bërë një marketing efikas, etj. Ne mendojmë se projekti ynë e ka të gjithë mbështetjen e nevojshme për secilën nga elementët e mësipërm. Ne kemi një sistem modern elektronik të tregtiniit, që i mungonte Bursës së ‘Tiranës. Ne kemi mbështetje financiare të mjaftueshme, falë partnerëve që kanë pranuar të bëhen pjesë e strukturës aksionere. Kemi gjilhashtu edhe mbështetjen mediatike, për ta markeluar një projekt të tillë ambicioz. Pra, projekti ynë i ka ata elementë që i kanë munguar Bursës së Tiranës. Këtu duhet shtuar edhe momenti në të cilin ka arritur ekonomia shqiptare. Bizneset nuk munnd t’i plotësojnë të gjitha nevojat e financimit përmes sistemit bankar, ndërsa, nga ana tjetër, janë edhe individët, që në këtë moment nuk kanë shumë alternative për të investuar kursimet e tyre.Tashmë, normal e interesit, qoftë për depozitat bankare, qoftë për titujt e qeverisë kanë arritur në nivele shumë të ulët dhe nuk janë aspak atraktive për investitorët individualë, kështu që edhe ata po kërkojnë alternativa më të mira investimi. Ne besojmë bursa do të sjellë një alternative që individët të mund t’i investojnë kursimet në aksionet apo titujt e tjerë të kompanive që do të jenë të interesuara për të tregtuar në vendin tonë. 
Ju me të drejtë evidetitoni se parakushtet sot janë të favorshme për të pasur një bursë funksionale, Megjithatë, kur ndërmerret një nismë kaq e rëndësishme, është e nevo¬jshme të kuptohet nëse ka tashmë biznese apo institucione financiare të gatshme për të punuar me bursën. Keni identifikuar deri tani biznese që janë të gatshme të hyjnë në burse për të tregtuar tituj të tyre?
Tre janë komponentët thelbësorë për të bërë një treg kapitali funksional: janë institucionet, kuadri ligjor dhe rregullativ dhe, mbi të gjitha, kërkesë- oferta për produktet e bursës. Ne institucionet dhe kuadrin i kemi prej vitesh: kemi firma brokerimi të licen- cuara, kemi kujdestarë titujsh të licencuar, regjistrarë titujsh të licencuar, kemi titujt që mund të tregtohen në bursë, si bono dhe obligacione qeveritare, kemi madje edhe tituj të kompa¬nive private, si obligacione apo dëftesa tregtare, kemi një treg joformal të aksioneve private, etj. Në këtë mjedis, ne vlerësojmë se ekziston patjetër një kërkesë dhe ofertë për tituj, që është edhe komponenti më i rëndësishëm për të pasur një bursë funksionale. Siç e thamë, kërkesa e tregut për instrumente alternative të investimit finan¬ciar është e padiskutueshme. Nivelit të lartë të depozitave bankare i shtohen edhe fondet e kanalizuara në insti¬tucionet e tjera, si fondet e investimit apo ato të pensioneve private. Tregu ka shumë likuiditete të lira dhe kjo situate është theksuar më shumë pasi qeveria shqiptare e zhvendosi një pjesë të konsiderueshme të huamarrjes në tregun e jashlëm. Kjo gjendje likuide e tregut thekson nevojën për të pasur më shumë alternativa investimi financiar, në varësi të rrezikut që secili dëshiron të marrë përsipër. 

Për këtë arsye, ne jemi të bindur se, nga momenti që Bursa do të funksionojë dhe do të ketë kompani të gatshme të tregtojnë titujt e tyre, kërkesa për to nga tregu do të jetë e padiskutueshme. Nëse vlerësojmë krahun e ofertës, qeveria është aktori kryesor në treg dhe gjithnjë do të ketë nevojë për tregtuar tituj për të financuar borxhin. Për t’ju përgjigjur më drejtpërdrejt pyetjes suaj, në lidhje me subjektet private: unë besoj që bizneset gjithmonë kanë nevojë për financime. Shpeshherë, bizneset ankohen për burokracitë apo shtrëngimet e bankave në dhënien e kredive dhe për mungesën e alternativave të tjera. Pra, sipërmarrja private gjithnjë ka nevojë për fonde, por, duhet të kemi parasysh një aspekt të rëndësishëm: edukimin financial” të publikut, duke filluar nga vetë operatorët ekonomikë mbi alternativat që ofron tregu financiar. Ne po punojmë dhe kemi identifikuar tashmë disa biznese që kanë nevojë për financime, përmes emeti¬mit të titujve në Bursë, por, sigurisht që nuk do të mjaftohemi me kaq, sepse potencialet e tregut janë shumë të mëdha. Ne po punojmë me bankat e nivelit të dytë, për njëfarë edukimi të bizneseve, klientëve lë tyre, drejt emetimit të obligacioneve koorpora¬tive. Kjo është një formë e huamarrjes, njëlloj si kredia bankare me të cilat bizneset janë më familjare dhe që mund të jetë një alternative e mirë për çdo biznes që ka nevojë për financim. Sigurisht që edhe bankat kanë një interes nc zhvillimin e bursës, Ato e kanë kuptuar se tregu ka nevojë per shërbime të reja, përtej bankingut tradicional, shërbime që lidhen me bankingun e investimeve, me nënshkrimin e titujve. Shpeshherë, kreditimi i klientëve të veçantë është i vështirë, për shkak të kufizime rregullatore. 

Ndaj bankat mund t’i edukojnë klientët të shesin obligacione koorporative, të cilat mund t’i blejnë, t’i nënshkruajnë vetë dhe më pas t’i tregtojne në tregun sekondar, në bursë. Ndaj, ne po përpiqemi t’i bindim bankat që, ata klientë që nuk duan t’i humbasin, por që e kanë të pamundur t’i financojnë me kredi klasike, t’i orientojnë drejt emetimit të këtyre produkteve financiare alternative. Ne besojmë se, në vitet e para të funksionimit të bursës, instrumentet kryesore që do të tregtohen do të jenë obligacionet e koorporatave dhe dëftesat tregtare, sepse ato përfaqësojnë një kalim të natyrshëm nga kredia bankare te produktet më të avancuara financiare.Bursa mund të jetë një mundësi për t’i dhënë më në fund zhvillim tre-gut dytësor të titujve qeveritarë. Absolutisht po. Aktualisht, tregu sekondar i titujve qeveriatrë sot është i copëzuar, mund të bëhet në sportelet e bankave. Në këtë formë, ky treg është krejtësisht i pazhvilluar, për shkak të mungesës së informacionit të klientëve, kostove shumë të larta të ndërmjetësimit dhe, mbi të gjitha për shkak të mungesës së një platforme të centralizuar. Pikërisht, rolin e një tregu të vetëm për titujt qeveritarë do ta luajë bursa, me çmime ndërmjetësimi shumë më të ulëta se aktualisht. Kushdo që, në një moment të caktuar, do të dojë të mbyllë një pozicion investimi para kohe, do të shesë bonot apo obligacionet para ma- turimit, mund ta bëjë këtë në bursë.
Në çfarë faze është projekti juaj tlhe kur prisni që ta konkretizoni?
Kemi adoptuar sistemin elektronik dhe jemi në fazën e testimit, sepse çdo sistem ka nevojë të përshtatet me kuadrin ligjor dhe rregullativ të vendit ku operohel. Për këtë qëllim, po bëjmë të gjitha modifikimet e nevojshme për ta harmonizuar me legjislacionin shqiptar. Kjo për sa i përket pjesës teknike. Për sa i takon pjesës ligjore, ne kemi përfunduar dosjen me të gjitha kërke- sat e nevojshme dhe kemi aplikuar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për të marrë licencën si i pari treg titujsh me kapital privat i regjistruar në Republikën e Shqipërisë. 
Sigal