Koli Alkanjari, shtyllë e arsimit në Myzeqe

1609
Koli Allkanjari ka lindur në Krutjen e Poshtme, më 08.11.1906, në një familje patriotike dhe arsimdashëse. Të pakënaqur ekonomikisht, në 1912, prindërit e tij largohen për t’u vendosur në fshatin Mërtish e më pas në Sopëz. Jo larg Sopezës, në Këmishtaj, në një dysheme përdhese, hodhi hapat e para të rrugës së arsimit. Shkolla e parë shqipe, me 25 nxënës në Këmishtaj, ishte hapur në shtator 1916, me mësuesin Themi Dhima. Prindërit e strehuan në Lushnjë, në familjen e Gaq Pjetrit, për të vashduar shkollën Plotore, të cilën e mbaroi në 1926. 
Nga Normalja e Elbasanit në Roskovec, Berat dhe Skrapar
Është një episod në çastin e takimit me Prof. Xhuvanin. “Koli mbante në dorë deftesën e notave. Xhuvani la “Olovetin” dhe sapo i hodhi një vështrim deftesës së notave, bëri një gjest dashamirës. Në tavolinë ishte një vazo me trëndafila. Xhuvani këputi një petale trëndafili dhe e vendosi sipër ujit të gotës që ishte plot. – E shikon? E mbajti fletën dhe s’u derdh uji, tha ai.-Ta pranojmë djalin! Dhe kështu u regjistrua edhe pse mësimet kishin filluar. Nga mesi i vitit II për mospagesë të faturës financiare, ndërpret studimet dhe vjen në shtëpi. Tani për t’u ripranuar, i ati do të përdorte miqësinë me deputetin e zonës, z. Ferit Vokopola. Në 1931 Allkanjari përfundon Normalen e Elbasanit me rezultate të mira. Pas mbarimit të Normales u emërua në Rroskovec, ku punoi për një vit shkollor. Pasi kreu ushtrinë (1932-33), u emërua mësues në Sinjë dhe Luar të Beratit. 5 vjet punoi mësues Koli në shkollën e Luarit (1933-38) dhe më pas emërohet në shkollën Këmishtaj, Lushnjë. Gjatë Luftës II Botërore z. Koli u vu në krye të protestës së mësuesve të fshatit. Në majin 1945, z. Koli ishte kryetar i komisionit të ndarjes së tokave dhe në shtator1945 emërohet në Zaloshnjë të Skraparit. Në vjeshtë 1946, transferohet në Kolonjë të Lushnjës dhe bie në kontakt me frymën patriotike që mbizotëronte nga patriotë si: “Bozollarët” dhe “Robot”, të cilët gëzonin një popullaritet të madh. Në këtë kohë Ministria e Arsimit hapi një kurs për kualifikimin e kuadrit mësimdhënës për shkollat 7-vjeçare, ku u përfshi edhe z. Koli. U pajis me dëshmi e cila shkruante: “…në bazë të Vendimit të KM nr. 519 mbi pajisjen me dokumantacion aftësie të mësonjësve, z. Allkanjari i jepet titulli “Mësonjës i shkollës 7-vjeçare”.
Drejtor dhe Shef i Arsimit
Në këtë kohë Koli emërohet drejtori i shkollës 7-vjecare në Këmishtaj. Së bashku me të mësimdhënës të tjerë kanë qenë edhe Enver e Sanije Draçini, (motër e vëlla nga Shkodra), Iraki Refaili nga Korça, Hysen Hashorva nga Gjirokastra, Karolina e Donika Kallupi, Ismete Zabzuni nga Elbasani etj. Të gjithë nxënësve që mbaruan klasën e shtatë u doli bursa për të vazhduar arsimin e mesëm. Ai i ka lënë me shkrim emrat e nxënësve të parë që mbaruan 7-vjeçaren: Trifon Cauli, Llaqi Bida, Vasil Baba, Sotir Mita, Filip Naço, Jorgji Velo, Sokrat Kotiçi, Petro Lena, Pandi Thanaraku, Thoma Prifti etj. Me punë të palodhur ai e ktheu shkollën e fshatit në një shkollë model me rezultate dhe disiplinë në rreth. Në detyrën e drejtorit të 7-vjeçares qendroi deri në 1953. Pas këtij viti ai emërohet shef i Seksionit të Arsimit në Gradishtës, zonë që përfshinte shkollat: e Këmishtaj, Sopëz, Spolatë, Babunjë, Remas dhe Karavasta. Gjithashtu ai u caktua si përgjegjës i zonës për kurset kundër analfabetizmit. Nga duart e tij kanë dalë kuadro si: Andon, Diella, Prenda e Ndini Cauli, Themie Thomai, Mihal Gjini, Rrapi Koçi, Selim Kolushi, Sokrat, Naje e Perikli Kondakçiu, Petraq Allkanjari, Petro e Spiro Toni, Shefqet e Skender Koçi, Todi Stambolliu, Marie, Ngjelina, Liljana, Themije, Athina, Andon, Lazar e Rako Allkanjari, Sotir e Petraq Tashi, Simon Qose, Themie e Spiro Pjetri, Gjergji, Hilli e Olimbi Mile, Todi Illiu, Trifon Petro, Veri Qose, Zarika e Sokrat Naçi, Liri Peqini, Simon e Eleni Davidhi, Sotir Mita, Todi Ndoni, Llazar Liko, Mina e Todi Dhima, Pilo Qose, Rako Daka, etj. Më vonë, vajzat do të drejtonin vetë kurset mes të cilave si drejtuese u dalluan: Naje Cauli, Naqe Mone, Sofie Xhile, Sije Gjata, Lime Koçi, Vasa Pjetri, Naunka Qorri, Fatime Mango, Naje Pupi, Urani Dhima, Vara Qose, Gona Dhima, etj. Gjatë karrierës së tij si mësues e drejtues i asimit, z. Koli, kishte si detyrë edhe qëmtimin e mbledhjen e visarit të folkloristikës. Bashkëpunoni edhe me mbledhës të tjerë që të shmangni përsëritjen e dërgesave”. Në vitet 1962 -1964, Koli ishte në krye të shkollës së Këmishtajt. Koha e pensionit për të ishte një periudhë aktive me kujdesje për fëmijë, nipër e mbesa. Kontribut në krijimin e hapësirave të tij për punë në arsim, ka luajtur edhe bashkëshortja e tij, Sija, njëra prej 12 fëmijëve të Ngjelina Allkanjarit. Z Koli vdiq në vitin 1981, duke lënë pas një emër të nderuar dhe fëmijët që njihen për kontributin e tyre në fusha të ndryshme si mjeku Petraq Allkanjari, mësueset Gona e Athinaja si dhe Kristina, Agroni e Liria në të tjera detyra. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Koli Allkanjari, u organizua nje sesion përkujtimor. Për të është shfaqur një dokumentar televiziv, është shkruar një monografi, komuna e Gradishtës e ka lartësuar emrine tij në shkollën e mesme, etj. Për merita të veçanta në fushën e arsimit, zoti Koli është nderuar me titullin “Qytetar nderi”. 
Sigal