Ahmetaj flet si ministër i Financave: FMN konfirmoi konsolidimin e reformave

762
Arben Ahmetaj foli për herë të parë në Kuvend si ministër i Financave, i emëruar dy ditë më parë nga kryeministri Rama. Ai komentoi miratimin e rishikimit të ecurisë së ekonomisë nga FMN. Sipas tij ky institucioni ka bërë një konfirmim të konsolidimit të reformave në Shqipëri.
Ahmetaj: FMN ka bërë një konfirmim të konsolidimit të reformave në Shqipëri. Shumëkush e di që buxheti i shteitt është likuid. Madje ka likuiditete të marra në tregun ndërkombëtar në një mënyrë të suksesshëm të quajtur Eurobond me një kosto më të ulët sesa 5 vite më parë.
Ajo që ndodhi dje në bordin e FMN dje është konfimrimi i të gjitha reformave që qeveria ka marrë.
Dua ti kujtoj të gjithë atyre që kanë vënë në pikëpyetje dy rishikimet e fundit të FMN. Ne vërtetuam edhe njëherë që në një vit fiscal ne nuk abuzuam me financat shqiptare dhe në një vit të vështirë fiscal ne nuk rritëm taksat dhe për më tej kemi garantuar rritje të konsoliduar ekonomike, 2.75%. Është vendi i dytë në rajon për nga rritja ekonomike pas Malit të ZI dhe vendi i dytë për investimet e huaja nominalisht. Kjo nuk është e rastësishem.
FMN vë gishtin aty ku duhet, në risqet që ka ekonomia shqiptare. Qoftë të jashtme qoftë të brendshme.
Risku i koncesioneve në të gjitha vendet që kanë 500 vjet që japin koncesione përmbajnë një risk buxhetor nëse janë të pakujdesshme si ato të energjisë elektrike të dhëna në 8 vitet e fundit.
A pati risk buxhetor gjithë ajo kolori me koncesione me cmime përtej tregut? SIgurisht pati. Cila ishte? Ishte fundosja e KESH dhe për më tepër ishte edhe ajo gropë në buxhet që buxheti në 8 vitet e fundit është detyruar të garantojë duke rritur borxhin publik.
Po Rapiskan nuk është risk? Sigurisht që është risk. Risk për sipërmarrjen, por risk edhe për buxhetin sepse do të duhet të përballesh me një dileme.
Sigal