Zbardhet i plotë rekomandimi i Venecias për Vetingun, 4 dhjetor 2015

604
Sigal

 

Si ishte shprehur
Komisioni i Venecias për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ndërsa pritet që
Komisioni i Venecias të shprehet zyrtarisht për kërkesën e Gjykatës Kushtetuese
për një interpretim ligjor mbi ligjin e Vetingut, gazeta rikthen në vëmendje
një pjesë të opinionit që ky institucion ka dërguar në raportin e ndërmjetëm
për reformën në drejtësi, ku e përshkruan të gjithë procesin si “radikal por që
mund të shpjegohet me nivelin e jashtëzakonisht të lartë të korrupsionit në
sistemin gjyqësor në Shqipëri”.

Kjo situate në
të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë, – thuhet në opinionin Venecias, kërkon
masa urgjente dhe radikale. Në vijim të argumentimit ligjor ekspertët e
Venecias sqarojnë se një proces i tillë nuk do të këshillohej në kushte të tjera
normale, sepse ai krijon tensione të mëdha brenda sistemit të drejtësisë,
destabilizon punën e gjyqësorit, nxit mosbesimin në sistemin e drejtësisë,
zhvendos vëmendjen e magjistratëve në punën e tyre dhe si çdo masë tjetër
emergjente, krijon riskun e kapjes së sistemit të drejtësisë nga forcat
politike të cilat kontrollojnë procesin. Më poshtë po sjellim paragrafin për
Vetingun të publikuar në raportin e ndërmjetëm në Komisionin e Venecias, gjatë
procesit këshillimor në kuadër të reformës në drejtësi.

 

E. Vlerësimi (vetingu) i
gjyqtarëve dhe prokurorëve ekzistues

97. Nenet 58 et seq; shtojnë
Kushtetutës një Shtojcë me titull “Vlerësimi Kalimtar i Kualifikimit për
Gjyqtarët dhe Prokurorët” që parashikon procesin e vlerësimit të kualifikimeve
(Veting) të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë nga Komisione të
Pavarura Kualifikimi (KPK) të ngritura posaçërisht. Ky ndoshta është propozimi
më radikal i Projekt Amendamenteve dhe për pasojë kërkon vëmendje të posaçme.

98. Nevoja e procesit të Vetingut
shpjegohet nga një supozim – të cilin e ndan secili prej bashkëbiseduesve që u
takua me raporterët në Tiranë – që niveli i korrupsionit në gjyqësorin shqiptar
është jashtëzakonisht i lartë dhe situata kërkon masa urgjente dhe radikale.
Çështja është nëse ky konsensus i gjerë krijon një bazë të mjaftueshme për t
ia
nënshtruar të gjithë gjyqtarët (përfshi ata të ndershmit) rivlerësimit,
pavarësisht nga rrethanat specifike të secilit gjyqtar individual. Kjo është
një çështje nevoje politike dhe Komisioni i Venecias nuk është në pozicion të
deklarohet lidhur me të. Megjithatë, duhet mbajtur në mend se një zgjidhje e 36
Shih CDL-AD(2013)007, Opinion mbi Projekt Amendamentet për Ligjin Organik mbi
Gjykatat e Juridiksionit të Përgjithshëm të Gjeorgjisë, §§67 et seq.; por shih
edhe zhvillimin e pozicionit të Komisionit të Venecias, sidomos në lidhje me
zëvendësimin e anëtarëve ex officio në organet e reformuara në CDL-AD(2014)028,
Opinion mbi Projekt Amendamentet në Ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor të
Serbisë, §§71-75. Një masë e tillë radikale do të ishte e pavend në kushte
normale, sepse krijon tensione të jashtëzakonshme brenda gjyqësorit,
destabilizon punën e tij, rrit mosbesimin publik tek gjyqësori, devijon
vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë e
jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga forca politike që
kontrollon procesin.

99. Komisioni i
Venecias kohët e fundit ka pasur mundësinë të shqyrtojë një situatë shumë të
ngjashme në Ukrainë. Në atë rast, opinioni i Komisionit të Venecias ishte si më
poshtë: “72. […] përfaqësuesit e autoriteteve dhanë shpjegime të hollësishme
lidhur me qëllimin e kësaj dispozite. Ata nënvizuan problemet madhore si me
korrupsionin ashtu edhe me inkompetencën mes gjyqtarëve të cilat janë rezultat
i ndikimit politik në emërimet e gjyqtarëve në periudhën paraardhëse.
Gjithashtu, përfaqësuesit e autoriteteve po ashtu theksuan një mungesë thuajse
totale të besimit të publikut në ndershmërinë ose në kompetencën e gjyqësorit.
Sipas përfaqësuesve të autoriteteve, në këto rrethana, zgjidhja ishte midis
shkarkimit të të gjithë gjyqtarëve dhe ftesa që të riaplikonin për postet e
tyre (çka nuk do të ishte e preferueshme) ose vlerësimi i tyre në mënyrën e
propozuar tani nga Neni 6 kalimtar”. 73. Nëse situata është siç përshkruhet nga
përfaqësuesit e autoriteteve, mund të jetë edhe e nevojshme edhe e justifikuar
që të ndërmerren masa të jashtëzakonshme për t
i
korrigjuar këto mangësi. Masa të tilla të jashtëzakonshme duhet të synojnë të
identifikojnë gjyqtarët individualë që nuk janë të përshtatshëm për të mbajtur
një post gjyqësor. Në këtë drejtim, shkarkimi i çdo anëtari të gjyqësorit
emëruar gjatë një periudhe të caktuar nuk do të ishte një zgjidhje e
përshtatshme për problemet e përmendura nga autoritetet. Është veçanërisht
kështu në rastin e gjyqtarëve që ishin emëruar në mënyrë të ligjshme në një
vend që kishte një sistem demokratik, edhe pse të papërsosur në shumë aspekte
dhe që kishte lejuar ndikim të madh politik në emërimin e gjyqtarëve. 74. Megjithatë,
një masë e tillë si vlerësimi i kualifikimeve siç parashikohet në Nenin 6
kalimtar duhet trajtuar si tërësisht i jashtëzakonshëm dhe i duhet nënshtruar
masave mbrojtëse shumë shtrënguese për të mbrojtur ata gjyqtarë që janë të
përshtatshëm për të mbajtur postet e tyre”.

100. Komisioni i Venecias
beson se një masë e ngjashme drastike mund të shihet si e përshtatshme në
kontekstin shqiptar. Megjithatë, mbetet një masë e jashtëzakonshme. Të gjitha
rekomandimet pasuese në këtë opinion të ndërmjetëm bazohen mbi supozimin se
vlerësimi tërësor i gjyqësorit dhe shërbimit të prokurorisë ka mbështetje të
gjerë politike dhe publike në vend, që është një masë e jashtëzakonshme dhe
rigorozisht e përkohshme, dhe që kjo masë nuk do të këshillohej për vende të
tjera ku problemi i korrupsionit brenda gjyqësorit nuk kishte arritur atë
nivel.

 

101. Procesi i veting
përshkruhet në Shtojcën e Kushtetutës. Kjo teknikë është ligjërisht e mundur:
zgjedhja tregon karakterin e jashtëzakonshëm dhe të përkohshëm të procesit të vlerësimit
(veting). Thënë kjo, Komisioni i Venecias gjykon se Shtojca është tepër e gjatë
dhe e tejmbushur me hollësitë cilat normalisht duhen rregulluar në nivelin
legjislativ dhe jo kushtetues. Gjithashtu, duhet të ketë një dispozitë ku
Shtojca do të pushonte së qeni pjesë e 37 CDL-AD(2015)007, Opinion i përbashkët
i Komisionit të Venecias dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Drejtave të Njeriut
dhe Sundimit të Ligjit për Ligjin mbi Gjyqësorin dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe
amendamentet për Ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë të Ukrainës.

102. As “data e skadimit”
për Shtojcën nuk është shumë e qartë. Komisioni i Venecias vëren se sipas Nenit
61 të Projekt Amendamenteve, mandati i KPK mbaron më 31 dhjetor 2019.
Megjithatë, kohëzgjatja e mandatit të KPK mund të zgjatet nga një shumicë e
thjeshtë e Parlamentit (shih frazën e fundit të Nenit 61). Kjo është një normë
potencialisht e rrezikshme: së pari, krijon rrezikun e transformimit të
procesit të vlerësimit (veting) në një rregullim de facto të përhershëm,
paralel me mekanizmat e zakonshëm të llogaridhënies. Projekt Amendamentet duhet
të bëjnë të qartë se pasi një gjyqtar kalon procesin e vlerësimit,
llogaridhënia e tij/saj do të rregullohet më tej nga rregullat e zakonshme që
gjenden në Kushtetutë dhe në legjislacionin zbatues. Mandati i KPK mund të
zgjatet vetëm nëse procesi i vlerësimit nuk është përfunduar për arsye
objektive (p.sh. nuk kanë kaluar nëpër të të gjithë gjyqtarët). Së dyti,
mundësia për zgjatjen e mandatit mund të ndikojë pavarësinë e komisionerëve:
është diçka e mirënjohur që zgjatja eventuale ose riemërimi i bën postmbajtësit
të përputhen më shumë me autoritetin që e vendos këtë. Prandaj, kushtet në të
cilat mandati i komisionerëve zgjatet duhen përshkruar në ligj dhe ky vendim
duhet t
i përkasë një
shumice më të madhe.