AKBN revokon 90 leje minerare

720
Sigal

Mungon Garancia e Rehabilitimit të Mjedisit prej 2 milionë dollarësh

Në kuadrin e monitorimit të aktivitetit minerar në vend, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, ka marre një sërë masash në zbatim të legjislacionit minerar.

 1. Masa te marra ndaj subjekteve minerare të cilët nuk kishin përmbushur detyrimin për depozitimin e garancisë për rehabilitimin e mjedisit

 Evidentim dhe marrje masash për likuidimin nga subjektet që nuk kishin paguar Garancinë e rehabilitimit shuma e pa paguar ishte mbi 2 milion dollarë (gjatë 2 muajve të fundit të vitit 2013 është bërë arkëtim mbi 1.3 milion dollarë në buxhet).

Numri i lejeve të propozuara për revokim është 182 leje për mospagesat e garancive për vitet 2011-2012, totali i shumës së papaguar 88.613.837 lekë ose rreth 868.763 USD, prej të cilave aktualisht janë revokuar 90 leje minerare në zbatim të Nenit 40 Ligjit 10304 datë 15.07.2010.

 Mungesa e Garancisë së Rehabilitimit të Mjedisit

 Propozim për revokim182

 Revokuar         90

 Pezullim aktiviteti       109

 2. Masa të marra ndaj subjekte minerare, të cilët nuk kishin përmbushur detyrimin e raportimeve periodike

Periudha
Nr. Subjekteve
Vlera e Masave administrative(000/leke)
Tetor – Dhjetor 2013
480
51.700
Janar – Gusht 2014
358
62.600
Propozim për revokim
94
 
Pezullim Aktiviteti
38
 
Shuma
882
125.100

Për këto subjekte është marre dhe masa pezullimi aktiviteti deri në plotësimin e detyrimeve sipas Ligjit 10304 datë 15.07.2010. Janë informuar Ministria e Rendit, Perfekti i Qarkut, Drejtoria e Tatimeve dhe në vazhdim do të procedohet me propozimin për fillimin e procedurave të revokimit nëse nuk sjellin programin për rinovim.

 Gjatë vitit 2014, subjektet që ushtrojnë aktivitetin minerar në Republikën e Shqipërisë, kanë përmbushur detyrimet për raportimin vjetor për Planin e Punës pranë A.K.B.N.-së.

 Kështu, duke e krahasuar me vitin 2013, ku shifrat ishin në nivelet e 38% raportim për të gjithë vitin, deri në Shtator të vitit 2014, 74% e subjekteve kanë dorëzuar pranë strukturës përkatëse A.K.B.N. dokumentacionin për Planin Vjetor të punës. Duhet theksuar se një përqindje e konsiderueshme e këtyre subjekteve kanë realizuar edhe pagesën e garancisë së rehabilitimit për vitin 2014.