Ahmetaj: Ekonomia shqiptare, ka hyrë në një rrugë të qëndrueshme reformash agresive

733
Pas publikimit të Raportit “Doing Business 2016” që e rendit Shqipërinë në vendin e 97 ka reaguar edhe ministria e Ekonomisë. Në një dalje për mediat, Arben Ahmetaj dha se kjo renditje ishte e pritshme nga ana e qeverisë, për shkak të dy indikatorëve.
Arben Ahmetaj: Në raportin e vitit 2016 Shqipëria renditet në vendin e 97 në botë, renditje që ndikohet nga dy indikatorë, sic janë dhënia i lejeve të ndërtimit dhe marrja e certifikatës së pronësisë e pagesa e taksave. Kjo renditje ishte e pritshme për qeverinë Shqiptare për shkak të zhvillimeve të lidhura me këta dy indikatorë. Me dnërmarrjen e reformës territoriale Këshilli Kombëtar i Territorit ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të lejeve të ndërtimit me qëllim harmonizimin e instrumentave të planifikimit territorial në kaudër të ndarjes së re territoriale. Dhe për një arsye tjetër, disiplinimin e dnërtimeve në Republikën e Shqipërisë. Kjo është një qasje afatgjatë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë. Ne jemi të bindur që në raportin e vitit të ardhshëm kjo reformë do të gjejë një reflektim të drejtpërdrejtë në vlerësimin e indikatorit.
Të rëndësishëm për vendin e quan dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi. Kjo e fundit sipas Schnoll ka shumë probleme që duhen zgjidhur dhe vendi nuk duhet të deshtojë në këtë reformë.
Arben Ahmetaj: Për t’i dhënë një përgjigje zerave që e kanë quajtur “goditje” për ekonominë shqiptare apo e atyre që e duan Shqipërinë të fundit në rajon përsa i përket konkurrueshmërisë, dëshiroj tju them se ekonomia shqiptare ka hyrë në një rrugë të qëndrueshme reformash aggressive që shkojnë në thelb të ekonomisë, tek produktiviteti dhe konkurrueshmëria.
Ahmetaj më tej tha se “Në thelb Shqipëria nuk është se ka humbur vende në raport me vetëveten. Në raport me vetëveten përkundrazi ka përmirësime, por sigurisht kjo është një sfidë e konkurueshmërisë që vendi ka me rajonin”
Sigal