Anastas Angjeli/ Politikat për nxitjen e kreditimit

848
Studimi më i thelluar i problemeve të përdorimit të aseteve të bankave të Shqipërisë për zgjerimin thelbësor të kreditimit të ekonomisë, si dhe eksperimentimi i modeleve të përdorura nga sistemet bankare të vendeve të tjera në ketë drejtim mendojmë se duhet të jetë në rendin e ditës të BSH.
Nga shqyrtimi i të dhënave
Nga shqyrtimi i të dhënave shumëvjeçare rezulton se sistemi bankar i Shqipërisë ka raportin më të ulet të madhësisë së kreditit ndaj depozitave bankare, si në krahasim me bankat e vendeve të tjera të rajonit jo anëtare të BE, ashtu dhe me ato të vendeve anëtare të BE. Nga të dhënat kuptohet lehtë se niveli i burimit të depozitave bankare që përdoren për kreditimin në Shqipëri është gati dy herë më i ulët se ai i bankave të vendeve të tjera që aspirojnë të anëtarësohen në BE. (shiko tabelën poshtë). Dihet se depozitat bankare përfaqësojnë burimin më të rëndësishëm të ekonomisë së një vendi që nëpërmjet sistemit të kreditit bankar duhet të përdoren për rritjen e ekonomisë së tij. Ndërkaq,të dhënat e mëposhtme tregon se në Shqipëri Bankat nuk luajnë si duhet rolin e ndërmjetësit në përdorimin e burimeve të lira për zhvillimin e shpejtë të vendit nëpërmjet kreditimit në radhë të parë të sektorit privat.

Treguesi i raportit të madhësisë

Për të karakterizuar këtë proces, në të gjitha vendet llogaritet treguesi i raportit të madhësisë së kreditit bankar ndaj madhësisë së depozitave bankare. Ky tregues, pesha specifike e depozitave bankare që përdoret për kreditimin e ekonomisë në vendet qe aspirojnë të bëhen anëtarë të BE ka qenë: 
Vendet Përqindja Periudha 
1. Në Shqipëri 55,3% Dhjetor 2015
2. Bosnjë-Hercegovinë 114,7% Tremujori IV viti 2013
3. Kosovë 73,7% Tremujori IV viti 2013
4. Maqedoni 88,3% E njëjta
5. Mali i Zi 105,8% E njëjta
6. Serbia 98,1% E njëjta
7. Turqia 105,9% E njëjta
Pasqyra është hartuar nga ana e jonë duke u bazuar a) Në Raportin statistikor mujor të BQSH dhjetor 2015 dhe b) në studimin e BE (Occasional Paper Series Financial stability challenges in EU candidate and potential candidate countries. IRC expert group of the ESCB No 164 / August 2015 p.12). 
Niveli i ulët i vitit 2013 
Gjithashtu nga shqyrtimi i strukturës së përdorimit të aseteve të aktivit të bankave për kreditimin e sektorit privat del qartë roli i ulet i kreditimit të sektorit privat në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera. Më e keqja është se ky nivel i ulët i vitit 2013 sipas Raportit të BSH ka vazhduar të ulet më tej edhe në vitet 2014 dhe 2015(Shiko për ketë grafikun Nr. 22 në faqen 38 të Raportit të BQSH. Krahas këtyre konstatimeve nuk mund të mos përmendet se bujqësia shqiptare qe jep rreth 20% të PBB të vendit ka marrë gjatë këtyre viteve vëllimin më të ulet të burimeve të investimeve dhe të burimeve të kreditit.
Pesha specifike e asseteve

Kështu sipas po të njëjtit studimi të Bankës Qendrore të BE pesha specifike e aseteve të bankave të përdorur për kreditimin e sektorit privat në Shqipëri dhe në vendet e tjera, që aspirojnë anëtarësimin në BE paraqitet sipas vendeve si vijon: 
Vendet Viti 2011 Viti 2013 Ndryshimi
1. Shqipëria 47,8% 44,1% -6,7
2. Bosnjë-Hercegovinë 65,1% 65,6% +0,5
3. Kosovë 61,8% 57,5% -4,3%
4. Maqedoni 61,2% 61,7% +0,5
5. Mali i Zi 77,2% 74,2% -3,0
6. Serbia 54,1% 52,2% -1,9
7. Turqia 56,1% 60,5% +4,4%
Burimi: Occasional Paper Series Financial stability challenges in EU candidate and potential candidate countries. IRC expert group of the ESCB No 164 / August 2015 p. 23 Në këto kushte një zgjerim (në mos dyfishim) i kreditimit të sektorit privat të ekonomisë e në radhë të parë të sektorit të bujqësisë e të industries- artizanatit do të mund të siguronte një rritje me ritme shumë më të shpejta të PBB dhe të ndikimit në mirëqenien në vend. 
9- Gjithashtu, Raporti i BSH jep të dhëna të shumta që vërtetojnë se sistemi i ynë bankar karakterizohet nga një nivel i mirë kapitalizmi, pa ndonjë rrezik falimentimi.
– Për këtë qëllim, me masat e mara në vitin 2015 për treguesin e mjaftueshmërisë së kapitalit gjendja në Shqipëri u përmirësua më shumë, duke arritur nivelin 15,7%.
10- Një vend të rëndësishëm në raportin e vitit 2015 i kushtohet përmirësimit të punës mbikëqyrëse të bankës qendrore, analizës të rezultateve të fitimprurjes të bankave,të kombinimeve më të mira të politikes monetare me atë fiskale, të përmirësimit të pagesave si dhe të problemeve qe lidhen me borxhin e brendshëm dhe të jashtëm të ekonomisë tonë. 
Sigal