AKU bllokon djathë me përmbajtje niseshteje në Kamëz e Shkodër

799
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar edhe sot në të gjithë vendin aksionin për inspektimin e dyqaneve të bulmetit, baxhove dhe fabrikave të përpunimit të qumështit. Gjatë inspektimit të sotëm, AKU zbuloi në Bulevardin Blu në Kamëz, në një market një sasi prej 11.5 kg djathë, më përbërje niseshteje.
Ndërkohë që sasia e produktit u sekuestrua, u mësua dhe origjina e tij. Po kështu, ditën sotme, në një dyqan në Shkodër u gjend dhe sekuestrua një sasi prej 8 kg djathi me niseshte.
AKU njofton se aksioni po vazhdon në të gjithë vendin nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Vlerësimit të Riskut, Besnik Jakaj; Drejtorit të Menaxhimit të riskut, Kreshnik Totaj; dhe Përgjegjësit të Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe ndërgjegjësimit të Konsumatorit, Granit Sokolaj.
Për të gjitha rastet AKU njofton sektorin e krimit ekonomik të Policisë së Shtetit. Urdhri i AKU nuk ka të bëjë vetëm me bllokimin e këtyre produkteve në dyqane, por edhe me zbulimin e origjinës dhe vendit të prodhimit të produktit, si dhe marrjen e masave për parandalimin e prodhimit te ketyre produkteve.
Sigal