Treshja e gjyqtarëve të Apelit Shkodër, të pa aftë, apo të korruptuar?

1240
Sigal

Është fjala për treshen e gjyqtarëve të Gjykatës Apelit Shkodër, të cilët i kanë dhënë me vetëdije pafajësinë N/prefektit të Mirditës Gjon Pjetri

Asnjëra palë nuk duhet të jetë pjesë e drejtësisë, deklarohet për “Telegraf” një specialist i fushës. Cilido mbushet me besim dhe siguri, kur mëson se në përbërjen e trupit gjykues, gjenden njerëz me aftësi profesionale, eksperiencë të gjatë punë, dhe me një karrierë të pasur në drejtim të këtij institucioni, si dhe njerëz që presin plotësimin e moshës, për të mbyllur karrierën e tij të disa dekadave, për tu bërë pjesë e moshës së tretë. Ky panel gjyqtarësh e ka të vështirë të gabojë në vendimmarrjet e tyre, ata e falimentojnë me vullnet të lirë drejtësinë, dhe triumfojnë padrejtësinë, sigurisht për përfitime personale. Është fjala për treshen e gjyqtarëve të Gjykatës Apelit Shkodër me relator Musa Halilin ish- kryetar i kësaj gjykate, tani në prag të pensionit, si dhe anëtar i kësaj trupe Fuat Vjerdha aktualisht mban detyrën e Kryetarit të kësaj Gjykate. Dhe anëtari i tretë me moshë krejt të re Luan Dervishi, të cilët në vendimmarrjen e tyre kanë privilegjuar me vetëdije duke i dhënë pafajësinë e duke lënë në fuqi vendimin korruptiv të Gjykatës së Lezhës, ku me vendimin e tyre Nr. 4 dt. 17.01.2012 i ka dhënë pafajësinë N/prefektit të Mirditës Gjon Pjetri nga gjyqtari Dede Deda që në bashkëpunim për pazare të pista me avokatin sekser Alfred Duka, kanë rënë në ujdi me prokurorin e Lezhës Agim Dalipi, për të mos paraqitur provat e faktet e hetimit që vazhdojnë të jenë në dosjen Nr. 34 pa të cilën nuk mund të pranohej për gjykim. Asnjë nga anëtarët e treshes së apelit Shkodër nuk mund të argumentojë vendimin e dhënë prej tyre në favor të të pandehurit Gjon Pjetri në seancën e 31 janarit 2013, duke i dhënë pafajësi, kur kjo treshë në seancën e dt. 26 nëntor 2012 e ka deklaruar fajësinë e tij, madje i ka ofruar amnistinë. Kjo treshe nuk ka ç`farë të thotë kur të mësojë se premtimi i dhënë për amnisti është e regjistruar nga gazetari i ndodhur në sallën e gjyqit. Dua t’i kujtoj kësaj treshe se në seancën e dt. 26 nëntor 2012, ku duheshin 2 ditë për të mbërritur tek 28 nëntori për amnisti të shpallur për 100 vjetorin e pavarësisë, Ju menjëherë pas dhënies së pretencës së Prokurorit të Apelit Saliko Hajno, i keni kërkuar të pandehurit Gjon Pjetri, që në mungesë të avokatit Alfred Duka, i cili “ishte me raport mjekësor”, të pranonte vendimin e trupit gjykues duke i garantuar që çdo vendim i marrë prej tyre, do përfitonte nga amnistia. Kjo iniciativë e marrë prej jush bie ndesh me caqet e ligjit. Kjo ndoshta ka qenë si një paralajmërim për pazare të reja, por i pandehuri nuk e ka pranuar dhe ka deklaruar se kërkonte pafajësi. Ky mendim për fajësinë e trupit gjykues për ta shpallur fajtor është reflektuar në të gjitha seancat pas asaj të 8 nëntorit, kur  z. Vjerdha ka nxjerr jashtë salle gazetarin që ka protestuar në mungesë të reagimit të Prokurorit, pasi i pandehuri në mungesë të realizimit të kërkesave të Prokurorit për të paraqitur në sallë provat dhe faktet e pa kontestueshme i ka kundërshtuar dhe i ka mohuar duke i mëshuar fort se ky është një sajesë e gazetarit të shtyrë nga Kryetari i Bashkisë për të dëmtuar karrierën e tij politike. Fillimi i shpejtë i gjykimit në Apel nuk pritej, pasi koha nga dhënia e vendimit në shkallën e parë nuk i kalonte 7 muaj, dhe për të mbuluar të vërtetën e atyre që ju interesonte për të mbyllur shpejt dhe me pafajësi për të pandehurin, që në seancën e parë kjo trup e quajti si një privilegj që i bëhet gazetarit. Po t’i referohemi grafikut të zhvillimit të seancave në të dy nivelet e gjykatave, janë pothuajse të njëjta nga mënyra dhe përmbajtja e zhvillimit të tyre, që ndryshoi vetëm nga numri i seancave nga 20 me 10 në favor të gjykatës së faktit. Nga 10 seancat e zhvilluara në apel, veçohet vetëm seance e parë, ajo e 4 tetorit që ndryshe nga kolegu i tij Agim Dalipi i prokurorisë Lezhë, ai i Apelit ka bërë kërkesa që të zbardhet regjistrimi i 23 janarit në sallën e gjyqit çka do e çonte tek e vërteta e mohuar nga ai i gjykimit të Lezhës. Kërkesa, të cilat u morën në konsideratë nga treshja e relatorit Musa Halili e po të zbatohej sigurisht që do poshtëronte vendimin e pazareve të Dedë Dedës, Agim Dalipit dhe sekserit Alfred Duka. Mesa duket ka qenë çanta që e shoqëronte për në sallë të pandehurin Gjon Pjetri dhe avokatin e tij, që ka nxitur prokurorin të kërkojë për të dëgjuar pjesë nga regjistrimi i 23 janarit 2009 që është prova më e pa kontestueshme.  Për fat të keq të dy palët e drejtësisë heshtën në seancën e dytë, atë të 17 tetorit 2012. Çka të vë në dyshim për pazare midis palëve. Përse ndodhi ndryshimi i vendimit të 31 janarit? Që në kohën kur trupa gjykuese hodhi poshtë kërkesën për largimin e trupit gjykues, marrëdhëniet midis palëve kaluan në akullnajë dhe kjo u dallua në të gjitha seancat e pastajme, çka detyruan të pandehurin Gjon Pjetri dhe avokatin e tij që me radhë të pajiseshin me raporte mjekësorë më qëllim për të shtyrë seancat deri në gjetjen e një sekseri tjetër që kishte njohje me Kryetarin e kësaj gjykatë, edhe se kjo kuptohej fare qartë për cilindo, kjo treshe ka pranuar heshtjen deri në ardhjen e sekserit që ka qenë prezent me 31 janar 2012. Nisur nga këto fakte gazetari me 26.12.2012 i është drejtuar me një kërkesë të veçante relatorit Musa Halili që të lejohet dëgjimi në sallë i kasetës origjinale e regjistrimit të  23 janarit dhe kjo për një kohëzgjatje jo më shumë se 2- 3 minuta dhe në seancën e 24 janarit 2013, 7 ditë nga seance e fundit e 31 janarit  relatori ka deklaruar se kjo kërkesë do të jetë pjesë e seancës se 31 janarit. Mesa duket ka qenë mysafiri mostër i siguruar nga avokati sekser që është parë në mëngjesin e dt. 31 janar ku do bëhej seanca e fundit, të takoj z. Fuat Vjerdha në ambientet brenda kësaj gjykate që ka mundur të shkrijë akullnajat midis palëve, dhe ka arritur të ndryshojë jo vetëm vendimin e fajësisë por të mohojë dhe premtimin  për të dëgjuar regjistrimin e kërkuar nga gazetari. Dyshohet se ky ndryshim ka ardhur nga kësti i fundit i derdhur nga mysafiri i 35 mijë eurove, shumë kjo e përgjithshme për të gjitha shërbimet e marra nga Gjon Pjetri në institucionet e drejtësisë. Përse është lënë në fuqi vendimi korruptiv i gjyqtarit Dedë Deda? Ka mjaft të dhëna për një marrëveshje midis 2 gjykatave për të lënë të njëjtin vendim, me qëllim kur prokurori i apelit i detyruar me ligj të bëjë rekursin në gjykatën e lartë, kolegji i kësaj gjykatë do të shohë të dyja vendimet të njëjtë dhe sipas tyre ata do e seleksionojnë dosjen nr. 34 e do t‘i japë një përgjigje pozitive në interes të dy gjykatave. Uroj që kjo të mos ndodhë. Me gjykatën e apelit Shkodër është kollaj të kuptohet pala humbëse, para se t’i komunikohet vendimi, se roja e objektit ushtron mbi të kontroll të rreptë për armë apo sende të  tjera të dhunës.