Administrata publike, Ahmetaj: Pagat do të rriten 7%.Fondi i posaçëm shkon 7.2 miliardë në nivel 12-mujor

Ministri i Financave Arben Ahmetaj sqaroi se, pagat për administratën do të rriten 7 për qind dhe se fondi për këtë rritje shkon 7.2 miliardë në nivel 12-mujor. 

“Ka një fond tjetër për transferimet nga administrata publike në atë lokale dhe është hera e parë që ka një shumë kaq të konsiderueshme në dispozicion të administratës publike, duke filluar nga mjekët e duke vazhduar me mësuesit, policët, ushtarët”, tha Ahmetaj. 

Shefi i financave shqiptare nënvizoi se, paketa e rritjes do të ketë edhe një “fytyrë sociale” sa i përket pagave të ulëta. “Kjo rritje bazohet tek suksesi i reformës, tek rritja e pagave pa borxh”, shtoi Ahmetaj.