Alarmi: Alkooli i lirë, burim metanoli shkak për paralizë e verbim

652
Sigal

Alkooli i lirë, burim metanoli i cili shkakton paralizë, verbim si dhe vdekje!

Çdo disa muaj, statistikat tregojnë një numër të madh të njerëzve te cilët bien të sëmurë, pas një martesë apo festim tjetër. Sëmundjet, të cilat shpesh përfundojnë në vdekje, vijnë nga alkoli i keq dhe jashtë mase i lirë i cili përmban një masë të madhe metanoli. Përhapjet e mëdha të helmimit nga metanoli sa vijnë e shtohen, dhe njerëzit çdo ditë në botë, nuk e kuptojnë se kur blejnë një shishe alkol të lirë në të njëjtën kohë janë dukë rrezikuar edhe jetën e tyre. Ekspertët thonë se në shumë vende të varfëra, nëse diçka shkon keq, stafi mjekësor nuk i ka pajisjet apo eksperiencën për të shpëtuar dikë nga helmimi i metanolit. Në një lagje të varfër të Jakartës në Indonezi, njëri prej banorëve tregon rastin e tij, ku për pak desh humbi jetën si pasojë e alkolit të lirë dhe shumë të keq. Në Indonezi, një shishe me alkol, kushton diku tek 1 dollarë. Gjatë natës, trupi i tij e kishte përfunduar përpunimin dhe tretjen e alkolit dhe më pas ai filloi të përpunonte metanolin, duke e metabolizuar atë në një formë acidi shumë toksik. Trupi i tij gradualisht u bë gjithnjë e më acid, duke i dhënë dhimbje gjoksi, dhimbje stomaku, dhimbje koke dhe shikim të paqartë. Doktori ishte në gjendje të shpëtonte jetën e tij, por ai pësoi dëmtime të përhershme. Ai pësoi paralizë të përkohshme në trup dhe lëvizja e plotë nuk u rivendos kurrë. Sytë e tij ishin dëmtuar rëndë ,gjatë viteve në vijim ai humbi shikimin pothuajse plotësisht. Gruaja e tij e la dhe ai tani është i varur nga komuniteti i tij për të mbijetuar. E megjithatë ai ndihet shume me fat që shpëtoi dhe është ende gjallë, pasi dy nga partnerët e tij të pirjes atë natë vdiqën./BBC