Ahmetaj: Në 300 ditët e ardhshme prioritet zhvillim zonave industriale

765
Sigal

TIRANE – “Në Shqipëri ka 12 zona industriale që nuk janë vënë në funksion, ku qeveria po punon për një paketë zhvillimi të tyre.” Deklarata u bë nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, gjatë konferencës përmbyllëse të programit veror të studentëve të Harwardit. Ministri Ahmetaj theksoi se qeveria ka ngritur një grup pune ku ka vizituar të 12 zonat në fjalë për të hartuar një paketë zhvillimi të këtyre zonave. Ahmetaj tha se zhvillimi i zonave industriale mbetet prioritet i qeverisë për 300 ditët në vijim, ndërsa nënvizoi edhe arritjet e qeverisë në vitin e parë të mzhorancës së majtë. “Para disa muajsh paraqitëm paketën fason, një paketë e parë e këtij lloji në vendin tonë që është bërë në bashkëpunim me Team Albania, ungrit me syjgerimet e sektorit. Tradita e deritanishme ka qenë që sipërmarrja e kërkonte zgjidhjen tek momentale, kjo është paketa e parë që fokusohet tek produktiviteti i saj. Ky është një nga sukseset e 300 ditëve, që vetëm në 260 subjekte ka hapur 3200 vende të reja pune, dhe niveli i kontratave është rritur me 30%. Ka 12 zona industriale dhe asnjë prej tyre nuk është vënë në funksion. Ne jemi duke u fokusuar se pse këto nuk kanë funksionuar, për të parë të gjithë elementët që njëra prej tyre të fillojë të funksionojë. Grupi i punës së bashku me zonat industriale ka vizituar të 12 zonat e dështuara industriale, po punohet për një paketë zhvillimi të këtyre zonave. Zonat industriale është një sektor për zhvillimin e vendit dhe tërheqejne e investitorëve të huaj.” tha Ahmetaj Duke vijuar më tej, Ahmetaj tha se krahasuar me qeveritë parardhëse, kabineti Rama po fokusohet në gjetjen e një zgjidhje konkrete të problemeve kyçe sot në ekonomi. “Po punohet intensivisht për turizmin, integrimin ekonomik rajonal. Për sektorin e bujqësisë, po fokusohemi tek fermeri si institucion i zhvillimit ekonomik, dhe te prodhimi vendas në favor të uljes së importit dhe promovimit të eksportit duke e kthyer bujqësinë në një sektor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik. Modeli i ri ekonomik është ky që po ushtrojmë së fundmi, në jemi një vend që akoma nuk kemi potencialin për të bërë gjithccka, dhe qeveria vendos të fokusohet tek kthimi i problemit në një burim suksesi, kjo ndodh për herë të parë, duke i dhënë zgjidhje në terren dhe konkrete.” u shpreh ministri

Peleshi: Rifituam besimin e BE, objektivi prej 2% rritje ekonomike i arritshëm
Nga ana e tij zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se qeveria gjatë këtyre 300 ditëve ka ndërmarrë reforma të rëndësishmë që sipas tij kanë rikthyer edhe besimin e Bashkimit Europian, të cilat u finalizuan edhe me marrjen e statusit. Megjithatë sipas Peleshit, krahas reformave, sërish mbetet punë për t’u bërë. “Ne besojmë që kemi një ëndërr dhe nuk kemi thjesht një plan. Për të bërë rilindjen nuk duhet vetëm strategjia por duhet ëndrra dhe dëshira për ta ndjekur atë. Sot qeveria shqiptare e ka ëndrrën dhe njerëzit për të realizuar. Që në ditët e para të qeverisë kuptuam se nuk duhen reforma gjysma, por reformat të plota. Brenda 300 ditëve kemi marrë besimin e BE, duke marrë kështu statusin. Edhe BB e FMN na kanë besuar dhe kemi arritur marrëveshje. Kjo ishte një tjetër arritje e qeverisë shqiptare. Kemi mundur të ndërtojmë Këshillin Ekonomik Kombëtar që mund të them se është një institucion. Në krahasim me qeveritë e kaluar ne kemi vendosur se kemi përpara një mision me reforma të shumta. Mesazhi i 23 qershorit ishte ai për një transformim jo i një rotacioni politik. Kemi sfida të mëdha përpara, ekonomia shqiptare kërkon një model të qëndrueshëm.” tha Peleshi. Zëvendëskryeministri theksoi se mazhoranca gjeti vendin në një vështirësi ekonomike, ndërsa shtoi se objektivi i qeverisë për rritje me 2% të ekonomisë është i arritshëm. “Modeli ekonomik i këtyre viteve është ezauruar. Nëse reformat bëhen sa për të kaluar radhën atëherë trashëgon situatat si ato që na lanë ne. Anëtarësimi në BE për ekonominë shqiptare do të thotë më shumë mundësi, por ka edhe sfida. Në 300 ditë qeverisje kemi pasur disa arritje që na bëjnë të jemi optimist për të ardhmen duke dalë nga tatëpjeta ekonomike. Objektivi i rritjes ekonomike prej 2% është i arritshëm duke parë rezultatin e këtyre 300 ditëve. Ne i besojmë fort përmirësimit të klimës së biznesit.” Nënvizoi Peleshi.