Dritare e Intelektualit/ Prof. Dr. Dhori Kule, rektori brilant i botës akademike

1579
Sigal

Dhori Kule, beratasi i lindur për lider, që di vetëm të ngjitet në lartësi karriere e suksesi

 

Të shkruash për afrimin e gjashtëdhjetë vjetorit të Profesor Dhori Kules, qenka e vështirë  për një karrierë të gjatë, jo për arsye se nuk ke material apo mundësi, fakte, raste, gjetje, probleme, dukuri, arritje, suksese e ngarje, por thjesht, sepse të duket se duhet vetëm të lëvdosh. Dhe që të lëvdosh aq shumë sa dhe vetë profesori do të “mërzitej”, por ja që beratasi shtatshkurtër i tillë është, model i një akademiku, familjari, miku, sportisti (futbollist e alpinist), pedagogu, planoviku e qytetari me të djeshme, të sotme dhe të nesërme të jetuar plot suksese e kontribute, një jetë e bekuar dhe plot shkëlqim.

Profesor Dr. Dhori Kule, njeriu që  po bën një karrierë të shkëlqyer gjithmonë në ngjitje, dhe kjo ndodh jo vetëm pse që i vogël ka dëshiruar dhe ka ngjitur male, por i rritur  pranë malit të Tomorit në brigjet e Osumit nëpër kalldrëmet e Beratit, duke vrapuar mbi shtëpitë e vendosura njëra mbi tjetrën, nën tingujt e mandolinës, në atë qytet sa të vjetër po aq të ri kur dhe kurora e bardhë e dëborës ka ndikuar tërësisht  mbi personalitetin e profesorit për t’i falur virtyte dhe energji pozitive. Natyrisht që qyteti i Beratit mund të krenohet që ka djalë të tij, një personalitet si Dhori Kule, i cili personifikon dhe ruan inteligjencën dhe kulturën, ndershmërinë dhe profesionalizmin, kulturën dhe humanizmin, patriotizmin dhe sportivitetin që ka karakterizon Beratin.  “Nuk e di”, -thotë Profesor Dhori, “…por ka një lidhje shumë biologjike midis meje dhe Beratit. E shenjtë, më bën të ndihem mirë, i emocionuar, i dashuruar, i malluar. Kjo më ndodh gjithmonë, në çdo moment”, kështu tregon Dhori në një rrëfim brilant me Sonila Meçon në emisionin Kontratë.  

Profesori Dhori Kule ka lindur në Berat më 17 shkurt 1957. Jo rastësisht, dita e lindjes së tij është edhe dita e Shën Theodhorit apo edhe e Pavarësisë së Kosovës, data jo pak të rëndësishme në një familje me katër vëllezër të tjerë. Por, ndryshe nga fëmijët e tjerë, Profesori ishte përtej fëmijës në rritje dhe një model i vetëadministrimit të rregullit personal, ndihmësit të nënës së tij në kryerjen e disa punëve shtëpiake, me nikoqirllëk e deri tek asnjëherë kostumet e sportit plot djersë e baltë të fushave sportive i lante dhe i hekuroste vetë. Por dhe gatimin, që e ka një hobi dhe ka pasion që i lehtësonte të tjerët, por dhe u jepte shijen e një gjelle “mastershefi”. Shkollën e mesme Dhori Kule e kreu në Shkollën e Mesme të Përgjithëshme “Babë Dudë Karbunara” të qytetit të lindjes në Berat, me rezultate të shkëlqyera, por që në arsimin 8-vjeçar ai shkëlqente si një “komandant” jo vetëm me nota dhjeta, por dhe si alpinist e futbollist në ekipet e Tomorit, e natyrisht, edhe si dhe një alpinist i parë pionier që ka mundur të ngjisë Malin e Jezercës. Natyrshëm profesori navigonte, vëzhgonte e dashurohej pas traditave më të mira të qytetit dhe njerëzve, aq shumë sa shpesh harrohej nëpër kovaçhanë apo furrtarë, gurëskalitsësh apo dhe zeje të tjera, pa harruar dëshirën për librat e futbollin. Shpesh shokët e mësuesit e shikojnë si një burrë të rritur para kohe dhe që dinte të merrte përgjegjësi mbi supe që prej gjimnazit.

Gjatë kësaj periudhe, Kule ishte pjesëtar i ekipit të futbollit të të rinjve të Klubit Sportiv “Tomori”, e cila përtej rezultateve sportive, edukoi tek profesori karakterin e fortë, lojën në grup, rolin e liderit, kolektivitetin, dyluftimin, lojën me dhe pa top, ndjenjën e fitores dhe në kushte të vështira, duke i dhënë atributin e një lideri të skuadrës që në rini, falë edhe numrit 9 në shpinë, që në ato kohëra ishte një numër plot vlera në futboll. 

Babai i tij, Petraq Kule ishte gjithashtu sportist (alpinist), Mjeshtër i Merituar i Sportit, por këtë sport z. Petraq e transmetoi fillimisht tek djali më i madh i tij Stefani, e më pas edhe tek djali i dytë, Dhori. Duke i mëkuar atij dashurinë për t’u ngjitur lart jo vetëm në lartësitë fizike, por dhe në karrierë, këto virtyte e kanë bërë Profesor Dhorin personalitet që vazhdon vetëm ngjitje në karrierën e tij, pothuaj perfekt e plot shkëlqim. 

Natyrisht që në fëmijëri grupet dhe deri më sot, shokët, bashkëlojtarët, bashkëpunëtorët apo pedagogët, natyrshëm e zgjidhnin lider, përherë ishte i pari. E çuditshme, por si ka thënë dhe vetë Profesor Dhori: “..Kjo është e vërtetë”.  Sepse ai kurrë nuk harroi që, kur ngjitej lart të kujtonte beratasit, kuçovasit, pedagogët dhe tek ata të mbështetej për të shkuar në majë, pastaj kur ngjitej lart shikonte poshtë për mos t’i harruar kurrë ata, të gjitha ata që e mbështetën dhe inkurajuan, e në veçanti studentët dhe Beratin. “Ata janë të parët dhe sot”,- thotë Profesor Kule. Dhori, përherë është pranë Beratit, familjes, intelektualëve, miqve furrtarë dhe kovaçë, pedagogë e juristë, trajnerë e sportistë. Interesant është fakti që profesor Kule ka një relacion fantastik dhe me besimet e fetare. Imazhi, raporti e respekti që ka ai për Baba Reshat Dedenë dhe gjithë bektashinjtë, falë kjo edukatës dhe tolerancës së familjes së tij po aq edhe gjithë banorëve të Beratit. Dhe natyrisht, në të gjithë qenien dhe veprimtarinë  e tij, janë cilësitë e Beratit që u qëndruan kohërave si mali i Tomorit. Në vitin 1981, Kule përfundoi me rezultate të larta, (në fakt të shkëlqyera, sepse në grup ishte më bashkëshorten dhe disa shokë e shoqe të gjithë studentë ekselentë),  studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ku  përsëri në ato vite Dhori vazhdonte te ishte lideri i grupit, madje ai dhe në krijimin e familjes apo më saktë në grupin e tij ishte i pari që dashuroi shoqen e grupit, me të cilën jeton dhe sot. Dhe këtë shembull e zgjodhën të gjithë shokët e grupit që u martuan me shoqet e tyre e që jetojnë të lumtur edhe sot! Por kjo është vlerë e përfituar nga gjithë familjet beratase, që dashurinë dhe  familjen i kanë të shenjta. Profesor Dhori ka një rast interesant në jetën e tij, pasi tre ditë përpara se të martohej ai shpëtoi një fëmijë që kishte mbetur në shkëmb në Kala për të kapur pëllumba, duke qenë  në një pozicion të rrezikshëm dhe as ngjitej e as zbriste dot. U mblodhën shumë persona,  por nuk guxonin, sakaq jeta po i rrezikohej.  Por Profesor Dhori, si një alpinist rrezikoi jetën dhe në bashkëpunim me babanë e tij, Petraqin, bënë një ngjitje spektakolare në shkëmb, me një guxim të llahtarshëm e shpëtuan djalin. Ky akt u duartrokit nga bashkëqytetarët, por edhe rrezikoi shumë. Ja si e kujton Profesori këtë ngjarje: “Nëse do të ishte sot, apo dhe më i rritur, edhe pse ishte aventurë rinie,  edhe pse rrezikova jetën, përsëri do ta bëja, por tani do t’i merrja leje edhe gruas e vajzës me djalin”, tregon profesori në rrëfenjën me Sonilën. Ky është Dhori, i cili ende është gati të bëjë çdo akt trimërie apo suporti për beratasit dhe Beratin e tij.

Pas mbarimit të studimeve Profesor Kule punoi si përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë në Uzinën Mekanike të Naftës në Kuçovë, ku kujtimet e respekti për  punëtorët kuçovarë është i pafund. Ai ndihmoi shumë në fillimet e karrierës me praktikën dhe vlerat morale të komunitetit të punës, por dhe me një eksperiencë pune për të pranuar riskun, sepse në atë periudhë diktatura komuniste kishte nisur sulmin ndaj grupeve tradhtarë e sabotatorëve në sektorin e naftës. Dhe aty, me ata punëtorë ai  u edukua të përballonte dhe situata mjaft serioze për të shpëtuar nga goditjet partiake e nomeklturave, dje komuniste e sot edhe më të manipuluara e të rrezikshme.

Por, kur punonte si shef plani në Uzinën Mekanike të Naftës në Kuçovë, njëherazi ishte dhe si pedagog i jashtëm në degën e Universitetit të Tiranës në Berat, faktor që e lidhi pazgjithmërisht me qytetin e lindjes, dhe më vonë, për mjeshtërinë dhe formimin pedagogjik, për të do të nisë një karrierë e gjatë në edukim. Dhe suksesi nuk vonoi, sepse vetëm  pas tri vitesh u emërua pedagog efektiv në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, ku vazhdon edhe sot, por tashmë i kthyer në postin e dekanit, (pas 8 vite si Rektor i UT). Aty në vendin e duhur, në ambientin që e njeh aq mirë, ku bashkëpunon dhe drejton, jeton dhe diskuton, rrit performancën e fakultetit, siguron cilësi në arsim, por edhe atje ndryshon pozitivisht performancë e tij, veten dhe të tjerët. “Bashkëpunimi, marrëdhëniet korrekte, transparenca , konseguenca dhe komunikimi me kolegët  e studentët- është çelësi i studentit, i shoqëruar me një lexim të përditshëm, të pandarë dhe gjatë gjithë kohës e të tjera”, kështu më thoshte para disa kohësh Profesori.

Si dhe disa kolegë e miq të tij beratas, në të gjitha këto poste e vende pune, ai ka qenë i lidhur ngushtë për të kontribuar për qytetin e lindjes, Beratin aq të dashur të Profesor Dhorit. Për të kuptuar këtë koorelacion e kësaj lidhjeje, duhet të jesh me Prof. Dhorin, të flasësh me të dhe të realizosh projekte për Beratin, që ta kuptosh këtë fakt. Këto detyra e afruan më shumë me Qytetin e Beratit, për të dhënë një kontribut të vyer, të cilin Profesori thotë me modesti: “Eh, ndoshta, duhet të kisha bërë më shumë për qytetin tim! Se kuptoj dot jetën pa Beratin shekullor”, dhe psherëtin e bie në një det kujtimesh.

Dhori Kule është autor i mjaft artikujve shkencorë, të cilët janë botuar brenda dhe jashtë vendit. Ai është bashkautor i disa teksteve, si, Hyrje në Ekonomi, Ekonomi e Zbatuar, etj. Ka kryer mjaft studime të karakterit ekonomik, si dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit. Është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze, zotëron atë italiane e ruse. Mban titullin Profesor Doktor në Ekonomi.

Natyrisht që, veprimtaria e gjatë kërkimore e shkencore e Prof. Dr. Dhori Kules është fryt i një pune të gjatë e intensive, i një praktike mësimdhënieje e drejtuese shumë vjeçare, i kualifikimit e specializimit të vazhdueshëm, është fryt i përditësimit të njohurive të tij shkencore me përvojën më të përparuar botërore në fushën e mësimdhënies e mësimnxënies, por edhe të edukimit, duke dhënë kontribute. Sepse përvojën personale e atë botërore ai e ka integruar me kompetencë duke i dhënë vizion të ri fushës arsimuese  në Republikën e Shqipërisë dhe më tej. Profesori ka dhënë me studimet e botimet e tij  një ndihmesë të vyer për hartimin e standardeve të të mësuarit dhe të drejtuarit në arsimin universitar. Përvojat e tij profesionale janë të shumta, ndër të cilat përmendim funksionin e tij si Dekan i Fakultetit të Ekonomisë për gati 10 vjet, dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit të këtij fakulteti. Prof. Dr Dhori Kule ka qenë dhe është anëtar i disa bordeve te rëndësishme, ku vlen të përmendet pozicioni si Kryetar i Këshillit të Statistikave, Kryetar i Unionit të Ekonomistëve Mbarëshqiptar, Anëtar i Bordit Drejtues të Portit të Durrësit, etj. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Kryetar i Komisionit të Ekonomisë së këtij Këshilli, sot vetëm në atë të Bankës së Shqipërisë, duke dhënë kontribut madhor në fushën ekonomike, planifikuese, audituese dhe mirë administrimit të parave të shqiptarëve. Prof. Dr. Dhori Kules i është dhënë titulli “Qytetar Nderi” i qytetit të Sarandës dhe Kukësit, i Njësisë Çahir në Shkup, i Komunës Markgegaj  dhe  për kontribute të veçanta në arsim dhe për komunitetin, duke u vlerësuar për kontribute reale në fushën e arsimimit në këto qytete dhe demokratizimin e jetës politike e universitare në nivel lokal e kombëtar. Profesor Dhori Kule është edhe “Doktor Honoris Causa” i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe i Universitetit Shteror të Tetovës. Në vitin 2008, Presidenti i Republikës së Shqipërisë dekretoi Prof.Dr.Dhori Kulen si Rektor të Universitetit të Tiranës, i cili u zgjodh në këtë post drejtues nga një proces zgjedhor ku morën pjesë stafi akademik, stafi joakademik, si dhe studentët e Universitetit të Tiranës. Dhe ai mori vota të shumta, të cilat i vlerësoi si përgjegjësi, përkushtim dhe obligim për të kryer me dinjitet këtë detyrë mjaft të rëndësishme. Kështu, që prej vitit 2008, ai ishte rektor i universitetit më të madh dhe më të rëndësishëm në Shqipëri, Universitetit të Tiranës. Dhori Kule ishte gjithashtu Kryetar i Rrjetit të Universiteteve Shqipfolëse, i cili u krijua më 13 qershor 2008 me iniciativën e Universitetit të Tiranës. Në zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve shtetërore të zhvilluara në shkurt 2012, Prof.Dr Dhori Kule u rizgjodh Rektor i Universitetit të Tiranës për një mandat të dytë dhe tashmë në mars 2016 u rizgjodh Dekan i Fakultetit të Ekonomisë. Dhe, dua ta mbyll shkrimin për njeriun e nderuar në këtë rast, duke besuar se do të vazhdojë të jetë në avangardë të arsimit e edukimit, dhe çdo moment i së ardhmes do të jetë sfida e radhës e fituar nga Profesori. Në detyrën e re që Fakulteti i Ekonomisë i ka besuar Prof. Dr. Dhori Kules si dekan i këtij fakulteti, ai do të japë të njëjtin kontribut që ka dhënë edhe në drejtimin e Universitetit të Tiranës. Ashtu si me punën e realizuar në këto 8 vite si Rektor i Universitetit të Tiranës, duke rritur në mënyrë të fuqishme cilësinë e mësimdhënies në këtë universitet, që në Fakultet të Ekonomisë do të japë kontributin e tij, si edhe do të përballojë sfidat e procesit të rritjes në bashkëpunim me stafin dhe studentët e këtij fakulteti. Besoj se, pa fjalë, por me vepra, Prof. Dr. Dhori Kule do të realizojë, edhe pse këto impenjime nuk do ta largojnë apo do të shtojnë largësinë në hapësirë e në kohë me beratasit e Beratin e tij.

Dhe në fund, nuk mund të lemë pa theksuar kontributin dhe suportin e madh që ka dhënë e jep Profesor Dhori për të ndihmuar edhe pedagogët e të tjerë në rrugën e karrierës, shpesh duke u ndeshur edhe me kolegë monopolizues  titujsh apo burokratësh anti-ligjorë, pse jo të vegjël, të cilët Prof. Dhori me stoicizmin e vet, me gatishmërinë dhe nivelin e lartë të njohjes e zbatimit të gjithë akteve ligjore të Arsimit, i ka bërë të dorëzohen apo dhe të ndryshojnë pozitivisht. Dhe në këtë betejë, edhe përse nuk ishim nga Berati, e kam parë se si ai luftoi me një mentalitet mjeranësh të disa profesorëve “të mëdhenj”, që për dy vjet donin të pengonin me mentalit mesjetar fitimin e titullit Profesor nga disa profesorë. Profesor Dhori dhe Berati është e pamundur t’i themi të gjitha në një artikull, do të duheshin libra, por një gjë është e sigurt: Berati e ka për fat që ka për bir të tij Dhori Kulen, ashtu si dhe ai e ka për obligim e nder që është lindur në atë qytet.

 

  Karrierë e nostalgji në ngjitje 

Pas mbarimit të studimeve Profesor Kule punoi si përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë në Uzinën Mekanike të Naftës në Kuçovë, ku kujtimet e respekti për  punëtorët kuçovarë është i pafund. Ai ndihmoi shumë në fillimet e karrierës me praktikën dhe vlerat morale të komunitetit të punës, por dhe me një eksperiencë pune për të pranuar riskun, sepse në atë periudhë diktatura komuniste kishte nisur sulmin ndaj grupeve tradhtarë e sabotatorëve në sektorin e naftës. Dhe aty, me ata punëtorë ai  u edukua të përballonte dhe situata mjaft serioze për të shpëtuar nga goditjet partiake e nomeklturave, dje komuniste e sot edhe më të manipuluara e të rrezikshme.

Por, kur punonte si shef plani në Uzinën Mekanike të Naftës në Kuçovë, njëherazi ishte dhe si pedagog i jashtëm në degën e Universitetit të Tiranës në Berat, faktor që e lidhi pazgjithmërisht me qytetin e lindjes, dhe më vonë, për mjeshtërinë dhe formimin pedagogjik, për të do të nisë një karrierë e gjatë në edukim. Dhe suksesi nuk vonoi, sepse vetëm  pas tri vitesh u emërua pedagog efektiv në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, ku vazhdon edhe sot, por tashmë i kthyer në postin e dekanit, (pas 8 vite si Rektor i UT). Aty në vendin e duhur, në ambientin që e njeh aq mirë, ku bashkëpunon dhe drejton, jeton dhe diskuton, rrit performancën e fakultetit, siguron cilësi në arsim, por edhe atje ndryshon pozitivisht performancë e tij, veten dhe të tjerët. “Bashkëpunimi, marrëdhëniet korrekte, transparenca , konseguenca dhe komunikimi me kolegët  e studentët- është çelësi i studentit, i shoqëruar me një lexim të përditshëm, të pandarë dhe gjatë gjithë kohës e të tjera”, kështu më thoshte para disa kohësh Profesori.

Si dhe disa kolegë e miq të tij beratas, në të gjitha këto poste e vende pune, ai ka qenë i lidhur ngushtë për të kontribuar për qytetin e lindjes, Beratin aq të dashur të Profesor Dhorit. Për të kuptuar këtë koorelacion e kësaj lidhjeje, duhet të jesh me Prof. Dhorin, të flasësh me të dhe të realizosh projekte për Beratin, që ta kuptosh këtë fakt. Këto detyra e afruan më shumë me Qytetin e Beratit, për të dhënë një kontribut të vyer, të cilin Profesori thotë me modesti: “Eh, ndoshta, duhet të kisha bërë më shumë për qytetin tim! Se kuptoj dot jetën pa Beratin shekullor”, dhe psherëtin e bie në një det kujtimesh.