Aksioni kundër informaliteti, Shehaj: Mbi 47 mijë kontrolle në të gjithë vendin

708
Që prej nisjes së operacionit kundër informalitetit Drejtoria e Tatimeve bën me dije se janë ushtruar mbi 47 mijë kontrolle dhe se ka konstatuar vetem 8% shkelje. Sipas të dhënave niveli i shkeljeve të konstatuara në krahasim me disa ditë më parë është ulur me 3%. Për Drejtoren e Përgjithshme të Tatimeve kjo lidhet me rolin trajnues të tatimorëve ndaj bzneseve.
Shehaj: “Deri në datën 23 shtator janë kryer 47 mijë kontrolle. Në një studim të përgjithshëm që kemi bërë vetëm 8% e tyre janë gjetur në shkelje dhe kjo për faktin se Administrata Tatimore ka menduar që të trajnojë taksa-paguesit të jenë në përputhshmëri me ligjin dhe jo ti gjobisi ata.”
Drejtorja e Tatimeve u shpreh se janë shtuar bizneset me kasa fiskale si dhe taksapaguesit gjatë muajit shtator.
Shehaj: “Kemi një rritje të xhiros së deklaruar nëpërmjet kasave fiskale me 35% krahasuar me shtatorin e vitit 2014 apo në vlerë 14 mld lekë. Vetëm për 25 ditët e shtatorit janë 14377 subjekte të cilat janë regjistruar pranë QKR.”
Drejtorja e Tatimeve shpjegoi edhe ligjin e ri “Për procedurat tatimore” tashmë i miratuar edhe nga parlamenti në bazë të cilit parashikohet ashpërsimi gjobash për biznesin në rast shkeljesh.
Sigal