Edmond Doko:Të bëhesh dirigjent i zoti duhet të kalosh male vështirësish.

648
Sigal

INTERVISTA/ Flet dirigjenti i TOB Edmond Doko: Nga politikanët në opera vjen  pothuaj rregullisht  Zoti Neritan Ceka dhe Visar Zhiti

Në një vepër operistike janë këngëtarët, orkestrantët, balerinët, ku ti duhet të përçosh mendimin tënd që ke për çdo autor. Kërkohet një komunikim sa më perfekt me trupat artistike. Njohje e thelle që ke për veprën, për stilin, mesazhet, gjuhen dhe emocionin e saj. Patjetër duhet te jesh mjeshtër i  koordinimit e te dish te përcjellësh në mënyrë sa me perfekte vlerat e veprave trupave artistike e te gjthe se bashku, t’ja përcjellësh ato. në mënyrë korrekte e emocionale, publikut. Teatri kërkon artistë të sprovuar e për artistët e rinj këshillohet përgatitje e gjithanshme, e tillë që sapo përmendem e aktivizim shkallë-shkallë. Këto probleme janë trajtuar në këtë intervistë me dirigjentin Edmond Doko.

 Tashmë u vendos në skenë në TOB një vepër disi e veçantë, çfarë ishte kjo vepër dhe pse komentohet kaq shumë “Historia e një kënge”?

Nga pikëpamja muzikore, baleti mbi një vepër qe  është bazuar mbi një temë ne variacion. Kjo teme është nje kënga. Kjo këngë  varion në ritme të ndryshme, në situata të ndryshme, në gjendje  të ndryshme emocionale dhe mbi këtë ndërtohet shfaqja ne fjale, qe është sjelle pas 40 vjetësh. Sigurisht vjen disi e riparë, e freskuar e dinamizuar emocionalisht dhe disa ndërhyrje qe janë futja e këngës  për tirane dhe nje romance per dashurine te shkruajtura nga i njëjti autor pikërisht dhe ato rreth 40 vite me parë. Në këtë rivënie të re, të nxjerrë nga arkivi, nga pluhuri i kohës, jemi përpjekur  jo thjesht për ta prurë natyrshëm por për  ti qëndruar sa më shumë besnik kohës në të cilën është krijuar, për të treguar se si një vepër, që kishte disa, tendenca  avaguarde për kohën, ku përsa i përket mënyrës se si ishte konceptuar, nuk u mirëprit nga emisarët kulturor te kohës, apo nga vetë klishetë e kohës, ndaj dhe kjo shfaqje u dha vetëm njëherë në atë vit dhe nuk u shfaq më.

Ku bazohej ky material muzikor?

Ajo që mund të them unë, ( jam i sigurt), është se materiali muzikor, ka dy momente:  një në zhvillimin në variacione të kësaj kënge, melodie të bukur me një frymëzimi të veçantë të Nikolla Zoraqit, dhe njëkohësisht ndërthurja e materialeve që sipër përmenda. që përshkruajnë, deskriptojnë gjendje emocionale te ndryshme  Do te veçoja freskinë që muzika propozon, qe te kujton më tepër natyrën e muzikës se hollit, ku sensi argëtues e deskriptues eshte evident, por tek tuk dhe dramacitet për aq sa lejon përmbajtja qe gjithsesi bazohet në perditshmërinë e kohës, paçka se në këtë rivënie është përpjekur të theksohet dhe censura e kohës, dmth kemi të bëjmë me një histori të një kënge qe merë përsipër të tregoj dhe historinë personazhezh, që koha i trajtoj herë me “inat” e herë me “përkëdheli”. Nga pikëpamja muzikore nuk ishte një muzikë  baleti tipik, (si psh Halili dhe Hajria apo Plaga e 10 e Gjergj Elez Alisë) me tema  të mëdha dhe me konflikte të mëdha historike por dhe muzikore. Është e veçantë se trajton një temë te ditës, një dashuri qe “kërciste” në rrethanat e kohës. Pra thjesht është një balet me tematikë sociale. Kjo nuk ishte  e natyrshme për kërkesën e kohës, ndaj ne në këtë vepër kemi shtuar dhe pjesë të tjera të autorit si kënga e njohur për Tiranën, sepse dhe ‘ngjarja”  në balet zhvillohet në Tiranën e viteve 1970. Këto vite, fundi i viteve ‘60 dhe fillimi i viteve ’70, Tirana përjetoi një liberalizëm të jetën artistike që  kulmoi me Festivalin e 11-të. Është një vepër që i përshtatet më shumë nga njëra ane rinisë që ata të kuptojnë se si e përjetonin moshatarët e tyre  atë periudhë, por dhe të rinjve të dikurshëm që nostajgojne moshën, por besoj jo realitetet agresive te asaj kohe..

A është e vështirë të drejtosh sot si dirigjent një lloj të tillë baleti?

Të drejtosh, dmth të jesh dirigjent, vetë si princip është shumë e vështirë.  Për më tepër dhe çdo punë me njerëz është e tillë. Në sensin konkret në raport me veprat e tjera, ky balet ka të tjera problematika. Unë tashmë besoj se kam aq eksperience ashtu si dhe vetë orkestra apo trupa baletit te TOB që është shumë e kompletuar dhe me eksperience,  kështu që në këtë kuptim problemet tekniko muzikore, i kemi ezauruar përgjithësisht dhe po i filtrojmë që  vepra të mirëvijë me  nivel artistik sa më të lartë. Problemi më  i vështirë për drejtim në këtë rast, është thellimi, në vlerën e veprës, për ta interpretuar atë në mënyrë sa më profesionale, adekuate. Vështirësia e dytë është se kjo muzikë nuk është një muzikë tipike, baleti, por është paksa midis muzikës e lehtë, pak  muzikë hollit, pra ka ritëm të zhdërvjellët rinor, nuk është një balet stereotip, skematik, por ngjashmëria është se dhe ky bazohet mbi numra, pra numri i parë, i dytë e me rradhë. Secili numër ka ritmin e vetë, emocionin e vet, karakterin e vet,  muzika propozon argëtim e dëfrimi, lajtmotivet lirike diku  tendosen emocionalisht, “konfliktohen” apo dramatizohen disi e ne fund   harmonizohen në një finale që kulmon bukur gjithë tablonë e veprës.

Dirigjent, një profesion jo shumë i përhapur.   A është e vështirë sot të jesh dirigjent?

Po, është e vështirë, pasi  është një ngarkesë e madhe, ku nga njera anë duhet të garantosh përcjelljen e autorit në drejtim të publikut, në kohën që nuk  luan direkt vetë, pra  veprën do ta realizosh me “ndërmjetësit”. Në një lloj mënyre jo çdo gjë është në dorën tënde. Pra rëndësi të posaçme merë përveç përgatitjes personale dhe përgatitja e bashkpunëtorëve dhe sidomos komunikimim profesional e njerëzor me ta. Në një vepër operistike janë këngëtarët, orkestrantët, balerinët, ku ti duhet të përçosh mendimin tënd që ke për çdo autor. Kërkohet një komunikim sa më perfekt me trupat artistike. Njohje e thelle që ke për veprën, per stilin, mesazhet, gjuhen dhe emocionin e saj. Patjetër duhet te jesh mjeshtër i  koordinimit e te dish te përcjellësh në mënyrë sa me perfekte vlerat e veprave trupave artistike e te gjthë së bashku, t’ja përcjellësh ato. në mënyrë korrekte e emocionale, publikut. Sidoqoftë kjo “ndërmjetësi” është gjithmonë problematike, pasi është sa teknike dhe po aq  njerëzore. Jo gjithmonë gjerat funksionojnë në sinkron, gjithë secilin ndikon, përgatitja por dhe humori apo gjendja emocionale e gjithsecilit ndikon e kështu me radhe. Janë dhe proceset e problematikat se si procedohet për përgatitjet e veprave: si fillon përgatitja në studio e si mbaron e kurorëzohet mundi i të gjithëve në skenë.  Të  bëhesh dirigjent i zoti duhet të kalosh male vështirësish. Kushti i parë është të qënurit shume i talentuar, kushti i dyte përgatitja e gjithanshme ne te gjitha disiplinat artistike dhe e treta eksperienca.  Të drejtuarit si dirigjent apo me saktë të interpretuarit e një vepre skenike, opera apo balet domozdoshmerisht bëhet me “ndërmjetësin” e trupave artistike, siç janë trupa e solisteve, orkestrës, korit apo baletit. Përsosmëria e komunikimit me ta sjell dhe rezultatit e dëshiruar, “ rikrijimin” e veprës se aksh autori dhe përcjelljen e saj me emocion e nivel artistik tek publiku.

Në tregun muzikor shqiptar shikohet se ka një ngushtësi pune, sidomos për dirigjentët. Cili është mendimi juaj?

Tregu muzikor përsa i  përket operës dhe baletit, është shumë specifik, shumë i ngushtë, i përqendruar vetëm në TOB dhe tek orkestra e RTSH-së. Këto janë dy institucione që  merren me muzikën serioze. Mendoj se deri në një farë mënyre ka pasur vend për dirigjentët, sepse aktiviteti është  i ngjeshur, për të dyja informacionet, dhe duke qenë i tillë një apo dy dirigjent s’mund ta përballojnë ngarkesën e këtyre trupave, por nga ana tjetër nuk është shumë normale që një dirigjent, të dali vazhdimisht para publikut, sepse ka nevojë dhe publiku për figura të reja sikundër dhe orkestrantët kanë nevojë për kontakte të reja me dirigjent të tjerë, mjaft që të jenë të përgatitur e profesionist. Them se ka vend për më shumë dirigjent te rinj, por duhet pranuar që shkolla duhet të rishikojë kurikulat që përgatisin dirigjent te rinj dhe sidomos duhet te jete me rigoroze ne perzgjedhjen e të rinjve që aspirojnë të bëhen dirigjent.

Përse në pjesën dërrmuese dirigjentët  janë meshkuj, mos vallë është profesion mashkullor?

Kjo ka ngelur si traditë, por megjithatë ka dirigjente femra në vendin tonë,  siç janë Zana Turku,  që është dirigjente kori me karrierë, por ndër të rejat do të veçoj Deniela Kuraja. Por dua të theksoj se mos dalja e dirigjenteve femra është defekt me shume i shkollës se sa i institucioneve artistike.  Ne jemi në karrierë dhe shikojmë si te perfeksionohemi dhe jo se kush shkollohet apo do të shkollohet, femër a mashkull. Universiteti duhet të punojë me shume në këtë drejtim pasi nuk  duhet të krijohet boshllëk. Kërkon “tregu” dhe të rinj dhe pse jo dhe femra. 

Po shkolla jonë aktuale, a mund të nxjerrë dirigjent që të konkurojnë në nivelin evropian?

Fakti që ne prurjet për dirigjentja i kemi të pakta vlen të diskutohet në shumë drejtime. Unë di dhe flas për shkollën që kam mbaruar, brezi im është rezultat i nje shkolle serioze e rigoroze, shkollë me kërkesa. Sot përderisa nuk po dalin dirigjent diku ka një ngërç. Unë jap mësim klasen e operas, nuk jap dirigjim në Universitetin e Arteve dhe nuk jam i informuar ne detaje se si po ecet me degën e dirigjentëve. Unë jap  mësim ne lëndë specifike për operën, ndërsa, për dirigjimin ka pedagogë të tjerë.

Në këndvështrimin tuaj, kush janë problemet e dirigjimit sot?

Problemi i parë është shkolla. Pra çdo gjë fillon nga përgatitja e dirigjentëve të rinj. Përzgjedhja duhet të jetë me rigoroze dhe duhet të përzgjidhen minimalisht muzikantë shumë të talentuar, me kërkesa shumë të gjera,  jo vetëm muzikore, pra me një formim të plotësuar ne te gjitha disiplinat artistike,  që të jenë sa me superior e që të përballojnë disiplinat artistike shtesë dhe nga ana tjetër ata që dalin nga bangat e shkollës duhet ta fillojnë punën shkallë, shkallë. Ne që kemi mbaruar për dirigjent, ëndëronim  TOB-in, por punonim gjithfarë në muzikë, e  trupa artistike të vogla e te mëdha , amatore e profesioniste,  kore fëmijësh e mikse orkestra e orkestra frymore, festivale fëmijësh e festivale të rriturish. Prandaj dhe këta dirigjentë të rinj kanë një fushë të gjerë që do tu japë më shumë eksperiencë pra vetëm me një eksperiencë të gjithanshme mund të drejtojë një trup profesioniste e komplekse siç është TOB apo orkestra e RTSH-së. Duhet një  bashkërendim dhe pershtatje e kurikulave të shkollës me ato të tregut.  Dirigjent simfonik mund te bëhesh pasi përfundimit të shkollës me nivel të lartë dhe pasi të fitosh  dhe eksperiencë shkallë shkallë. Të  bëhesh dirigjent i zoti duhet të kalosh male vështirësish. Kushti i parë është të qënurit shume i talentuar, kushti i dyte përgatitja e gjithanshme ne te gjitha disiplinat artistike dhe e treta eksperienca.

Keni 30 vjet si dirigjent. Keni vënë re se kush nga udhëheqësit e regjimit komunist apo politikanët e sotëm ëshët ndjekës i rregullt i operës?

Nga politikanët në opera vjen  pothuaj rregullisht  Zoti Neritan Ceka dhe me raste vijne titullare te MTKRS. Por me duhet te veçoj se nga këta të fundit, shkrimtari i njohur Visar Zhiti, i cili vazhdimisht ka ndjekur dhe pa qenë ministër, shfaqjet në opera dhe sigurisht i ndjek dhe tani që është titullar i MTKRS. Do ishte e këshillueshme  mirë që të vinin ne opera. Opera  të magjepse. Opera politikanët do tu vleje për tu bërë  sa më njerëzor.