Vetingu, plotësojnë dosjet me dokumentet 101 kandidatë aplikantë

83
Avokati i Popullit thotë se kanë plotësuar dosjet me doumentat që mungonin 101 kandidatë aplikantë për anëtarë të vettingut.

“Pranë zyrës së Avokatit të Popullit, deri në orën 24:00 të datës 27 Mars 2017, kanë dorëzuar dokumentet që u mungonin në dosje 101 kandidatë aplikantë. Dorëzimi i dokumentacionit u bë përmes: Paraqitjes së kandidatëve pranë institucionit të Avokatit të Popullit; Postës zyrtare; si dhe Postës elektronike. Ndërkohë, njoftojmë se numrit 101 të kandidatëve aplikantë mund t’u shtohen edhe kandidatë të tjerë, të cilët i kanë dërguar dokumentet përmes postës zyrtare, brenda afatit të përcaktuar 27 Mars 2017”, thuhet në njoftimin e AP.

Po ashtu Avokati i Popullit, Igli Totozani, njofton se sot në dt. 28 Mars 2017 ekspertët e institucionit nën monitorimin e ekspertëve të ONM-së kanë nisur punën për vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve ligjore nga 101 kandidatët aplikantë për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.