405 mijë shqiptarë që numërohen si të punësuar, nuk paguajnë sigurime

755
Sigal

Statistikat zyrtare të INSTAT tregojnë se në Shqipëri numërohen si të punësuar rreth 1.1 milionë shqiptare sipas të dhënave të vitit 2017, por mbi 36 për qind e tyre nuk janë të përfshirë në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore gjatë vitit 2017 paguan sigurimet 694,411 persona ose 63 për qind atyre që numërohen në punë. Siç shihet nga të dhënat një pjesë e madhe e të punësuarve në vendin tonë nuk punojnë për një pagë, ato janë të vetëpunësuar pa pagë, janë të punësuar në të zezë ose bëjnë punë të papaguar në bizneset e familjes dhe ne bujqësi. Burimet nga INSTAT bëjnë me dije se punësimi në të zezë në pjesën më të madhe te tij është i përqendruar në sektorin bujqësor.

Në fund të vitit të të kaluar të dhënat nga bilanci i forcave të punës tregojnë se 461,680 numëroheshin të punësuar në bujqësi, por këto vetëm 58 mijë fermerë paguan sigurime gjatë vitit të kaluar. Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se ndërmjet 1.1 milion të punësuarve shqiptarë, rreth 600 mijë shqiptare nuk punojnë në ndonjë kompani, por janë aktivë si të vetëpunësuar në ndërmarrjet e familjes ose si punonjës të papaguar që kontribuojnë ndërmarrjet e familjes. Puna kundrejt një page të rregullt mujore nuk ka përhapje të gjerë në mesin e të punësuarve. Në punësimin me pagë sektori publik ende përfaqëson një pjesë të rëndësishme të punësimit në paga (36 për qind). Gratë kanë më pak qasje në punë “të mirë”. Pothuajse një e treta e grave janë punëtorë pa pagesë në familje dhe në krahasim me një të pestën e meshkujve. Kjo nënkupton se vetëm një e treta e grave të moshës 15-64 vjeç paguhen çdo muaj për punën që bëjnë. Burrat më shumë ka ngjarë të jenë punëdhënës dhe të vetëpunësuar. monitor