Ahmetaj inspektime me grupet e terrenit në pikat e karburanteve

686
Grupe të inspektimit të pikave të tregtimit të karburanteve, në kuadër të aksionit për rimëkëmbjen e sektorit, po kryejnë inspektime përgjatë rrugës së vjetër që të çon te Qendra Tregtare “TEG”, nga rreth rrotullimi i Senatoriumit e në vazhdim të rrugës, deri te TEG.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, i bashkohet në terren grupeve të inspektimit, ku pika e ndalesës do të jetë te “IT Oil”.
Dy javë më parë qeveria Shqiptare njoftoi publikisht nisjen e një aksioni për Rimëkëmbjen e sektorit të hidrokarbureve, për t’i dhënë fund abuzimeve në kurriz të qytetarëve dhe në kurriz të buxhetit të shtetit. 
Sigal