Ahmetaj: Shqipëria ka dalë nga kriza ekonomike

166

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka folur mbrëmjen e sotme në një media për zhvillimet ekonomike në vend. Ahmetaj ka deklaruar se Shqipëria ka dalë nga kriza ekonomike. Sipas tij, janë rritur eksportet dhe është kthyer prodhimi. “Faktet tregojnë rritje eksportesh. Ekonomia i është kthyer prodhimit. Nga janari deri në mars është shënuar rekord investimesh. Shqipëria ka dalë nga kriza ekonomike”, ka thënë ministri Ahmetaj.