Alqi Naqellari: Rritja e lekut në qarkullim, krijon kushte për rritjen ekonomike në të ardhmen

796
Vijon nga numri i kaluar

Koeficienti i korrelacionit është 0. 774, gjë që tregon se kanë lidhje direkte, në një kohë që në një ekonomi normale do ndodhte e kundërta. Ekonomia shqiptare, si ekonomi e një vendi në tranzicion, ka pasur ritëm rritje të kënaqshme. në 10 vjet PBB-ja e saj u dyfishua ndërsa ritmi i rritjes pas vitit 2008 ra dukshëm. në vitin 2001 norma e rritjes ishte 7. 9%, më e larta në të gjitha vitet e tranzicionit. Nga viti 2003 e deri në vitin 2007 kemi një ritëm rritje të kënaqshëm me mbi 5. 7%. në vitin 2008 me 7. 5%, dhe mbas këtij viti fillon rënia ashtu siç tregohet edhe në tabelë. në vitin 2015 është shënuar një rritje prej 2. 1%. Kjo rritje ka ardhur(sipas BSH) prej “rritjes së investimeve dhe përmirësimit të Bilancit të shkëmbimeve tregtare”. Dhe më tej “kanë ndikuar – përmirësimi i kushteve të financimit, -likuiditeti pozitiv i firmave -flukset hyrëse të investimeve të IHD-ve, -përmirësimi i besimit të bizneseve dhe konsumatorëve.

 BSH për mos rritjen e shpejtë ekonomike fajëson ambientin e huaj duke thënë se “rritja ekonomike vazhdon të frenohet nga pasiguria e lartë dhe nga ambienti i huaj i pafavorshëm”. Gjykoj se kushtet e financimit në kuadrin e normave të interesit nuk kanë pasur ndonjë efekt të dukshëm dhe kjo shikohet në rënien e vëllimit të kredive. Po kështu nuk kemi rritje të besimit të bizneseve dhe të konsumatorëve sepse konsumi privat ka pësuar tkurrje pikërisht për llogari të pasigurisë dhe mungesës së besimit. 

Dy janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e PBB-së investimet e huaja direkte dhe përmirësimi i llogarisë korente, elementët e tjerë të kërkesës kanë dhënë efekte negative. Këta dy faktorë pozitivë nuk kanë ndonjë nxitje nga BSH, përkundrazi është roli i qeverisë, politikat fiskale, qëndrueshmëria e brendshme dhe reformat ekonomike ato që kanë stimuluar IHD-të ndërsa ulja e të ardhurave ka ndikuar në uljen e importeve, ndërsa rritja e prodhimit bujqësor ka ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike sepse janë dyfishuar eksportet shqiptare drejt Europës. E them këtë sepse më habit fakti se bujqësia sipas këtij raporti ka shënuar rënie. në se bujqësia ka shënuar rënie atëherë kush ka shënuar rritje, karburantet, boksidet, mineralet e tjera çmimet e të cilave kanë rënë ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare? Eksportet nga bujqësia janë rritur me rreth 5 miliardë lekë në një kohë që janë ulur ato të mineraleve. Çfarë thotë Guvernatori për problemin e rritjes ekonomike?Politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka qenë efektive. Kjo është reflektuar në radhë të parë në nivelin e rritjes të kredisë në monedhën vendase, pasi politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka synuar të rrisë kreditimin, por gjithashtu të nxisë konsumin dhe investimet. Politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka qenë efektive. Kjo është reflektuar në radhë të parë në nivelin e rritjes të kredisë në monedhën vendase, pasi politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka synuar të rrisë kreditimin, por gjithashtu të nxisë konsumin dhe investimet”. Sa efektive kanë qenë politika monetare të Bankës së Shqipërisë le tu referohemi dy grupeve të treguesve monetarë, kredisë, depozitave dhe agregateve monetarë M1, M2, M3, Bazës Monetare dhe Parave Jashtë Bankave. 
-Dinamika e kredive dhe depozitave. 
Normalisht ulja e normave të interesit të NBI-ve do sillte rritje të kredive në lekë dhe rënie të depozitave, ose stanjacion të tyre. Ajo që pritej nuk ka ndodhur ose ka ndodhur një rritje simbolike pa ndonjë efekt të dukshëm në ekonomi. Këtë e tregojnë shifrat që do japim më poshtë:
Vitet Gj. kredi Lekë % total Euro %total $ %total
2013 / 12 394, 660. 3 145, 978. 4 37. 0 216, 839. 5 54. 9 31, 784. 4 8. 1
2014 / 12 404, 513. 6 154, 107. 3 38. 1 210, 779. 8 52. 1 39, 588. 8 9. 8
2015 / 12 388, 783. 3 154, 441. 3 39. 7 195, 887. 6 50. 4 38, 423. 3 9. 9
2015 / 11 391, 193. 4 153, 628. 0 39. 3 198, 070. 1 50. 6 39, 463. 4 10. 1
12 388, 783. 3 154, 441. 3 39. 7 195, 887. 6 50. 4 38, 423. 3 9. 9
2016 / 01 385, 526. 0 152, 071. 2 39. 4 198, 392. 0 51. 5 35, 033. 0 9. 1
2 386, 264. 4 152, 581. 5 39. 5 198, 557. 7 51. 4 35, 095. 8 9. 1
3 387, 783. 7 155, 400. 5 40. 1 198, 193. 6 51. 1 34, 160. 9 8. 8
4 388, 038. 1 156, 623. 1 40. 4 198, 034. 3 51. 0 33, 353. 3 8. 6
Në vitet 2013-2014 dhe 2015 investimet kanë qenë më të larta se në muajin prill të 2016. në 2 muajt e fundit kemi një rritje prej 2 miliardë lekë që është thuajse 10 milionë dollar. Çfarë mund të bëjë dhe sa mund të ndikojë kjo kredi në ekonominë shqiptare? Përgjigja është që nuk do ketë ndonjë ndikim të dukshëm, bile as simbolik. Këtë e shikojmë edhe në shpërndarjen e kredisë sipas destinacioneve. Biznesi 40% të kredive në valutë e ka përdorur për overdraft dhe kapital qarkullues. Biznesi 58% të kredisë në lekë e ka përdorur për kapital qarkullues dhe overdraft dhe vetëm 42% për pasuri të palujtëshme. Individët 30. 2% të kredisë në lekë e kanë marrë për overdraft dhe mallra jo të qëndrueshëm, 54% për pasuri të paluajtshme, 11. 4 % për mallrat ë qëndrueshëm dhe 4. 2% për zhvillim aktiviteti. Individët kredi në euro për overdraft dhe mallra jo të qëndrueshme kanë marrë 4. 1%, për pasuri të paluajtshme 88. 4% dhe për aktivitet 3%. Shikojeni me kujdes, individët marrin kredi në valutë për të blerë apartamente, në këtë mënyrë fusha monetare e pasurive të paluajtshme dominohet nga valuta dhe jo nga leku shqiptar. Euroizimi i ekonomisë shqiptare ka dhënë pasoja negative të dukshme në këtë fushë duke e shmangur dukshëm lekun shqiptar. Sa u përket depozitave ato kanë ardhur në rënie të dukshme. Nga 641 miliardë në 2015 në 619 miliardë në prill të 2016. Depozitat në lekë nga 339 miliardë në 2015 në 326 miliardë lekë në prill të 2016. në valutë janë ulur nga 300 miliardë në 2015 në 293 miliardë lekë në prill 2016. Të dhënat e mësipërme dhe niveli i inflacioni rreth zeros në vitet e fundit tregojnë se ekonomia shqiptare ka qenë në kurthin e likuiditetit. Kurth likuiditeti do të thotë që edhe pse ulen normat e interesit njerëzit janë indiferent ndaj marrjes së kredive. Në këtë mënyrë kurbat përkatëse janë vertikale dhe të pandjeshme ndaj ndryshimit të normave të interesit. 
Dinamika e treguesve monetarë 
Treguesit monetarë janë të lidhur në mënyrë organike me nivelin e rritjes ekonomike. Përmendim këtu formulën kryesore monetariste M*V=P/D*Y, që do të thotë se oferta monetare e shumëzuar me shpejtësinë e qarkullimit të parasë duhet të jetë e barabartë me PBB-nënominale(çmim i deflatorit që shumëzon PBB-në reale). Rritja ekonomike në kushte normale, pa rritje të shpejtësisë së qarkullimit të parasë, shoqërohet më rritjen e krahut të majtë, pra të treguesve agregatë monetarë. në se do kishim rritje ekonomike do kishim edhe rritje të këtyre agregatëve. Të dhënat tregojnë se nuk kemi rritje të tyre për pasojë nuk kemi as rritje ekonomike. Është rasti i parë, historik që agregati M3është ulur. Vetëm agregati M1është rritur dhe kjo ka arsye rritjen e depozitave në lekë pa afat dhe të llogarive rrjedhëse. kjo do thotë se qytetarët kanë ulur depozitat me afat dhe kanë rritur llogaritë rrjedhëse. 
Sigal