Një obelisk për Mustafa Dedenikën

593
Shoqata “Labëria”- nderoi me titullin “Mirënjohje e Labërisë”, këngëtaren me famë të “Labërisë” dhe të Shqipërisë: Maja Aliçka!
*Po, në këtë ceremoni, për arsye shëndetsore nuk u ndodh njeriu që nderon më shumë se sa nderohet, Kryetari i Shoqatës Atdhetare, Kulturore “Dukati”: z. Mustafa Dedenika, të cilit i dedikojmë këto pak radhë, dhe këtë “obleisk”, në gazetën e tij, “Telegraf” të cilën e ndjek në çdo numër dhe mban përditë përpara syve!… 
-Në jetë ka njerëz të mirë që mëson e fryëzohesh prej tyre, po ka dhe të këqinj që e pëson dhe vuan prej prej tyre. Kemi njohur në jetë edhe nga ata njerëz që lodhen duke ndihëmuar, dhe gjen me shumicë dhe prej atyre që lodhen duke penguar…
Dhe kush nuk njeh dhe nuk ka njohur në jetë, në punë në gjithë veprimtarinë e tij gjithëkush, njerëz të tillë. Dhe fatkeqsisht nga të parët ka me pakicë dhe nga të dytët gjen me shumicë mes nesh. 
Në modelin e njeriut të mirë, që lodhet duke ndihmuar, dhe frymëzon duke i shërbyer dhe jo duke rrëmbyer vendit, vendlindjes së tij, Dukatit, qytetit të Vlorës, bën pjesë edhe qytetari i qytetruar, prindi model, inxhinieri pasionant i pyjeve në pension; Mustafa Dedenika. I dhëmb shpirti, dhe nuk ndihet i qet, duke prishur edhe qetsinë e tij, madje edhe shëndetin, kur sheh pylltarinë shqiptare, natyrën, Llogoranë, Karaburunin, faunën të degraduar dhe përçunduar nga marrëzia dhe babëzia e abuzuesve me pushtet…
Mendimet e tij të vyera, pikë referimi për politikat e sotme dhe të perspektivës, të cilat shpesh i ka shpalosur në faqet e shtypit të ditës, i ka veçuar lexuesi, e sidomos specialistët. 
Mustafa Dedenika është njeriu model,i cili nuk do kurrë të ulet më qosh të konakut, dhe kur i takon vendi, por proferon të unjet në fund të vatrës- duke qënë e mbetur një ysmetçi i zellshëm për bashkëorigjiansit e tij- më tregonte miku ynë Ariz Kapo, një ndër veprimtarët e njohur të shoqatës “Dukati”, e kam parë edhe me syt e mi! 
Lidhjet e ngushta që mban me njerëzit e fshatit të tij, të lindjes, me miqtë dhe veprimtarët e njohur të qytetit të Vlorës dhe të vendit, e bëjnë veprimtarinë e Mustafa Dedenikës të nderuar, prej të cilit bashkëorigjinasit dhe bashkëqytetarët i heqin kapelen, për kontributin e tij: qytetar, atdhetar e kulturor. 
Gazeta “DUKATI” ndër të rrallat, në radhët e shoqatave të njohura të “Labërisë”, ka vitin e XI e të saj, kjo falë zellit dhe mundit të kryetarit të shoqatës Mustafa Dedenika dhe sponsorizimeve nga bij të Dukatit: Ferjat Mëhilli dhe Gëzim Çapo! Nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të tij, botohet gazeta, në faqet e së cilës gjen shkrime të të gjithë gjinive,tema historike, të traditës, prozë, po edhe poezi nga autor të njohur të fshatit Dukat, nga treva e Labërisë, njerëz të penës, etj. 
Një vend të veçantë në faqet e gazetës, nën kujdesin e tij, zë vend të përhershëm: Nderimi i bijve nga Dukati, pra ndarja nga jeta e bijve dhe bijave të fshatit, të cilët përcillen me nderim dhe respektin e veçantë edhe në faqet e kësaj gazete! Kjo rubrikë është më e veçanta dhe më e çmuara. 
Veprimtaritë patriotike në kuadrin e “Pavarësisë Kombëtare” dhe të Çlirimit të Vendit, u zhvilluan denjësisht nën kujdesin e kreut të shoqatës, duke marë pjesë dhe u ndjerë krenar për vendlindjen e tyre dhe për varizin e fshatit Mustafa Dedenika edhe personalitet e njohur të vendit dhe më gjerë, bij të Dukatit: Birçe Hasko, Ago Nezha, Hasan Halili, Maja Aliçka, Isuf Bodo, por dhe Elmaz Rodakaj, Sherif Tava, Ariz Kapo…po dhe miku i nderuar i Dukatit, kryetari i Shoqatës Labëria Vlorë, Ahmet Demaj, biri i çmuar i Vlorës dhe i “Labërisë” Dr. Bujar Leskaj, bijtë e bijat, pasardhës, nipërit dhe mbesat e të gjithë dukatasve, të cilët çmojnë kontributin,vlerat dhe meriton: NJË OBELISK të ngritur nga DUKATASIT dhe jo vetëm, për birin e tyre Mustafa Dedenika. 
Vargjet e publikuara, të publicistit të njohur: Kristo Mërtiri më 
ngacmuan:… 
S’dua tjetër dekoratë,
S’dua jargë pushtetari,
Një qoshe në Dushkarak, 
Ngre të vdekurin nga varri… 
Teksa po hidhja këto pak rreshta, besoj si i shkojnë, (për analogji) i përshtaten, mes “Dekoratës” më të lartë, të merituar e dhenë dje z. Mustafa Dedenika- nga Dukatasit, Labërit, Vlonjatët,etj!
Sigal