Ahmetaj: 2015-a, vit i privatizimit Gati projektet për 65 shërbime

784
Sigal

TIRANE –  Një sërë sektorësh publikë të cilët deri më tani nuk kanë ofruar shërbime cilësore për qytetarët dhe që janë kosto për financat publike, pritet të privatizohen gjatë vitit 2015. Ishte ministri i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj i cili paralajmëroi dhënien me koncesion të disa shërbimeve publike, ndërsa shtoi se janë gati 65 projekte. Sipas tij, ky vit i ri do të vendosë një marrëdhënie të re me kontraktorët, ku pritet të konkretizohet me lehtësimin e procedurave për të kaluar në projekte konkrete.

Një sërë sektorësh, që në traditë kanë qenë në kurriz të buxhetit sot fillojmë të shihen ndryshe duke i parë nëpërmjet kontraktimeve, në shërbime më cilësore. Prej disa muajsh në ministri po punohet në bashkëpunim me ministri të tjera, institucione për të rikonceptuar procedurat e koncesioneve në përfitim të qytetarëve. Është bërë një analizë e thellë e koncesioneve e shërbimeve publike. Të mundësohet lehtësimi i procedurave, të kalohet tek projektet konkrete. Qajsa jonë ndryshe lidhet me një marrëdhënie të re që përfshin gamën më të gjerë të mundshme kontraktorë publik-privat duke përfshirë shërbime që deri tani kanë qenë kosto për financat publike e kanë lënë për të dëshiruar te qytetarët. Të rrisim eficencën e këtyre shërbimeve, gjithashtu në vend që të thithim dhe të shpenzojmë fonde publike, t’i bëjmë të prodhojnë cilësi shërbimesh për qytetarët dhe fonde publike në favor të buxhetit”, tha ministri Ahmetaj në një konferencë për mediat.

Nga ana tjetër kreu i dikasterit të Ekonomisë, i bëri ftesë sipërmarrësve që të paraqesin idetë e tyre për “projekte konkrete për partneritete publik- privat në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, pa kufij”.