Ruzhdi Begaj: Nuk vuajmë më shumë nga cilësia e ligjit, por nga mos zbatimi i ligjit

797
Problemet e arsimit shqiptar kalojnë zigazake të pamenduara, ashtu si dhe vetë gjuha shqipe. Furtunat që kanë kaluar mbi gjuhën shqipe e kanë bërë atë edhe më solide, por edhe delikate. Idetë për ristandartizimin apo ndryshimin kanë bërë që gjuhëtarët të thonë fjalën e kujdesshme dhe tashmë shihet një farë qetësie në dëshirën e madhe të disa krijuesve për ristandartizim. Ndrësa kohët e fundit është folur shumë për ligjin e ri për arsimin, si dhe për mitmarrjen në arsim. Pavarësisht se si kane evoluar ngjarjet, problemet me mitmarrjen janë të përsëritshme, ashtu siç janë ende pa fund diskutimet për ligjin e ri për arsimin e lartë. 
Po flitet shumë për ristandardizimin e gjuhës shqipe, cili është mendimi juaj?
Tipari kryesor dallues i qytetërimit të një populli është gjuha e tij, ruajtja dhe zhvillimi i saj,si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti. Dua të kujtoj me këtë rast vlerësimin për gjuhën shqipe të Holger Pederson,i cili thotë : -Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur , që duhet të jetë krenaria e folësve dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit te vjetër shqiptar. Standardizimi i gjuhës shqipe,ruajtja e rrënjëve autentike dhe zhvillimi i saj sipas ligjësive gjuhësore,është një detyrë me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare; me rëndësi kombëtare, sepse një komb nuk mund te ekzistoj gjuhën e ve dhe funksionet e saj. Është me rëndësi ndërkombëtare,sepse është pjesë e kulturës botërore. Kur vdes një gjuhë vdes një kulturë. Kur bastardohet dhe humbet identitetin një gjuhë,bastardohet dhe humbet larmishmërinë autentike kultura botërore. 
Problem tjetër i gjuhës sonë janë huazimet e shfrenuara. A dëmtojnë ato gjuhën?
Gjuha shqipe është një vlerë kombëtare, shumë dinamike dhe e larmishme. Për rrjedhojë të gjitha huazimet mund te gjejnë një fjalë të bukur zëvendësuese shqipe. Por kjo s’mund të jetë një detyrë thjesht spontane dhe qytetare,por një detyrë parësore institucionale dhe shtetërore. Ndoshta unë s’mund të jap një mendim të konsoliduar,por gjithsesi hedh idenë se duhet të ketë specialiste të lincensuar dhe penalitete, kur duhet mbajtur qëndrim ndaj abuzimit me gjuhën e shkruar dhe të folur,se paku ne median e folur dhe te shkruar. 
Drejteshkrimi, shumë flitet por pak këmbëngulet, madje ka mësues që neglizhojnë. A dihen pasojat?
Është e vërtet se shumë mësues kanë problem drejtshkrimin dhe drejtshqiptimin. Është e patolerueshme një mangësi i tillë, sepse mësuesi mëson keq dhe e përcjell të deformuar tek nxënësit dhe komuniteti në tërësi. Por një nga zgjidhjet mund të jetë provimi i detyruar i gjuhës dhe gramatike shqipe. Kjo duhet të jetë e detyruar për te gjithë studentet në të gjitha degët e universiteteve.. 
Aktualisht flitet shumë për ligjin e ri për arsimin e lartë. Cili është mendimi juaj?
Së pari,dua të theksoj se ne nuk vuajmë më shumë nga cilësia e ligjit, por nga mos zbatimi i ligjit. Sa për argument po ju sjell si shembull Ligji i arsimit parauniversitar që ka hyrë ne fuqi qysh ne viti 2012, po shume dispozita të tij nuk po zbatohen edhe sot e kësaj dite dhe veprohet me urdhra dhe udhëzime që janë në kundërshtim me këtë ligj. Edhe Ligji për arsimin e lartë është politizuar dhe nuk po zbatohen procedurat që duhet të kaloj një ligj. Pozita dhe opozita e shikojnë gjithçka bardhë e zi. Së bashku me grupet e interesit shtrojnë si problematike, pavarësinë e tenderimeve…dhe me të drejtë tarifat e larta të studimit, titujt akademik etj. Por heshtin për nivelin e ulët shkencor, prodhimin e diplomave dhe titujve akademik e shkencor pa vlerë. Pra ligji kërkon një bashkëpunim në nivel specialistësh të pa varur, ndërkohë që e dirigjon politika. Presidenti e ktheu me argumentet e veta ,të cilat qëndrojnë, por unë nuk di nëse motivacioni refuzues është politik apo koshienca ndaj parregullsive… Gjithsesi pozita e sheh Presidentin si “armikun ” e saj politik dhe s’mer parasysh fare gjithçka që është e argumentuar, së paku formalisht. 
Gangrena e arsimit shqiptar, mitmarrja…
Mitmarrja dhe niveli shumë i ulët i studenteve është një fenomen që po i merë frymën demokracisë universitare. Ky është një realitet jo vetëm i Universiteteve të metropolit por mbar shqiptar. Kjo realizohet nga të korruptuarit aktiv dhe pasiv ,është një marrëveshje e pranuar dhe një krim i pa ndëshkuar. Sot për sot është vështirë të frenohet me këtë nivel institucionesh dhe me këtë klime politike. Ka shume pedagog me nivel mediokër shkencor, për të mos thënë skandaloz. Duhet një dorë e fortë dhe një pjesëmarrje e gjerë shoqërorë,për të fituar këtë betejë. Prioritetet e qeverisë në këtë drejtim ,duhen të jenë dalja nga varfëria ekstreme,per t’u dhënë mundësi shkollimi të gjitha shtresave. Qeveria duhet të kërkoj detyrat dhe detyrimet ligjore nga qytetaret,por duhet edhe të mbaj premtimet dhe të plotësoj detyrat dhe detyrimet që ka ndaj tyre. I shoh ende larg hapësirat e qeverisë për universitete me parametra bashkëkohore 
Po flitet se shoqëria shqiptare në çdo aspekt të saj është maskiliste, ju çfarë mendimi ndani?
Po ! E shoh shumë maskiliste shoqërinë shqiptare. Përpjekjet për t’a luftuar këtë fenomen janë shumë simbolike dhe pak serioze. Unë mendoj se kjo betejë fitohet në radhë të parë duke u ndërgjegjësuar e gjithë shoqëria, por në veçanti femra shqiptare, për të mos t’a ndierë veten inferiore dhe të pa fuqishme. Gjithsesi institucionet.
Sigal