Antikorrupsioni merr masa disiplinore ndaj zyrtarëve dhe punonjësve të doganës

583
Sigal

Shkeljet në Tiranë –  masa administrative, pezullim ngritjeje në detyrë dhe mbajtje page

Task Forca Antikorrupsion ka marrë  masa disiplinore në Degën Doganore Tiranë. Ministrja Etilda Gjonaj bëri me dije se pas një kontrolli, u gjetën një sërë shkeljesh në doganën e Tiranës dhe si pasojë u morën edhe masat administrative. Ministrja njoftoi pezullimin nga e drejta e rritjes në detyrë për kreun e degës doganore të Tiranës. E njëjta masë u dha edhe për Përgjegjësin e Zyrës së Kontrollit Fizik. Për 8 punonjës të tjerë, ministrja bëri me dije se u vendos mbajtja e 1/3-ës së pagës për 6 muaj. “Strukturat përgjegjëse te degës doganore Tiranë, nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në ligjin për evidentimin ndjekjen dhe ekzekutimin e vendimeve administrative të marra nga autoriteti doganor, për vjeljen e detyrimeve doganore të akcizën dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor për periudhën Janar –Dhjetor 2018. Gjithashtu u konstatuan praktika zhdoganimi që nuk administrojnë procesverbalin e kontrollit fizik të formularit të rivlerësimit doganor, certifikatat e vlerësimit të llojit të mallit dhe klasifikimit tarifor, flet-analizat në mos respektim të parashikimeve ligjore”, deklaroi Ministrja Gjonaj.

Masat disiplinore

  1. Masë disiplinore pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë përfshire dhe rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në 2 vjet, për kryetarin e degës doganore Tiranë, i cili ka qenë në detyrë në periudhën e konstatimit të shkeljeve.
  2. Të njëjtën masë edhe për Përgjegjësin e Zyrës së Kontrollit Fizik.
  3. Masë disiplinore me mbajtjen deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në 6 muaj, për 5 doganierë të kësaj degë dhe 2 specialistë të zyrës së rikuperimit më forcë të borxhit doganorë, si dhe për specialistin pranë zyrës juridike.
  4. Vërejte me shkrim për 3 doganierë pranë sektorit të operacioneve doganiere.
  5. Gjithashtu janë rekomanduar edhe 17 masa administrative me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së këtij institucioni dhe vendosjen e ligjit në veprimtarinë e Doganave