Alqi Naqellari &Vladimir Mici/ Kreditë me probleme, kredi me pullë të kuqe

649
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në konferencën për shtyp e Guvernatorit në datën 6.05.2015 dhe publikuar në disa media në datën 08.05.2015 foli edhe për kreditë e këqija. Sipas nesh, Banka Qendrore ka përgjegjësi sepse ajo monitoron vazhdimisht bankat tregtare, ajo mban regjistrin e kredive të këtyre bankave. Ajo është e informuar më së miri për çdo lëvizje të parasë që qarkullojnë këto banka. Në këtë mënyrë ajo nuk ka ndërhyrë në kohën e duhur dhe me masat e duhura. Pra, thelbi i këtij artikulli është pikërisht këndvështrimi i ndryshëm që ne kemi me vizionin e tij dhe efektet që kjo kredi problematike ka sot. Ja shpjegimet tona për kreditë e këqija, rolin e tyre dhe pasojat:
Çfarë janë kreditë e këqija?
Kreditë klasifikohen sipas rregullave të caktuara në funksion të periudhës së kthimit të tyre. Kreditë e këqija janë ato që konsiderohen si të humbura, që nuk do të kthehen më. Dinamikën e kredive në përgjithësi e kemi paraqitur në pasqyrën e mëposhtme:
Viti Cilësia e portofolittëhuasënë % Mbulimi me provigjone
Huatë e klasifikuara
100% Ngakëtohua: 
Standarte Nëndjekje Nënstandart Tëdyshimta Tëhumbura 
2008 100 88.31 5.23 3.91 1.35 1.2 3.8
2009 100 83.38 6.35 4.7 2.7 2.87 6.3
2010 100 79.44 6.94 6.04 3.59 3.98 8.17
2011 100 73.61 7.46 9.33 3.94 5.67 10.77
2012 100 68.91 8.34 9.83 5.23 7.7 13.57
2013 100 68.8 7.99 7.55 4.22 11.45 16.3
2014(10) 100 65.59 9.53 8.32 4.51 12.05 17.2
014/08 -25.3% 82.21% 112.78% 234% 900% 352%
Pra siç edhe nga tabela kredi të rregullta quhen kreditë standarde. Të gjitha kreditë e tjera kanë ulje të garancisë së tyre, duke filluar, që nga ato në ndjekje. Kreditë fillojnë dhe bëhen problematike kur ato janë kredi nënstandarte, të dyshimta dhe të humbura. Me kredi nën standarde duhet të kuptojmë kredi që kane flukse arke më të vogla se mundësitë për të paguar kredinë dhe që i shkaktojnë vonesa ne pagimin e kredisë, s’kanë burime të mjaftueshme kapitali afatgjatë dhe s’mund të garantojnë investime afatgjata.
Kreditë e dyshimta dhe të humbura përfshijnë të gjitha kreditë:
a- Të cilat kanë vonesë shlyerje deri 360 ditë
b- Firmat huamarrëse kanë paaftësi paguese.
c- Kane filluar një procedurë likuidimi gjyqësore për marrjen e parave
d- Kane hyrë në një procedurë likuidimi dhe falimentimi
e- Kanë falimentuar dhe humbur
f- Kanë probleme me rregullimet ligjore
Të dhënat tregojnë se kreditë nënstandart kanë ardhur vazhdimisht në rritje, nga 21.7% që kanë qenë në vitin 2008 ato në 2014 kanë arritur në 34.5%. Kreditë e humbura janë rritur me 900% në krahasim me vitin 2008. Përgjegjësia për këtë situatë është jo vetëm e Bankave tregtare por edhe e Bankës Qendrore. Përgjegjësia e Bankave tregtare është sepse nuk kanë zgjedhur klientelën cilësore por i kanë lëshuar kreditë pa kurrfarë përgjegjësie, në klientë të dyshimtë, të pa sigurt në aspektin e garancisë, në aspektin e planit të biznesit, në aspektin e besueshmërisë etj. Banka Qendrore ka përgjegjësi sepse ajo monitoron vazhdimisht bankat tregtare, ajo mban regjistrin e kredive të këtyre bankave. Ajo është e informuar më së miri për çdo lëvizje të parasë që qarkullojnë këto banka. Në këtë mënyrë ajo nuk ka ndërhyrë në kohën e duhur dhe me masat e duhura.
=A janë kreditë e këqija problem kombëtar?
Guvernatori thotë:”Kreditë e këqija ose kreditë me probleme, sikurse ju e dini, janë një nga shqetësimet kryesore që ka jo vetëm Banka e Shqipërisë, po tashmë edhe aktorë të tjerë publikë e privatë që operojnë në treg. Me koordinimin tonë, ne jemi drejt përgatitjes së një platforme mbarëkombëtare për të adresuar çështjen e kredive me probleme. Këtu përfshihen elementë që kanë lidhje si me fshirjen e kredive nga bilancet (të cilat përmirësojnë gjendjen ekonomiko-financiare të bankave të nivelit të dytë), ashtu edhe me trajtimin ligjor të rasteve të kredive me probleme. Prandaj, kemi thënë që kjo është një çështje me rëndësi mbarëkombëtare dhe ka nevojë për një adresim mbarëkombëtar”. Guvernatori kreditë e këqija i quan problem kombëtar. Në gjykimin tonë nuk kanë qenë dhe nuk mund të jenë problem kombëtar. Problem kombëtar është bashkimi me Kosovën por jo puna e disa institucioneve financiare të dështuara. Ato që janë të dështuara le të falimentojnë, me pahir nuk mbahen as bizneset e ekonomisë reale dhe as ato të ekonomisë jo reale. Në Shqipëri 3 banka në vitet e fundit sipas FMN-së kanë dalë me humbje dhe 3 të tjera rrezikohen nëse nuk ristrukturohen. Pyetja jonë është pse BQ-ja nuk i ka bërë transparente këto Banka, pse nuk ka nxjerrë arsyet e kësaj situate? A nuk e di BQ në njërën nga Bankat 2% e huamarrësve kanë marrë mbi 80% të kredisë. Në këtë bankë nuk paguhen interesat por vetëm shtohet madhësia e kredisë. A nuk e di BQ-ja që 35 subjekte kanë mbi50% të kredive të këqija që shkojnë mbi 500 milionë euro. A nuk e di BQ-ja që koleteralet apo pengjet nuk kanë qenë të gjitha të vërteta? Problemi i tyre u bë publik kur u miratuar ligji për ekzekutimin e kolateraleve prej përmbaruesve që kërkonin 10% të kolateralit të vendosur dhe jo të faktit. A nuk e di BQ-ja se cilët janë personat që kanë marrë kreditë? E përsërisim Banka Qendrore di gjithçka për çdo Bankë të Nivelit të dytë. Ajo nuk duhej të qëndronte indiferente. Problemi i kredive të këqija është problem i ca firmave që duhet të falimentojnë sepse janë tallur dhe kanë abuzuar me valutën e shqiptarëve. E kanë përdorur atë jashtë dhe brenda vendit si kanë dashur, pa kurrfarë interesi për zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
=A duhet ti blejë qeveria kreditë e këqija? 
Ky mendim është hedhur në treg në një Konferencë Ndërkombëtare prej disa ekonomistëve. Ne jemi krejt kundër me blerjen e tyre prej qeverisë. Pse nuk jemi dakord. Këtë veprim e bëri Qeveria Amerikane, e bëri Bushi që e nxori ekonominë amerikane nga recesioni, por ekonomia shqiptare nuk ngjason fare me ekonominë amerikane. Nëse kapitalizmi amerikan është kapitalizëm i 2015, kapitalizmi shqiptar është kapitalizëm feudal i 1800, ku nuk ekziston kapitali financiar, ku nuk ekziston bursa. Kapital financiar do thotë kapital bankar i pleksur me kapitalin e ekonomisë reale. Lidhje e brendshme midis bankave dhe ndërmarrjeve, e tillë që nëse rrezikohet një bankë rrezikohen edhe firmat që janë të lidhura me të, bien kuotat në Bursë dhe e kundërta, nëse rrezikohen firmat rrezikohet banka. Në Shqipëri nuk ka një lidhje të tillë, kështu që edhe nëse falimenton banka më e madhe tregtare asgjë nuk do ti ndodhi biznesit, do humbasin vetëm ata që kanë depozitat e tyre. Nuk ka punë qeveria shqiptare me Bankat Tregtare, sepse nuk rrezikojnë asnjë biznes me interes strategjik, punë me to ka Banka Qendrore. Askush nga bankat nuk e pyet qeverinë se kujt do t’ja adresojë kapitalin e saj, atëherë pse duhet të ndërhyjë me blerje qeveria, cilin biznes do shpëtojë nga falimentimi. Kujt do t’ja japi paratë qeveria Bankës apo biznesit që falimentoi? Këto veprime janë tepër të dyshimta dhe lënë shumë për të dëshiruar. Kapitalizmi njeh suksesin por njeh edhe falimentimin, në këtë mënyrë ajo Bankë apo ajo firmë që nuk ka ditur të menaxhojë si duhet kapitalet e saj le të falimentojë.
=A duhet ti shesin bankat kreditë e këqia? Po kujt do tia shesin? 
Ngritja e institucioneve të tregut financiar në formën e Faktorit(Faktoringu) do të ishte një hap në drejtimin e duhur, por problemi mund të bëhet domino nga efekti sepse do të jenë po këto institucione, që do të përdorin faktoringun si një pedanë për të justifikuar humbjet. Ajo bëhet e dukshme nga shkalla e përqendrimit të huasë me probleme. Pra të njëjtat banka do të blejnë kreditë e këqija, do të pastrojnë bilancet dhe në bazë të marzhit do të ulen kreditë e këqija. Le ta konkretizojmë. Kemi tre Banka Raiffesen Bank, Banka Kombëtare Tregëtare dhe Credins Bank të cilat krijojnë faktorin Banka Raiffesien , Faktorin BKT dhe Faktorin Credins
Në tabelë jepet pastrimi.(numrat jane të rastit dhe nuk i përgjigjen realisht ndonjë banke)
Banka Kredia e keqe Faktori Blerje e kredisë së këqij me 80% të vlerës Humbje nga shitja e kredisë
Raiffesen Bank 10,000,000 Faktori Raiffeisen 8,000,000 2,000,000
BKT 15,000,000 Faktori BKT 12,000,000 3,000,000
Credins 5,000,000 Faktori Credins 4,000,000 1,000,000
Fenomeni në këtë rast është i ligjshëm nga pikëpamja tatimore. Bankat paraprakisht merren vesh dhe blejnë kreditë e këqija të njëra tjetrës duke hyrë në një zinxhir shitjesh të njëpasnjëshme, dhe pas disa vitesh shitje dhe blerje midis vetë faktorëve dhe bankave, kredia e keqe zerohet duke ulur rezultatin e bankave. Pra bankat pasi krijojnë faktorin, edhe në rastin më të keq kur ato nuk mundin të mbledhin kredi, operacioni i shitjes rezulton me një pakësim të kredisë së keqe për të tre bankat në nivelin prej 20%, duke sjelle edhe ulje tatimore në masën 3% të totalit të interesit të kredisë.
Nga ana tjetër mund të ekzistojë fenomeni mjaft i rrezikshëm. Aksionerët e bankës mund të jenë të interesuar, që klientë të caktuar, që mund të kenë lidhje underground me bankën nëpërmjet kësaj metode të përfitojnë në marrjen e pasurive, për të cilat gjuha e shifrave e bën të pamundur zotërimin e tyre, përveçse një trajtimi faktoringu. 
Së fundmi rezultati i bankës do të çojë edhe në uljen e kapitalit të vetë të çdo banke. Pra edhe kjo formulë mund të kapitullojë bankën sepse mjaftueshmëria e kapitalit mund të ulet nën nivelin e lejuar, nën kriteret e bazel 1 dhe bazel 2.
=Sa ndikojnë ato në ekonominë e vendit?
Guvernatori thekson:“Problemi kryesor lidhur me kreditë e këqija është se ato ndikojnë jo vetëm në përkeqësimin e bilanceve të bankave, por shtojnë edhe frikën dhe konservatorizmin e bankave për të vijuar aktivitetin kreditues, që ne presim dhe që është aq i nevojshëm për rritjen ekonomike”. Normalisht prirja e ekonomisë, mungesa e vizionit të orientimeve të investimeve private dhe publike, mosndërtimi i politikave të qarta ka efekte mbi kredin e ekonomisë dhe ndikojnë në cilësinë e kredisë. Por kreditë bankat i kanë akorduar vetë dhe nuk i ka detyruar as BQ-ja dhe as Qeveria. Oficerët e kredisë i kanë sytë në ballë dhe dinë të bëjnë analizën e një projekti,vetë banka ka inxhiniera ose mund të pajtojë të tillë kur bën vlerësimin e kolateraleve. Atëherë pse kanë frikë Bankat të japin kredi?
=Çfarë impakti kanë në Bankën e Shqipërisë? 
Çfarë po bëhet me ngritjen e grupit ndërministror të krijuar për zgjidhjen e kredive me probleme në Shqipëri. Më tej thekson:”Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë është duke koordinuar punën me të gjithë aktorët e tjerë ekonomikë dhe qeveritarë, kryesisht Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ne jemi duke përgatitur një forum me pjesëmarrjen e FMN-së, Bankës Botërore dhe institucioneve publike shqiptare për të adresuar këtë problem dhe më qartë. Të gjitha hallkat, përfshirë Bankën e Shqipërisë dhe aktorët e tjerë, janë duke bërë përgatitjet e tyre”. 
Banka e Shqipërisë ka politikat e saja monetare. Ajo i ka mundësitë të kufizuara se në treg operojnë edhe euro dhe dollari njësoj si leku, kështu që kjo Bankë e ka humbur rolin e saj në efektin e transmetimit të politikave monetare. Çfarëdo të bëjë, ta uli sa të dojë normën e REPO-ve inflacioni në Shqipëri është i importuar. Njerëzit më shumë i drejtohen valutës sesa i drejtohen lekut shqiptar për kredi, në këtë mënyrë leku shkon për të blerë bonot e thesarit të qeverisë. Vetëm këto aktive kanë përfituar në interes dhe askush tjetër. Nga ky raport dhe strukturë ka përfituar dhe vazhdon të përfitojë vetëm qeveria. Banka Qendrore kujtohet tani që ka marrë ujë pilafi të kërkojë bashkërendim me Ministritë. Po çfarë pune kanë këto Ministri në gjendjen e disa subjekteve financiare, kur informacionin më të saktë për to e ka pasur vetëm Banka Qendrore. A nuk i ka rënë në sy BQ-së dhënia e kredive me miliona euro me kolaterale të dyshimta? A nuk i ka rënë në sy numri i huamarrësve dhe distribuimi i kredisë?
=Ku paraqesin rrezik këto kredi? 
Këto kredi nuk paraqesin ndonjë rrezik për ekonominë, por që edhe nuk është normale që ato të vijnë vazhdimisht në përkeqësim. Ato paraqesin rrezik falimentimi për bankat që i kanë ato. Le ta bëjë transparente BQ-ja gjendjen e këtyre bankave, le të nxjerrë se kush janë subjektet me probleme, le të nxjerrë shpërndarjen e tyre dhe shumë lehtë çdokush mund të gjykojë mbi punën e këtyre bankave.
=Çfarë rreziku paraqesin për individët? 
Individët do humbasin një pjesë të depozitave që kanë vendosur në bankat tregtare. Normalisht ligji mbi sigurinë e depozitave bankare garanton depozituesit deri në 2,5 milion leke. Por edhe kjo nuk jep zgjidhje për të gjithë depozituesit dhe do të shoqërohet edhe me kosto të tjera shtesë, që mund të vijnë nga frika e humbjes së depozitave.
=Vendet e rajonit si janë në raport me Shqipërinë?
Më tej thekson:”Kreditë e këqija nuk janë problem vetëm në Shqipëri. Nivel të lartë të kredive me probleme ka i gjithë rajoni. Nga ky këndvështrim, Shqipëria edhe pse me një nivel pakëz më të lartë, nuk është se ka ndonjë veçanti nga vendet e tjera të rajonit. Jam shumë i sigurt se edhe vendet e tjera të rajonit janë duke i adresuar kreditë me probleme njëlloj siç po i adresojmë dhe ne”. Sipas tij Shqipëria na qenka me një nivel të kredive të këqija “pakëz më të lartë” se vendet e tjera të rajonit. Të thuash këtë është një marrëzi sepse asnjëri nga vendet e rajonit nuk ka treguesit që ne paraqitëm në fillim të këtij shkrimi. Gjendja e kredive në Shqipëri është më keq se në të gjitha vendet e rajonit dhe po vazhdon të përkeqësohet, pavarësisht se po kërkohet fshirja nga bilancet apo ristrukturimi i tyre. Kush është kurioz të dijë gjendjen e bankave të rajonit le të hapi sijtet e bankave të tyre qendrore dhe të shikojë atë “pakëz më keq” që thekson guvernatori. 
Ndokush mund të thotë mos flisni kështu se përhapni panik. Paniku mbarset kur anashkalohen problemet e vërteta. Në shkrimet e tjera është theksuar se vetëm shmangja e valutës si para kredie dhe depozitash, Mbrojtja i kursit të valutës e ndoshta edhe krijimi i një banke me kapital tërësisht shtetëror do bëjnë eficiente politikat e qeverisë dhe të vetë Bankës Qendrore.
Në këto situata strukturore që ndodhet ekonomia reale dhe jo reale, çfarëdo politike të hartojë dhe zbatojë Qeveria, çfarëdo politike të hartojë e zbatojë Banka Qendrore ekonomia shqiptare nuk ecën përpara, ajo ka që në vitin 2010 që është futur në stanjacion. 
Marrja e kredive duhet të shkojë në ngritjen e bizneseve, të minierave, të uzinave dhe fabrikave sepse po shkoi për rrugë e ura, po shkoi për ristrukturime, po shkoi në mbështetjen e sistemit financiar e për energji apo probleme teknike ju garantoj se nuk do ketë rritje ekonomike dhe nuk do çelet asnjë vend pune. 
U shpenzuan 1 miliardë euro në Rrugën Durës-Kukës, a mund të thotë dikush sa vende pune u çelën?. Sa janë të hyrat dhe të dalat. Pse Shteti e jep me koncesion këtë rrugë , në rast se është me fitim?. Apo ajo rrugë është një mbishpenzim për buxhetin? A iku kjo valutë 100% kursime shqiptarësh jashtë Shqipërisë apo mbeti brenda për ti dhënë frymëmarrje ekonomisë? Po nëse ai 1 miliardë euro do ti ishte dhënë biznesit apo vetë qeveria të krijonte ndërmarrje shtetërore çfarë do kishte ndodhur, do ishin krijuar me dhjetëra ndërmarrje dhe do ishin punësuar me mijëra njerëz dhe një pjesë e mirë e asaj kredie do qe kthyer. Ajo rrugë shpenzimet për ndërtimin e saj nuk do ti kthejë kurrë. A mund të krahasohet me shpenzimet e rrugës Tiranë-Durrës? Këtu i kthejnë subjektet që janë në dy krahët e rrugës dhe jo tarifa që mund të ishte vendosur për kalim. Po në rrugën Durrës-Kukës kush do ti kthejë? Në këtë mënyrë para se të mendohet ndërtimi një rruge duhet menduar veshja e saj me biznese. Përfundimi rrugës duhet të përkojë me fillimin e punës së bizneseve. Këto historitë me turizëm malor e veror nga Kosova me të tjera le tu lihen atyre që kënaqen me lugë kafeje. Kemi besimin se Kryeministri Edi Rama si njeri vizionar me përfundimin e detyrimit të zbatimit të ligjit prej individëve dhe bizneseve, patjetër duhet të fillojë edhe me një ristrukturim total të këndvështrimit të mënyrës së rritjes ekonomike. I ka ardhur koha zbatimit të plotë të Programit Ekonomik të Platformës së Rilindjes.