Arben AHMETAJ/ “Gati për të ndërtuar modelin e ri ekonomik të zhvillimit”

719
Sigal

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes diskuton draft strategjinë e Evropës Juglindore 2020

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së bashku me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), u mblodhën për të diskutuar dhe për të shprehur mendime për draft strategjinë e Evropës Juglindore 2020. Hartimi i kësaj draft strategjie rajonale 2020, është kontribut i të gjithë aktorëve, përfaqësues të qeverive të vendeve të rajonit (Ministrive respektive të Zhvillimit Ekonomik), duke patur asistencën e Institutit të Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës. Faktori më i rëndësishëm në kuadër të këtij kooperimi, është zhvillimi ekonomik, që është baza e prosperitetit të vendeve të rajonit, edhe pse situatat e ekonomive të këtyre vendeve ku bën pjesë dhe Shqipëria, vazhdojnë të përballen me krizën ekonomike dhe sfidat e integrimit Europian. Draft strategjia rajonale 2020, kërkon që ajo të konsiderohet si një dimension i ri dhe të gjejë reflektim në strategjinë kombëtare për zhvillim ekonomik dhe integrim, si në planin e veprimit ashtu edhe në strategjitë sektoriale, u shpreh ministri Ahmetaj. Draft strategjia SEE 2020, ka qëllimin e saj strategjik: Të krijojë një vizion të përbashkët lidhur me zhvillimin ekonomik të rajonit; Të rritet konkurrueshmëria e produkteve dhe shërbimeve, nëpërmjet aksioneve dhe programeve të përbashkëta; Të prezantohet rajoni si një destinacion atraktiv për investime. Ministri Ahmetaj u shpreh se, kooperimi dhe integrimi ekonomik rajonal, do të na ndihmojë të adresojmë më mirë disa sfida ekonomike dhe sociale të përbashkëta, të cilat gjejnë pasqyrim në disa aspekte zhvillimi, që përbëjnë 5 kolonat bazë të strategjisë rajonale 2020:

1.Rritje e integruar;me qëllim rritjen e  shkëmbimeve  tregtare, investimeve, kapitaleve dhe shërbimeve brenda vendeve të rajonit;

2.Rritje e zgjuar: – me qëllim nxitjen e mëtejshme për  zhvillimin e inovacionit, për të rritur nivelin e produktivitetit dhe të vlerës së shtuar në terma afatgjata;

3. Rritje e qëndrueshme  duke rritur konkurrueshmërine e sektorit privat, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sipërmarrjen, kreativitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të energjive të rinovueshme dhe produkteve të pastra.

4. Rritje gjithëpërfshirëse: – nëpërmjet zhvillimit të mjeshtërive, nxitjes së punësimit, zhvillimit të tregut të punës dhe pa harruar grupet vullnerabel, rininë, fuqizimin ekonomik të grave sipërmarrëse dhe minoritetet;

5. Qeverisje në shërbim të rritjes:duke përmirësuar më tej shërbimet e administratës publike, fuqizimin e zbatimit të kuadrit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e  një mjedisi miqësor për zhvillimin e biznesit dhe të investimeve. Kolonat bazë të kësaj strategjie, me objektiva, indikatorë dhe masa ,janë të pasqyruara në detaje në këtë dokument, dhe shoqërohen gjithashtu me një plan të detajuar veprimi, një tërësi masash dhe aksionesh konkrete, që priten të zbatohen nga të gjithë aktorët në rang kombëtar. Në programin e ri ekonomik të qeverisë shqiptare theksohet se: garantimi i rritjes së qëndrueshme nënkupton faktin se ne do të gjejmë dhe do të identifikojmë “burime të reja që ushqejnë rritjen ekonomike” apo dhe «zëvendësuesit» e disa prej burimeve aktuale të rritjes. Do të ndërtohet modeli i ri ekonomik të zhvillimit, “profili” i ekonomisë shqiptare të dy dekadave në vazhdim, të identifikuar nëpërmjet disa sektorëve prioritarë si;  manifaktura, energjia, turizmi, bujqësia dhe agroindustria, arsimi dhe shërbimet. Draft strategjia rajonale 2020, është shumë komplekse dhe si e tillë, kërkon një përfshirje direkte të qeverive të vendeve të rajonit, të strukturave rajonale  dhe organizatave ndërkombëtare. Ky proces i identifikimit të objektivave rajonale, është gjithashtu në linjë dhe sinergji me axhendën e qeverisë shqiptare, për reformat qe ne kemi programuar  për të fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. “Zbatimin e kësaj strategjie rajonale do ta konsideroja personalisht si një “sinjal” të fuqishëm për BE-në, se rajoni është i gatshëm për të kooperuar me qëllimin e përbashkët për t’ju bashkuar “familjes” Europiane, përfundoi ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Me 21 Nëntor 2013 në Sarajevë, Ministrat e Ekonomive të vendeve të rajonit nëpërmjet miratimit të një deklarate të përbashkët do t’i hapin rrugë zbatimit të kësaj strategjie.

Ministri Ahmetaj: Rishikim për heqjen e licencës së Lotarisë Kombëtare

Ministri Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Z.Arben Ahmetaj pasi urdhëroi dje anulimin e kontratave të qerasë në territorin e Spitalit Universitar te Traumës, Tiranë ( ish- Spitali Ushtarak), së fundi deklaroi se gjithashtu do të rishikohet licenca dhënë kompanisë austriake për Lotarinë Kombëtare.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Tregtisë dhe Sipërmarrjes e theksoi këtë lajm gjatë një interviste në një televizion shqiptar. Ministri Ahmetaj e ka ngritur shqetësimin e tij ndaj kësaj kompanie që prej kohës që ishte në opozitë. Gjatë miratimit të dhënies së licencës kësaj kompanie në mars ai ka akuzuar qeverinë e atëhershme se i ka siguruar kompanisë fituese të Lotarisë Kombëtare, monopol për 10 vjet, për t’i lidhur duart opozitës, PS,  kur të vijë në pushtet. “Kontrata ka vetëm një qëllim, është shitur me çmimin më të ulët, diçka që nuk duhet të shitej dhe duhet ta mbante shteti. Ne e dimë përplasjet që kanë pasur palët për tenderit, qëllimi i saj është se kur të vijë opozita e sotme ta gjejë lotarinë monopol. Arsyeja është t’i garantojë një operatori monopolin. Pse nesër të mos kemi 1, 2 ,3 Lotari Kombëtare. Qeveria i ka lidhur duart vetes dhe çdo qeverie në 10 vitet që vijnë një monopol dhe paprekshmëri. Lotaria Kombëtare do anulohet dhe nuk ka rëndësi sa klauzola keni venë për t’i lidhur duart Republikës së Shqipërisë, por po ju themi asnjë nuk mund t’ia lidhë”, ka thënë Ahmetaj