Vettingu, nisin procedurat për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë

458
Sigal

Gjyqtarët dhe
prokurorët që duan të kandidojnë për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe
Këshillin e Lartë të Prokurorisë duhet të depozitojnë dokumentacionin brenda
datës 16 janar.

Sipas një njoftimi të
Kuvendit, kërkesa duhen dorëzuar pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

Në këtë kërkesë
shprehet interesi për të kandiduar si dhe një kopje të dokumentacionit që
kërkohet për rivlerësimin, sipas ligjit të Vettingut, “Për rivlerësimin
kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumentacioni duhet të
dërgohet në adresën postare të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit, Bulevardi
“Dëshmorët e Kombit”,Nr. 4 – Tiranë.