Ahmetaj: Në fund të 2019-s borxhi publik nën 64,9%

807
Sigal

Ministri i Ekonomise Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediat u shpreh se duke filluar që nga viti 2019 do të ketë rritje të pagave në shëndetësi, arsim, polici si dhe rritje pagash për trupat diplomatike.

Më tej gjatë deklaratës Ahmetaj rreshtoi dhe një sërë sektorësh të tjerë ku do të bëhen investime. Ahmetaj pohoi se fondi shtesë për pagat në sistemin e shëndetësisë është 1 miliard lekë. Ndërkohë, për arsimin do të shkojnë 1.5 miliardë lekë.

“Nuk grumbullon borxh të ri, kemi ulur borxhin publik, investimet publike do të insistojnë në 900 milionë dollar. Borxhi 64.9 për qind në fund të 2019-s e trashëguam në rreth 84 për qind.

Do të ketë rritje pagash shëndetësi (4650 mjeke dhe 80865 infermiere), arsim 7 për qind rritje (35783 staf mësimor me fond 1.5 miliard), policët mbrojtja, trupi doplomatik (rritje pagash të diplmatëve me 20 për qind)në

Bonusi i bebeve nëpërmjet çekut të bebes parashikohet 30 mijë famile, fond 2 miliard lekë. Do të ketë lehtësim të barrës fiskale ulja e normës së tatimit të fitimit. Transporti falas 20 mijë nxënës dhe 10 mijë mësues. Rritet fondi për shëndetësinë dhe mbrojtjën sociale me 2.4 miliardë lekë.

100 qendra shëndetësore të rikonstruktuara. Deri në 2021 të gjitha qendrat shëndtëore do të jenë të rikonstruktuara.

Gjitashtu akset rrugore si rruga e Arbrit, është në procedurë, Thumanë-Vorë-Kashar, Orikum-Dukat, Milot-Morinë.”- u shpreh Ahmetaj.