Arbitrazhi kërkon heqjen e sekuestros për llogaritë e “Bankers Petrolium”

676
Gjykata e Arbitrazhit vendos në favor të “Bankers Petroleum Ltd” duke hequr pezullimin e llogarive bankare shqiptare si dhe për të mbrojtur shoqërinë ndaj zbatimit të vlerësimit të shpallur më parë për tatimin mbi fitimin në Shqipëri.
“Gjykata e Arbitrazhit e përbërë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) ka lëshuar një masë sigurimi për Drejtorinë e Tatimeve shqiptare për të hequr pezullimin e llogarive bankare shqiptare të Bankers Petroleum Ltd, si dhe për të mbrojtur shoqërinë ndaj zbatimit të vlerësimit të shpallur më parë për tatimin mbi fitimin në Shqipëri” thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj kompanie.
Kjo masë sigurimi do të mbetet në fuqi deri në momentin që Gjykata e Arbitrazhit të vendosë ndryshe.
“Pas këtij vendimi, mësohet se Bankers do të paraqesë një kërkesë për një masë sigurimi afatgjatë që do të dëgjohet nga Gjykata e Abritrazhit e ICC-së në javët e ardhshme, ndërsa do të vazhdojë aktivitetin si zakonisht në Shqipëri. Masa e sigurisë e ICC-së mbështet trajtimin e pavarur të procesit në përputhje me parimet e zbatueshme ndërkombëtare”
Procesi i auditimit ndërkombëtar për kostot e rikuperueshme nga pala e tretë vazhdon në përputhje me Termat e Referencës të nënshkruara 25 shtator 2015 me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.
“Bazuar në marrëdhënien tonë të fortë njëmbëdhjetë vjeçare me Qeverinë Shqiptare, si investitori
i huaj direkt dhe taksapaguesi më i madh në Shqipëri, ne presim bashkëpunim të plotë në
përputhje me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit të ICC-së dhe procesin e auditimit mbi kostot e rikuperueshme nga pala e tretë ndërkombëtare” thuhet në vijim të njoftimit.
Më 19 nëntor 2015, Bankers mori njoftimin se Drejtoria e Tatimeve shqiptare pezulloi
përdorimin e llogarive bankare shqiptare të shoqërisë në një përpjekje për të mbledhur një
shumë prej 75 Milionë dollarë, e rritur nga vlerësimi i mëparshëm i deklaruar prej 57 Milionë
Dollarësh për shkak të interesave dhe gjobave të përllogaritura.
“Bankers nuk mban vlera të konsiderueshme në llogaritë bankare shqiptare, dhe ky pezullim pritet të hiqet menjëherë” sqarohet në njoftim duke shtuar se “do të përditësojë rregullisht tregun ndërkombëtar ndërkohë që procesi i auditimit nga pala e tretë dhe proceset në Gjykatën e Arbitrazhit të ICC-së vazhdojnë.”
Sigal