Akullore dhe produkte ushqimore pa etiketë, AKU bllokon dy lokale në Dajt e Durrës

560
Sigal

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi aktivitetin e një lokali në zonën e Dajiti ku konstatua se prodhohej dhe tregtohej akullore në mungesë të plotë të kushteve higjeno-sanitare dhe teknike-teknologjike. Ky produkt tregtohej pa etiketë dhe me makinë private, pra jo në makinë frigoriferike. Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit, AKU mori këto masa administrative:

  1. Gjobë me vlerë 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare,
  2. Gjobë me vlerë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  3. Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të vetëkontrollit,
  4. Gjobë me vlerë 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
  5. U vendos bllokimi i aktiviteti për ushtrim veprimtarie në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi kontrolle dhe në qytetin e Durrësit, ku një një subjekt bar-kafe në zonën e plazhit u konstatuan disa lloje produktesh të cilat kishin mungesë etiketë në gjuhën shqipe si (birra, pije freskuese, majonezë, kechup, kapuçino bustinë, ujë dhe qumësht). Gjithashtu, subjekti ushtronte aktivitetin si fast-food në kundërshtim me ligjin (ndërkohë që rezulton i regjistruar si bar-kafe) dhe nuk dispononte sistem gjurmueshmërie për produktet. Për kundravajtjet e konstatuara, AKU mori masat administrative ndaj subjektit:

  1. Gjobë me vlerë 50,000 lekë për etiketim produkti në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe rregullatore,
  2. Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  3. Bllokim i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit “fast-food” duke qenë se subjekti ishte i regjistruar vetëm si bar-kafe.