14 hotelet që u hetuan nga Autoriteti i Konkurrencës

2127
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur mbylljen e proçedurës së hetimit paraprak në tregun e shërbimeve të hotelerisë, pasi nuk ka gjetur asnjë provë apo evidencë direkte apo indirekte që të provojë një marrëveshje apo sjellje të bashkërenduar midis konkurrentëve për fiksim të çmimeve të shërbimit të hotelerisë. Hetimi kishte nisur pasi pranë Autoritetit të Konkurrencës ishte depozituar një ankesë, në të cilën pretendohet se nga disa hotele në Tiranë, Sarandë etj, janë kryer shkelje të Ligjit nr 9121, “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, duke përdorur pranë emrit të tyre emrin “Tirana Hotel”, e cila sipas ankimuesit përbën një kufizim të konkurrencës në tregun e hotelerisë. Gjithashtu, ankimuesi pretendon se është konstatuar edhe ofrim i shërbimeve me çmime të ngurtësuara dhe të fiksuara nga ana e tyre, si dhe praktika të bashkërenduara në caktimin e tyre dhe ndarjen e tregjeve të këtyre shërbimeve.
Hotelet që u hetuan
1. Shoqëria “Grand Hotel” Sh.p.k, regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.26013, datë 21.06.2001, në formën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT: K11414001L, me seli në: Rr. “Ismail Qemali”, Tiranë.
2. Shoqëria “Golden Eagle” Sh.p.k, (ROGNER Hotel) regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT J61806015D, me seli në: Tirane, Blv: Dëshmorët e Kombit.
3. Shoqëria “Mak Albania” Sh.p.k, (SHERATON Hotel) e regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 4453, dt. 24.05.1994, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT J61821059A, me seli në: Rr. Perlat Rexhepi”, Tirane.
4. Shoqëria “Diplomat H Y” Sh.p.k regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.6764, dt. 16.09.1993, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT J61814106E me seli në: Rruga Sulejman Delvina, Tirane.
5. Shoqëria “SKY HOTEL’S” Sh.p.k regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.CN-228874-10-13, dt. 23.10.2013, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT L32126014G me seli në: Rruga Ibrahim Rrugova, Tirane.
6. Shoqëria “Airport Hotel Tirana” Sh.p.k regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.CN-123120-02-08, dt. 28.08.2008, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT K81422027F me seli në: Rruga Nikel, Durrës.
7. Shoqëria “SAHHILBA” Sh.p.k (Iliria Hotel) regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.5695, dt. 20.07.1993, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT J91413001N me seli në: Rruga Elbasanit, Tiranë.
8. Shoqëria “HCT Boutique” Sh.p.k (City Hotel) regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.CN-460714-05-14, dt. 08.05.2014, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT L41629007G me seli në: Rruga Ismail Qemali, Tiranë.
9. Shoqëria “7 Seven Group ” Sh.p.k (Seven Hotel) regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.CN-112205-01-08, dt. 20.10.1994, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT L41629007G me seli në: Rruga e Kavajës, Tiranë.
10. Shoqëria “Livia 2006” Sh.p.k (Livia Hotel) regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.37029, dt. 05.10.2006, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT K31809008K me seli në: Rruga Qemal Stafa, Tiranë.
11. Hotel NOBEL, regjistruar si person fizik, me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, nr CN-084196-06-15, datë 09.06.2015, me adresë Rr.Urani Pano, Tiranë.
12. Hotel FIRENZE, regjistruar si person fizik, me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, nr CN-542211-04-11, datë 22.04.2011, me adresë Bulevardi Zogu i Parë, Tiranë.
13. Hotel EUROPA, regjistruar si person fizik, me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr CN-711932-11-14, datë 10.11.2014, me adresë Rr.Reshit Collaku, Tiranë.
14. Hotel CAPITAL TIRANA, regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.CN-668415-01-12, datë 30.01.2012, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT L12304018B me seli në: Rruga Qemal Stafa, Tiranë.
Sigal