6-mujori 2014, Tatimet: Albpetroli përmirëson të gjithë treguesit

705
Sigal

TIRANE – Në 6 muajt e parë të vitit, kompania shtetërore e naftës Albpetrol sh.a ka rritur kontributin financiar në buxhetin e shtetit shqiptar me 1.2 miliardë lekë, 63% me shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Statistikat zyrtare të Tatimeve flasin për atë se, se që nga shtatori i vitit të kaluar, prodhimi i naftës nga vetë shoqëria Albpetrol sh.a është rritur 41%. Nga 80.5 ton që prodhoheshin në Shtator 2013, aktualisht prodhohen 127.2 ton naftë në ditë. Gjithashtu, rezulton i rritur edhe numri i puseve aktive të shoqërisë. Në Tetor 2013 Albpetrol sh.a kishte 786 puse active, ndërsa sot ka 874 puse nafte active, afo 100 më shumë.

Ndërkohë, ka përfunduar ristrukturimi i shoqërisë, duke kaluar nga 2.894 punonjës në Tetor 2013, në 1.950 punonjës më 30 Qershor 2014. Brenda 300 ditëve të para janë rikthyer në punë rreth 500 specialistë të vjetër të naftës, të cilët ishin larguar padrejtësisht nga puna vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike. 

Brenda 300 ditëve të para janë ringritur strukturat studimore të vetë Albpetrol sh.a dhe janë aktivizuar projekte madhore për Shqipërinë, si ai i Dumresë. Paketa e re fiskale, e hyrë në fuqi më datë 1 Janar, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me Albpetrol sh.a, ka sjellë dyfishimin e pagesave të kryera nga kompanitë e Marrëveshjeve Hidrokarbure ndaj buxhetit të shtetit

Gjithashtu, është ulur ndjeshëm borxhi që i kishin Albpetrol sh.a kompanitë e Marrëveshjeve Hidrokarbure. Nga 67.606 Ton naftë, që ishte borxhi në vitin 2013, sot borxhi është në shifrat 8.241 Ton naftë, pra është ulur me 59.365 ton, duke qenë tetë herë më i vogël.