Ahmetaj: Shumë shpejt qeveria në betejë kundër informalitetit

661
TIRANË – Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi se shumë shpejt Qeveria do të nisë betejën e re kundër informalitetit.
Deklarata e ministrit Ahmetaj u bënë gjatë prezantimit të raporteve të indekseve të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë.
“Sipas raporti të Dhomës Gjermane 50 % e të anketuarve shprehen se pritshmërie e biznesit janë të mira. Ndërsa sipas raportit Dhomës Amerikane të Tregtisë. 66% e kompanive kanë gjeneruar të ardhura nga eksportit. Humbja e eksporteve nga lëndët djegëse është zëvendësuar nga eksporti dhe makinerive dhe produkteve të agrobiznesit.”- tha Ahmetaj.
Ministri duke pasqyruar konkluzionet e dy indekseve vlerësoi se pritshmëria parashikon një përmirësim të dukshëm.
“Indeksi i klimës së biznesit tregon se ka një përmirësim të klimë së biznesit. Sipërmarrja ka besim te reformat ekonomike. Pritshmëria parashikon një përmirësim të dukshëm. Rritje ekonomike prej 1.9 % në 2014, Me e larta në rajon. 33% e bizneseve mendojnë se performaca është rritur. Sipërmarrja ka reflektuar vështirësitë e veta. Së fundi ligji i zonave ekonomike. Që i jep mundësi sipërmarrjeve të përqendrohen në një zonë të lirë ekonomike si ajo e Spitalles”- u shpreh Ahmetaj.
Në përfundim të prezantimit të dy indekseve Ahmetaj theksoi se ato i japin besim qeverisë për të vijuar me reformat.
“Të dy indekset na kanë dhënë mbështetje të pavarur na kanë dhënë edhe mësim për nevojat dhe besim për të vijuar me reformat.”- tha Ahmetaj. 
Sigal