Aristotel Pano: Banka Botërore dhe FMN nuk paralajmëruan humnerën e firmave piramidale

803
(Vijon nga numri i kaluar)

Rreth ndihmës që japin dy institucione të specializuara financiare, FMN dhe BB, ka konsiderata të ndryshme.Cili është mendimi juaj Prof.Pano? 
Pano: Kjo është e vërtet si në të kaluarën, ashtu edhe në të tashmen. Ka pikapmje të ndryshme mbi domosdoshmërinë, qëllimin dhe rolin e këtyre dy institucioneve ndërkombëtare. Unë jam i mendimit se, veçanëarisht sot në kushtet e ekonomisë botrore të globalizuar, domosdoshmëria dhe ndihma e këtyre dy organizmave ndërkombëtare është e pa zevendësueshme. Pa ndihmën e tyre tregjet botërorë të shkëmbimeve monetare do të karakterizoheshin nga një anarshi e rrezikëshme për të gjitha vendet, e veçnarisht për vendet më pak të zhvilluara, me probleme në deficite kronike në bilancin e pagesave. Duhet theksuar se edhe funskionimi i këtyre institucioneve ka ardhur duke u përmirësuar nga një dhjetvjeçar në tjetërin. Megjithëse deri tashti nuk është realizuar ëndrra e Keynes (në mbledhjen e Bretton Woodsit 1944) për krijimin e monedhës unike ndërkombetare “Bancor”, prapëseprap krijimi dhe funskionimi i SDR si njësi monetare llogarie ndërmjet bankave qëndrore të vendeve antare, përfaqeson një përparim të rëndësishëm për sistemin monetar ndërkombetar dhe stabilitetin e tij. 
Për sa i përket vendit tonë FMN dhe BB kanë dhënë që në fillim ndihma të rëndësishme dhe të vlefëshme në formë kosulencash, lloje të ndryshme krediti dhe mbështetje financiare, pa të cilat vështirë se do të ishte realizuar procesi i kalimit në ekonominë e tregut dhe ndërtimin e institucioneve të tij përkatese. Megjithatë asnjë nuk mund të thotë se veprimtaria e të dërguarve të këtyre dy institucioneve në vendin tonë ka qënë në të gjitha rastet dhe për të gjitha gjërat e pakritikueshme. 
Kështu shqiptarët nuk e kanë të lehtë të harrojnë që përfaqësuesit e këtyre institucioneve me eksperiencën e tyre të madhe nuk arritën të paralajmërojnë dhe me autoritetin e tyre të parandalonin katastrofën e piramidave financiare. Por edhe në këtë rast ne nuk mund të ngatërojmë punën e pakualifikuar të disa njerëzve me rolin dhe ndihmën e madhe që na kanë dhënë këto institucione të rëndësishme. 
Në fund të fundit nuk duhet të harrojmë se përgjegjesitë kryesorë për dështimet tona janë jo të nënpunësit të huaj, por qeveritë që na drejtojnë. Të meta mund të jenë vënë re edhe në kontrollin e ritmit të rritjes të borxhit tonë të jashtëm, ose efikasitetin e përdorimit të kredive të marra, për të cilin përfaqësuesit e këtyre institucioneve mund të ishin më të rreptë. 
Megjithatë në të gjitha këto raste nuk mund të shprehet një mendim i prerë, pa ditur me hollësi në të gjitha rastet kërkesat e paraqitura nga qeveritë tona dhe pranimet e udhezimet e dhëna nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve. Kemi të bejmë me një marrëdhënie dy palëshe dhe përcaktimi i saktë i të metave nuk është i lehtë. 
Kush guxon të jap mësim kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari. Këshilla juaj prof.Pano për brezat mësimdhënës cila është?
Pano: Ky është një parim shumë i rëndësishëm për mësimdhënësit e të gjitha kohrave dhe e të gjithë niveleve të arsimit. Një arsimtar, dhe aq më tepër një pedagog i arsimit të lartë, që nuk studjon vazhdimisht të rejat e shkencës dhe të teknikës në të gjitha drejtimet e zhvillimit të tyre, me kalimin e kohës shteron, dijet e tij humbasin freskinë dhe pasurinë e aritjeve të njerëzimi. Leksionet bëhen shumë të mërzitshëm jo vetëm për dëgjuesit, por edhe për vet atë. Pedagogun duhet ta karakterizojë vazhdimisht kurioziteti shkencor, zgjuarësia dhe aftësia e komunikimit sa më të mirë me auditorin, dashuria, respekti për studentët e auditorit, të cilët janë dhe gjykatësit e tij më të rreptë e të drejtë. 
Pa rritjen e vazhdueshme të bagazhit të tij shkencor, pa gjetjen e metodave sa më të mira të transmetimit të dijeve, pa një komunikim të gjallë e të drejtë me studentët , nuk do të mund të ruaj gjatë respektin e tyre. Leskionet e paripërtëritura me dijet e reja të shkencës, me shembulla të reja dhe mënyra sa më të përshtatëshme, kthehen në fjali bajate që mërzisin dhe dekurajojnë vetë studentët e tij. Vetëm kur leksionet pasurohen vazhdimisht me të rejat e shkencës dhe lidhen në mënyrë interesante me dukuritë reale të jetës e të ekonomisë, do të tërheqin studentet dhe do t’ju edukojnë atyre dashurinë për shkencën përkatëse. 
Sipas eksperiencës time parimet kryesore të sjelljes së një pedagogu të talentuar duhet të jenë ato të studimit të vazhdueshëm, të vleresimit të drejtë dhe të respektit ndaj çdo studenti. Do të ishte gabim fatal që një pedagog t’ju kërkonte studentëve të studjonin mirë shkencen e tij, në një kohë kur ai nuk tregon i pari shembullin e ndjekjes së vazhdueshme të pasurimit të kësaj shkence. Në këtë drejtim duhet theksuar që pedagogu jo vetëm që duhet të ndjek vazhdimisht përparimet në botën e shkencës së tij, por dhe të jetë i aftë t’i zbatojë këto përparime si në leksionet, ashtu dhe në problemet konkrete të ekonomisë së vendit. 
Nga Bashkim Koçi
Sigal