Bushati: Merkel, mbështetje për kërkim shkencor në Ballakn

676
Siç jeni në dijeni nga takimet më të fundit në përputhje të nismave të marra nga Qeveria Merkel, objektivat e bisedimeve janë fokusuar në probleme të ndryshme që kanë të bëjnë me problematika të gjitha vendeve të Rajonit Ballkanik dhe që janë në reformat e ndryshme në drejtim të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve më të mira ndërmjet vendeve, demokratizimit të shoqërisë, zhvillimit ekonomik e në shume drejtime të tjera me synim final plotësimin e standardeve në to për përqasjen sa më të shpejtë drejt bashkësisë Europiane.
Prof. Bushati, në këto nisma a është përfshirë në nismat e marra nga Qeveria Merkel për rajonin Ballkanik edhe kërkimi shkencor në përgjithësi dhe ç’vend zë ai, sipas jush ?
Do të ishte e pakuptimtë që në kuadër të këtyre nismave të anash kalohej kërkimi shkencor në vendet e Rajonit, i cili sipas meje është një element përcaktues i zhvillimit të treguesve shoqërore e ekonomike të të gjithë vendeve, e për të cilën kjo nismë e ka futur në agjendën e saj. Këto ditë, në15 -18 Korrik, në Halle, Berlin, Gjermani, në zbatim të kësajë nisme Akademia Leopoldina ka organizuar një konference shkencore ndërkombëtare, ku marrin pjesë, janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shkencore e ato qeveritare që lidhen me kërkimin shkencor nga të gjitha vendet e Rajonit Ballkanik, si akademitë e shkencave, universitetet, ministritë e shkencës, teknologjisë e inovacionit.
Si është këndvështrimi Juaj në lidhje me Konferencën e Berlinit ?
Vlerësoj takimin e Berlinit, si një nga nismat më të rëndësishme për bashkëpunimin në kërkimin shkencor në vendet e Ballkanit Perëndimor me synim rritjen e e mëtejshme të treguesve të kërkimi- zhvillimit e inovaciont drejt standardeve të integrimit europian. Zhvillimi i kërkimin shkencor në vendet e Ballkanit Perëndimor do të arrihet vetëm pasi kërkimi shkencor në nivelin kombëtar për sejcilin nga vendet, të arrijë parametrat kryesore të Kërkimit Shkencor, që kërkohet të realizohen në vendet e rajonit sipas acqui communitaire, Kapitulli 25. Për arritjen e treguesve duhen njohur e zbatuar strategjitë ekzistuese të Shkencës, Kërkim – Zhvillimit e Inovacionit në seicilin nga vendet e Rajonit. Nga ana tjetër, bashkëpunimi në kërkimin shkencor, drejt standardeve për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk mund të arrihet suksesshëm pa një harmonizim të standardeve të Kërkimit Shkencor të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Profesor, a kemi ne dokumentet kryesore të politikave për shkencën në Shqipëri për nisje të reformave në këtë fushë ?
Ne na duhet shumë për të bërë, por mendoj se kemi një bazë ku duhet të bazohemi për një nismë të tillë; në nivel kombëtar ne kemi dokumente strategjike të kërkim – zhvillimit si, “Strategjia e Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit 2009-2015” dhe draftin për atë për periudhën 2016-2020; ka përfunduar Strategjitë kombëtare Sektoriale e Ndërsektoriale për Kërkimin, Zhvillimin e Inovacionin si “Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2015-2020 ”; “Strategjia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”; etj. Edhe në nivel rajonal, është përgatitur me mbështetjen finjanciare të BE e nën drejtimin e Bankës Botërore “Strategjia Rajonale për Kërkimin, Zhvillimin e Inovacionin në vendet e Ballkanit Perëndimor”, e cila është miratuar nga ministrat e vendeve të Rajonit më 2013 në Zagreb, Kroaci. 
Cilat duhet të ishin objektivat strategjikë më të rendësishëm në këtë nismë ?
Për arritjen e objektivave në zbatimin e Strategjisë Rajonale për Kërkimin, Zhvillimin e Inovacionin në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ketë dy nivele veprimi në: (i) reformat në politikat dhe (ii) investimet strategjike, në kërkim e zhvillim. Në këtë kuadër:
– Pritshmëritë në kërkim e zhvillim do të jenë: (i) rritja dhe zgjerimi, (ii) Rritja e konkurencës, (iii) arritje cilësore dhe (iv) rritja e numrit të kërkuesve për frymë të popullsisë
– Përmirësimi i bazës kërkimore dhe kushteve për ekselencën në kërkimin shkencor, është faktor i rendësishëm në të cilën symohet: 1-të ulet niveli i “emigrimi i trurit”– rritja e investimit në kapitalin njerëzor; 2-të përmirësohet aksesi në drejtim të lehtësive të kërkimit modern dhe në disponibilitetin e fondeve të nevojëshme për kërkim; 3-të eliminohen paragjykimet ndaj kërkuesve rinj; t- Të tërhiqen studiues të rinj të talentuar, nga diaspora shkencore dhe 5- të bazohet ngritja në karrierë në vlerësimin e ndikimit të kërkimit dhe të transferimit të teknologjisë e të arritjeve në procesin e mësimdhënies.
– Nxitja e bashkëpunimit dhe transferimit të teknologjisë ndërmjet institucioneve kërkimore dhe industries ku synohet: 1- të përmirësohet regjimi stimulues për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve kërkimore dhe sektorit privat; 2- të përmirësohet performanca dhe të racionalizohet aksesi në parqet dhe inkubatorët shkencorë dhe teknologjikë.
– Mundësimi i inovacionit në biznes dhe të lindjes së bizneseve të reja innovative: 1- të reformojë klimën për faktorët e investimit, veçanërisht ato të lidhura me bizneset e reja innovative; 2- të përmirësohet aksesi në financimin e inovacionit dhe shërbimet e këshillimit dhe 3- të mbështesë integrimin ndërkombëtar të bizneseve reja dhe atyre inovative.
Për arritjen e këtyre synimeve cilat duhet të jenë hapat kryesore?
Shumë të rëndësishme janë zhvillimi i Programeve Rajonale si: 1- një fond për ekselencën shkencore për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar me diasporën shkencore dhe për të zgjeruar mundësitë për kërkuesit e rinj; 2- rrjete rajonale të ekselencës në fushat e përzgjedhura – në përputhje me një strategji për “specializimin e zgjuar” të rajonit; 3- një mekanizëm lehtësuese për transferimin e teknologjisë që do të mbështesë dhe ofrojë asistencë në nivel kombëtar, si dhe 4- një mekanizëm që mbështet e nxit iniciativat në fazën fillestare për të plotësuar mbështetjen që duhet të jepet nga Mekanizmi për Zhvillimin e Ndërmarrjeve dhe Inovacionit të Ballkanit Perëndimor.
Prof. cili mund të ishte një plan i veprimit për bashkëpunimin në shkallë rajonale?
Në Strategjinë Rajonale është parashikuar një plan bashkëpunimi në drejtimet kryesore si:
– Në fondin për ekselencën shkencore me pritshmëritë prej: a) 80 projekte kërkimore të financuara për bashkëpunimin ndërkombëtar; b) 50 projekte të financuara për studiuesit e rinj dhe c) 200 doktoratura në shkencë në universitetet kryesore, nga ku parashikohen përfitime në drejtim: 1) të kontributit në përmirësimin e bazës kërkimore dhe kushtet për ekselencë kërkimore, 2) të ngadalësohet fenomeni i “emigrimit të trurit”, si dhe të krijohen kushte për “lëvizjen e lire të trurit” (brain Circulation).
– Në krijimin e Rrjete Rajonale të Ekselencës me pritshmëritë kryesore si: a) numrin e madh të publikimeve të përbashkëta në revista me faktor të lartë ndikimi; b) rritjen e shkallës së lëvizshmërisë të kërkuesve shkencorë, si dhe c) rritjen e bashkëpunimit me biznesin, nga ku parashikohen përfitime të tilla si: 1) përmirësimi i bazës kërkimore dhe kushteve për ekselencën në kërkim dhe 2) investimi në kapitalin njerëzor.
– Në Programi për Transferimin e Teknologjisë me pritshmëritë si: a) ngritjen e 10 Zyrave për Transferimin e Teknologjisë (ZTT) dhe trajnimin e 100 kërkuesve, b) përgatitjen e 100 projekteve të përbashkëta ndërmjet kërkimit dhe industrisë, c) ristruktimin e 3 parqeve teknologjike , si dhe d) krijimin e 3 parqeve të reja teknologjike; nga ku synohen përfitime të tilla si: 1) nxitja e bashkëpunimit të kërkimit me industrinë dhe transferimit të teknologjisë, 2) përmirësimi i performancës së teknologjisë dhe shkencës e i aksesit në to, si dhe 3) përmirësimi i Parqeve Teknologjike.
Prof. Bushati, ç’farë hapash fillestarë mendoni se janë të domosdoshme të ndiqen ?
Përmbledhtazi, mendoj se në plan Kombëtar kërkohet të ndërmerren masat për: A) Rritjen e treguesve të Kërkimit Shkencor e Inovacionit nëpërmjet reformave në Edukimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor nëpërmjet rishikimit për përmirësimin e a) Ligjit për Arsimin e Lartë (LAL), b) Ligjit për Kërkimin Shkencor (LKSh), si dhe c) Ligjit për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (LASA); B) Strategjia e re Kombëtare për Kërkimin dhe Zhvillimin (2016-2020); C) Reformën në Sistemin e Kërkimit Shkencor të Akademisë së Shkencave në harmoni me LKSH dhe LAL; D) Dhënien e përparësiveë për Kërkimin e Zhvillimin Shkencor dhe Inovacionin në strategjitë dhe programet kombëtare si dhe E) Parashikimin e rritjes së shpenzimeve të PBB-së (GDP) për Kërkimin e Zhvillimin Shkencor dhe Inovacionin në planin financiar kombëtar.
Ndërsa në planin Rajonal kërkohen: a) Arritja e konsensusit mbi Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Marrëveshjen e zhvillimit të kësaj inisiative; B) Organizimi i forumeve shkencore dhe nënshkrimi i marrëveshjes dhe memorandumeve rajonale edhe me kontributin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve “Leopoldina”; C) Harmonizimi për zhvillimin hap pas hapi të veprimtarive në fushat e përbashkëta të interesit; D) Krijimi i planit financiar për periudhën e ardhshme për zbatimin e Programeve në rajonin e Ballkanit dhe E) Përqëndrimi në zbatimin e mëtejshëm të projekteve më të rëndësishme të propozuara për periudhën e ardhshme.
Cili do të ishtë një mesazh i juaji Profesor në lidhje me suksesin e kësaj nisme?
Mesazhet mund të ishin të shumta, por nga studimi i gjendjes së potencialeve të kërkimit shkencor në Shqipëri më rezulton se një prej tyre është një reformë sa më e shpejtë në sistemin e kërkimit shkencor në Shqipëri, për plotësimin e mangësive të vërejtura në kapacitetet e burimeve njerëzore e ato infrastrukturore të kërkimit shkencor, të cilat janë edhe në përputhje me rekomandimet që jepen nga Kapitulli 25 për shkencën, e cila duhet të përfshijë jo vetëm universitetet, por edhe institucionet e tjera si, Akademinë e Shkencave dhe institutet e qendrat shkencore të tjera në vend.
Sigal