900 OJF në kontroll nga Tatimet për pastrim parash dhe financim të terrorizmit

919
Sigal

Tatimet do të ushtrojnë kontrolle të rrepta ndaj rreth 900 organizatave jofitimprurëse (OJF). Ministria e Finanacave ka zbardhur udhëzimin që rregullon procedurat që do ndiqen nga organet tatimore, si organ mbikëqyrës, për kontrollin e veprimtarisë së OJF-ve, me qëllim shmangien e mundësisë së përdorimit të tyre për pastrim parash apo financim terrorizmi. OJF-të jo vetëm do të kenë detyrimin për të raportuar për transfertat te Tatimet, por edhe kontratat që ato kanë me donatorët, detyrim që u vu në ligjin e ri për OJF-të, i miratuar vitin e kaluar. Sipas udhëzimit, organet tatimore të juridiksionit çdo gjashtë muaj evidentojnë dhe i raportojnë “Njësisëqendrore”, strukturë përgjegjëse në DPT, për OJF-të që zhvillojnë aktivitet pa u regjistruar, OJF-të me status pasiv dhe OJF-të që nuk dorëzojnë deklaratat tatimore, sipaspërcaktimeve të legjislacionit në fuqi. Strukturat e kontrollit të tatimeve në terren, evidentojnë OJF-të që

ushtrojnë aktivitet në territorin e tyre dhe kontrollojnë periodikisht regjistrimin në organin tatimor, përditësimin e të dhënave të regjistrimit, deklarimin e të punësuarve, si dhe zhvillimin e veprimtarisë ekonomike.

Kontrolli i pasqyrave financiare të OJF-ve

1.Drejtoritë rajonale tatimore të juridiksionit ngarkojnë punonjësit të specializuar dhe të

trajnuar për shqyrtimin e pasqyrave financiere të OJF-ve, në varësi të numrit të OJF-ve që

administrojnë, të cilët analizojnë veçanërisht, por pa u kufizuar në:

a) Burimet e financimit të OJF-së

b) Veprimtarinë ekonomike të OJF-së, nëse zhvillon veprimtari ekonomike.

c) Përdorimin e fondeve dhe mënyrën e qarkullimit të tyre.

d) Asetet e OJF-së dhe burimin e krijimit të tyre.

2. Informojnë “Njësinë Qendrore” në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për OJFtë

që nuk kanë dorëzuar pasqyrat financiare vjetore dhe gjithashtu për masat administrative të ndërmarra ndaj tyre.

Kontrolli operacional i OJF-ve

Organet tatimore të juridiksionit ushtrojnë kontroll të thelluar operacional ndaj OJF-ve. Gjatë kontrollit operacional duhet të mbahen parasysh sa më poshtë dhe jo vetëm:

1. Evidentimi i burimeve të financimit, marrëveshjet për grantet e përfituara, marrëveshjet për dhurimet dhe donacionet, dokumentimin e kuotave të anëtarësisë;

2. Verifikimi nëse OJF-ja realizon veprimtari ekonomike dhe nëse ka të ardhura nga kjo

veprimtari;

3. Verifikimi i deklarimit pranë organit tatimor të numrit të llogarisë bankare ku i kalojnë

donacionet;

4. Verifikimi i faktit nëse fondet e organizatave jofitimprurëse mbahen në llogari

bankare dhe nëse transferimi apo transaksionet financiare në lidhje me këto fonde kryhen

nëpërmjet sistemit bankar, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi;

5. Kryerja e detyrave nga organi më i lartë vendimmarrës, bordi i drejtorëve, apo mbledhja e përgjithshme e anëtarëve, në lidhje me:

a) Miratimin e pasqyrave financiare të paraqitura nga organi ekzekutiv;

b) Mbikëqyrjen e organizatës jofitimprurëse, me qëllim parandalimin e përdorimit të burimeve të organizatës për qëllime terroriste, në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

c) Marrëveshjet për grantet, dhurimet dhe donacionet.

6. Verifikimi nëse fondet e grumbulluara janë përdorur për qëllimin e deklaruar.

7. Nëse organizatat jofitimprurëse, që ushtrojnë veprimtari ekonomike, dhe realizojnë

fitime, i përdorim ato për përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në statut dhe në aktin e

Raportimi i rasteve të dyshimta

Organet tatimore i raportojnë rastet e dyshimtat të konstatuara, të përdorimit të OJF-ve për pastrim parash apo financim terrorizmi, “Njësisë qendrore” në DPT. Njësia qendrore në DPT, pasi e vlerëson rastin ia përcjell atë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ledjana Saliu