Ahmetaj: Tenderi ndërkombëtar për zonën e lirë të Spitallës, në fund të Korrikut

667
Ministri i Zhvillimit Ekonomiik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj gjatë takimit me sipërmarrës në Tiranë të kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës, Erjon Velia, u shpreh se në fund të muajit Korrik do të hapim konkursin ndërkombëtar për zonën e lirë ekonomike në Spitallë, që ka risi: të jetë dritare e vetme shërbimesh dhe lehtësira fiskale. Ne do ta bëjmë Shqipërinë dhe zonën një qëndër të manifakturës rajonale dhe pse jo, evropiane.
“Për zonat e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik”, i cili përfshin lehtësira të rëndësishme konkurruese ligjore dhe proceduriale, hartuar në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Zhvillim (CID) pranë Universitetit të Harvardit (SHBA). Ligji parashikon lehtësi fiskale sipas praktikave më të mira ndërkombëtare në zonën e lirë industriale. Zhvilluesit dhe përdoruesit do t’u ulet 50% pagesa e normës së tatim-fitimit për 5 vitet e para. Ata që do të investojnë në zonë, brenda 3 viteve nga fillimi i veprimtarisë ekonomike, u njihen si shpenzime të zbritshme të periudhës tatimore, 20% e shpenzimeve kapitale vjetore, pavarësisht shumave të amortizimit sipas ligjit të tatim-fitimit për periudhën e parë 2-vjeçare. Furnizimi i mallrave shqiptare për t’u vendosur në zonë, konsiderohen si furnizim për eksport me “zero” TVSH, do të përjashtohet projekti i zhvillimit nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ndërsa ndërtimet aty do të përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme për 5 vjet. 
Zhvilluesit ose përdoruesit e zonës përjashtohen nga taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Shpenzimet për paga dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore që punëdhënësi paguan për punëmarrësin, njihen 150 % e vlerës gjatë vitit të parë fiskal të ushtrimit të aktivitetit. Kostot e trajnimit të punonjësve në zonat teknologjike dhe zhvillimit ekonomik për efekt të llogaritjes së tatim-fitimit do të njihen si shpenzime të njohura në periudhë tatimore me dyfishin e vlerës për një periudhë 10-vjeçare nga fillimi i veprimtarisë ekonomike. 
Sigal