APP: 10 janari afati i fundit për dorëzimin e regjistrit vjetor për procedurat e prokurimit publik

645
Sigal

Autoriteti i Prokurimit Publik ka bërë me dije se data e fundit e përfundimit dhe dorëzimit të regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik është 10 janari ndaj bizneset duhet të nxitojnë që të përfundojnë në kohë regjistrin. Në një etapë pasuese, APP është përgjegjëse të verifikimit të saj, në momentin e hedhjes në Sistemin e Prokurimit Elektronik (SPE).

“Sikurse jeni në dijeni, në nenin 4, pika 1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, parashikohet që:

“Në bazë të kërkesave për punë, mallra ose shërbime, autoriteti kontraktor është përgjegjës për përgatitjen dhe dorëzimin e regjistrit vjetor të parashikimeve për procedurat e prokurimit publik, në përputhje me formën dhe mënyrën e parashikuar në udhëzimet e APP-së. Ky regjistër duhet të përgatitet brenda 10 (dhjetë) ditëve nga miratimi i ligjit për buxhetin”. Për këtë qëllim, autoritetet kontraktore duhet të krijojnë regjistrin e parashikimeve të procedurave të prokurimit publik në Sistemin e Prokurimit Elektronik, brenda datës 10 Janar 2019.|- njofton APP. APP sjell në vëmendje gjithashtu se, gjatë krijimit të regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik, autoritetet kontraktore duhet t’i referohen Udhëzimit të Agjencisë së Prokurimit Publik Nr. 1, datë 05.01.2018 “Për hartimin e regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimeve të procedurave të prokurimit dhe krijimi i tyre në sistemin e prokurimit elektronik”. Në një njoftim të mëparshëm, Agjencia e Prokurimit Publik ka tërhequr vëmendjen e bizneseve, pak para përfundimit të vitit, duke argumentuar se cilat janë rastet ku kontraktorit i lejohet që të zgjasë afatin e kontratës së fundit, në rast se kërkohet plotësimi i nevojave me mallra apo shërbime për vitin e ardhshëm.