1.38 miliardë lekë më shumë se një vit më parë për OSHEE

658
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë publike të dhënat e muajit korrik sa i takon pagesës së faturave të energjisë.
ASHEE njofton se arkëtimet këtë muaj arritën në 4,88 miliardë lekë. Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2014 janë 1,38 miliard lekë më shumë ndërsa krahasuar me korrikun e vitit 2013 rezulton të jenë arkëtuar 1,66 miliard lekë më shumë.
Në total, si 7-mujor, arkëtimet arritën në vlerën e 39,3 miliardë lekë, thënë ndryshe 12,9 miliardë më tepër se periudha Janar-Korrik 2014 (49% rritje), dhe 17,2 miliardë më shumë se 2013-a (78% rritje).
Kjo do të thotë se, janë mbi 104 milionë dollarë më shumë arkëtime si 7-mujor krahasuar me vitin 2014 dhe mbi 139 milionë dollarë më shumë arkëtime nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2013.
Nga ana tjetër, humbjet në rrjet vijojnë reduktimin. Në korrik 2015, humbjet zbritën në nivelin 30.6%. Krahasuar me korrik 2014 kemi 6% më pak humbje ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013 kemi 13% më pak humbje.
Humbjet në total si 7-mujor, tekniket dhe jo tekniket, arritën në 32.1%, nga 39.8% që ishin në të njëjtën pjesë të vitit 2014-n, dhe 45.1% të regjistruara në 7-mujorin e parë 2013. 
Sigal