Arkëtimet, doganat mbledhin mbledhin 15 mln $ më shumë

698
Sigal

Autoritetet doganore vazhdojnë luftën ndaj evazionit fiskal dhe kontrabandës ndërsa vetëm gjatë muajit tetor janë zbuluar dhe ndëshkuar 14 raste kontrabande me një vlerë prej 12 milionë lekë (120 mijë USD) në pikat doganore kryesore si Kavavijë, Tiranë, Shkodër, Qafë-Botë.
 
 
Sipas të dhënave nga doganat  në muajin tetor vazhdojnë rritjet e arkëtimeve  duke u mbledhur 14.815 miliardë lekë nga 14.800 miliardë lekë te planifikuara.

Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar janë mbledhur 15 milonë dollar më shumë.

Rritja e të ardhurave ka qënë e qëndrueshme dhe me trend progres në të gjithë 13 mujorin e drejtimit të ri (Tetor 2013 – Tetor 2014) duke mbledhur 20.5 miliardë lekë ose 200 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë paraardhëse, me një rritje prej 14 %. 

Rritja eshte pasqyruar me rritje ne vjeljen e TVSH prej 10.8% ndërsa rritja e vjeljes se akcizës është 27.2%.