3-mujori i dytë, rriten shpenzimet dhe indeksi në ndërtim

719
Në sektorin e ndërtimit për banesa në 3 mujorin e dyte te 2015 vërehet rritje e shpenzimeve për materialet e ndërtimit, ato hidro-sanitare, të makinerive dhe pagat, duke ndikuar në rritjen e indeksit në ndërtim.Në 3-mujorin e dytë indeksi i kushtimit në ndërtim për banesa ndryshimi vjetor arriti në 0,4 %, nga 0,2% që ishte një vit më parë, njofton sot INSTAT.Krahasuar me tremujorin e dytë 2014, vërehet se rritjen më të madhe e dhanë grupet “Shpenzime page” me 0,6 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,2 %.Krahasuar me të njëjtën periudhë, ulja më e madhe vjetore u vu re në indeksin e grupeve “Shpenzime materiale” me 1,1 % dhe “Shpenzime energjie” me 0,8 %.
Në tremujorin e dytë ndryshimi tremujor i indeksit është 0,3 %, ku indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” pësoi rritjen më të madhe me 0,7 % krahasuar me tremujorin e parë. Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e patën nëngrupet “Materiale hidro-sanitare” me 1,3 % dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 1,0 %. Krahasuar me tremujorin e parë 2015, grupet “Shpenzime page” dhe “Shpenzime makinerie” u rritën me 0,3 % secili.
Më ulje, krahasuar me tremujorin e mëparshëm rezultuan Indekset e grupeve ”Shpenzime të tjera” me 0,9% dhe “Shpenzime transporti” 0,2 %. 
Sigal