Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë: Ja çfarë duhet të ndryshojë në funksionimin e Gjykatës së Lartë

512
Sigal

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë njofton se Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën publike më datë 06.05.2014, ora 10:00, për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të fjalisë “ …nga të cilët , jo më pak se 5 vite gjyqtar, pranë Gjykatës së Apelit”, të germës b/1, të pikës 1, neni 3 i ligjit nr. 8588 datë 15.03.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr.151/2013, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, si dhe të germës b/ii, të pikës 2 të nenit 3 të këtij ligjit, me këtë përmbajtje “ii. të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike me gjyqtarë të gjykatave të juridiksionit të zakonshëm. Pezullimin e zbatimit të këtyre dispozitave, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.